LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkoi për të parë sahatin e dritave, faturisiti i OSHEE: Banorët më përzunë me gurë, më goditën me grushte

20 Qershor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Shkoi për të parë sahatin e dritave, faturisiti i OSHEE:

TIRANË- Një faturues dritash pretendon se është përzënë me gurë e është goditur me grushte, nga një familje e pakënaqur pasi ai ka lexuar vlerën në aparatin matës. Fjala e tij është kundër fjalës së familjes në Paskuqan, ndërkohë që policia ka urdhëruar kryerjen e ekspertimit të aparatit matës, që vlerësohet se është dëmtuar dhe që do jetë e vetmja provë në investigimin policor. Sipas një burimi policor të gazetës “Si”, Agim Gjergjndreaj është punonjës i OSHEE dhe këmbënguli para oficerëve se ai punon si lexues i energjisë elektrike në zonën e Paskuqanit dhe të Babrrusë.

Sipas qëndrimit të 55-vjeçarit, ditën që u gjend nën sulmin e familjes, ai kreu të njëjtin veprim si përherë. “Trokita tri herë, doli një grua, i tregova se kisha ardhur të lexoja matësin që gjendej brenda murit të shtëpisë”, rrëfehet mes të tjerash faturisti i OSHEE. Por pasi ka lexuar aparatin matës të energjisë elektrike, i zoti i shtëpisë F. Gjinaj ka kërkuar që ai ta rilexojë, pasi nuk e besonte që kishte harxhuar aq shumë drita.

“Shife, shife dhe njëherë, pasi nuk është në rregull. Edhe muajin e kaluar më hodhe shumë drita”. Denoncuesi insiston se është përgjigjur se ai hidhte aq sa ishte harxhuar, por fjalë pas fjale sipas punonjësit ai u tregua aq i duruar, sa  u udhëzoi të paraqitej në zyrat e ankesave. “Por kryefamiljari ngriti zërin e më tha, është shtëpia ime e do bësh si them unë, se paratë i paguaj unë”, vijon në pretendimin e tij denoncuesi. Policia shton për gazetën “Si” se faturuesi është larguar në tentativë për të njoftuar shefin e grupit dhe kolegët, duke u zhvendosur disa metra,  dhe në kohën kur po bisedonte në telefon, ai është gjendur nën breshërinë e gurëve. “Babë e bir u varën në qafën time, më shqyen këmishën, pastaj më goditën me gurë”, kujton punonjësi  i OSHEE. Sipas tij burrat e shtëpisë, në nerva e sipër shkatërruan edhe aparatin matës të energjisë. Policia evidenton se kur grupi i gatshëm shkoi në banesë për verifikim për aparatin e dëmtuar, familja në fjalë ka mbyllur portën dhe nuk ka pranuar të hyjë askush.

Rezulton se policia ka thërritur për të pyetur tre familjarët rebelë. Secili prej tyre ka mohuar versionin e punonjësit të OSHEE. Madje, kryefamiljari ka dhënë një version që bie ndesh me qëndrimin e denoncuesit. Sipas tij, kur i kërkoi faturuesit ta rilexonte mirë aparatin matës, punonjësi e kishte sharë në shtëpinë e tij. Për këtë shkak kur të dyja palët janë qëndrime që kundërshtohen, policia ka vendosur të kryejë ekspertizën në aparatin matës, si dhe ka regjistruar hetimin për dyshimet e goditjes për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatura e dritave faturisti i oshee leximi i sahatit fatura e dritave faturisti i oshee leximi i sahatit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit