LIVE UPDATES
Bota

HISTORI penale bixhozi! Nga skedinat online, shqiptarët i kthehen të shkuarës, luajnë me zara si në komunizëm

24 Qershor 2021, 14:34 Nga DOSJA
HISTORI penale bixhozi! Nga skedinat online, shqiptarët i kthehen të

Nuk ka mbushur 22 vjeç, por kartela e tij gjyqësore është ngarkuar me një vendim që e shpalli fajtor dhe e dënoi me një vit burg për organizim të lojërave të fatit. I riu punon kamerier dhe zbulimi i tij u krye nga Sektori i Kontrollit të Drejtorisë Operacionale të Kontrollit dhe Masave Shtrënguese pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Punonte në bar kafe “N”, që gjendet në rrugën “Johan von Hahn”. M.H., ishte i vetmi punonjës që u gjet pranë laptopit për të cilin patrullat mbas këqyrjes konstatuan.

“Kompjuteri laptop i markës ‘Asus’, i cili ishte i hapur, pasi është klikuar nga ana e inspektorëve në ‘Google history’, është gjendur uebsite m.libra365.com faqja e bastit, në të cilën rezultoi se është luajtur në mënyrë të vazhdueshme. Bileta e fundit është luajtur më orën 16:01”, -´shkruhet në procesverbalin përkatës, për të cilin janë njoftuar forcat e rendit për të kryer hetimet penale.

Një oficer i policisë gjyqësore, që përpiloi dokumentet në funksion të hetimit për lojërat e palejuara, deklaron se fillimisht u pyet E.I., që është administrator i bar kafenesë.

“Subjektin e kam marrë me qira në vitin 2018. Nuk kam asnjë dijeni të faktit të përdorimit të kësaj faqeje interneti për lojërat e fatit, pasi kompjuteri përdoret për muzikë për lokalin”, – dëshmoi administratori. Ndërkohë, hetimet i ka zbardhur kamerieri, që ka pranuar se e kishte hapur faqen e internetit për të luajtur.

“Këtë veprim e kam kryer për të nxjerrë ndonjë përfitim material, pasi nuk më mjafton për të jetuar paga mujore si kamerier”, – justifikoi të tjerët i riu.

Megjithatë, duke u mjaftuar me këtë deklaratë, nuk u krye asnjë verifikim tjetër dhe sipas policisë, ndaj M.H., u ngrit akuza sipas nenit 197/1 të Kodit Penal, që përcakton se: “Organizmi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj”.

Zaret që tradhtuan baristin

I vetmi hetim i kryer për lojërat e palejuara të fatit, është mbajtur gati dy vite më parë nga prokuroria e kryeqytetit, ku përmes përgjimeve, u zbulua skema e porositjes së basteve online, dërgimit të mesazheve për këto porosi, nga ku dolën në dritë të dyshuar që më herët kishin drejtuar subjekte të lojërave të fatit.

Ndërkohë, që pas ndryshimeve ligjore që ashpërsoi qëndrimin e drejtësisë për lojërat e fatit, policia vijon të kryejë kontrolle fizike, pa vëzhgim dhe pa hetim parandalues, duke e minimizuar hetimin tek persona rastësorë.

Siç ka raportuar edhe më herët Gazetasi.al, duke iu referuar historikut të drejtësisë gjatë diktaturës, bixhozi dhe çfarëdo loje për qëllime fitimi, ishte një krim i dënueshëm edhe gjatë komunizmit, por që nuk u pa e pamundur për t’u parandaluar.

Në dosjet që Gazetasi.al, disponon tregohet se si policia në kryeqytet arrestoi shtetasin L.O., pasi në rrugën “Besnik Hidri”, pranë Bregut të Lumit, iu gjetën tre bilardo.

Policia detajon në fashikullin e hetimit se “nga këqyrja me imtësi e ambientit nga brenda në njërën prej bilardove, është gjetur një batanije e kapur me kornizë druri anësore, si dhe dy gota e dy zare brenda”.

Pikërisht për këto zare, policia e dërgoi të riun në komisariat, ku dhe e vendosi nën procedurë hetimore për zaret e pajustifikuara. Sipas njërit prej burimeve, L.O., shfaqet i habitur dhe i bën apel policisë për kujdes.

“Këtë ambient e kam marrë për të ushtruar lojërat e bilardos dhe këto nuk janë lojëra fati”. Policia e pyet burrin: “Po zaret, cili është shpjegimi yt?” L.O., përgjigjet: “Zaret i gjeta kur po pastroja bilardon me shokun tim A.K.”.

Megjithatë, të bindur se L.O., po luante me ta, policia mësohet se i dërgoi kërkesë për informacion autoritetit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit, ku ky i fundit bën me dije se i dyshuari nuk ishte i pajisur me asnjë licencë për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit. Në këto kushte, policia shkruan në procesverbal “u sekuestruan zaret dhe gotat që shërbejnë për përzierjen e tyre”.

Pak javë më vonë, në të njëjtin ambient, burimet e Gazetasi.al, tregojnë se policia është rikthyer sërish. Dhe sërish janë gjetur zare të tjerë.

“Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, u gjetën përsëri një batanije e kapur me kornizë druri, si dhe dy zare e filxhanë kafeje që shërbenin për përzierjen e zareve”.

Kësaj radhe, policia shkruan se është bindur që L.O., luante lojëra fati. Shpjegimi sipas policisë është si vijon.

“Në kushtet kur Policia Gjyqësore, kishte sekuestruar zaret dhe L.O., e kishte të qartë se batanija e kapur në kornizë druri, e zaret mbi bilardo krijonin dyshime për organizim lojërash fati, përsëritja e të njëjtës fabul, në një datë të mëvonshme me një palë zare të tjerë, tregon se ky shtetas organizon vërtet lojëra fati”. Pas këtij dekonspirimi ndaj tij, u ngrit akuza e organizimit të lojërave të fatit, megjithëse ai e ka mohuar për herë të dytë dijeninë dhe përfshirjen e tij.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zarat dhe bixhozi zarat dhe bixhozi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj