LIVE UPDATES
Insights

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

7 Qershor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?

-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.

-Po,për atë e kam fjalën.

-Ta ndihmojmë?

Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e një pallati dhe na u zhduk nga sytë. Por jo nga mendja ime. S’kam per ta harruar kurrë. Se kam një histori sa për të qeshur, aq për t’u revoltuar. Kush e di sa herë kam dashur t’i hyj në dru. Atëhere se tani nuk më shkon ndërmend. Është i moshuar dhe i pamundur.

Quhet Jetmir. Ishte nën/drejtor i shkollës sime 8-vjeçare në Korçë. Burrë simpatik, me sy bojëqielli, bjond dhe vishej pastër. Nëna thoshte, paska një grua nikoqire se i ndrit që larg jaka e këmishës. Ndësa emri i tij ishte gjë e rrallë në ato vite, por që e tregonte më të ri.

Një javë shtatori shkuam aksion për të vjelur mollë, në Dvoran ku shumë plantacione kishin bërë aq prodhim sa nuk ia delnin mbanë vetëm punëtorët. Ne shkonim me dëshirë se bënim kurën e mollëve. Hanim pa kufizim Belfiore,Renet,Gold,Starkinga e plot lloje që nuk ua kujtoj emrat. Prindërve u mburreshim se kullufitëm 10,15 kokrra atë ditë. Atyre goja lëng, por fati na ra ne,nxënësve të shkollave.

Një ditë po u thosha Cales dhe Raqi Dhjamit se molla starkinge ishte emër anglisht dhe shqip përkëthehej Ylli i Mbretit. Në shkollë atëherë bëhej rusisht dhe ky shpjegim i zuri gafil ata. Edhe u çuditën,edhe nuk besuan. Shkurt s’ma varën.

Pas tre ditësh mbaruam aksionin dhe hymë në shkollë. Qysh orën e parë më thirri Jetmiri në zyrën e tij e më kërkoi:

-Ma sqaro njëherë nga vjen fjala starkingë?

Gjithë qejf iu përgjigja, por ai ulëriti:

-Ato janë mollë të partisë, mor derdimen, jo të Anglisë. Janë mollë të Myftarit,ai i ka mbjellë.

Më iku çehrja . U bëra meit.

-Nesër të vish me babain në shkollë.

Sa i thashë nënës vuri kujen.

-Do na ngatërrosh me politikë,-më tha.

Babai e priti qetë. Lëshoi veç një fjalë:

-Gomari. Pastaj më tha të mos shqetësohem.

-Mos ia hap syrin,-i tha nëna.-Bërtiti në sy të Jetmirit dhe pllavitja ndonjë turinjve,

-Nëndrejtorit?-u tremba.

-Ty,mor ty,-e mbylli biseden ajo dhe hapi tv tek Shkupi të ndiqte Dinastinë.

Kurrë nuk e kisha parë babain aq ngushtë. Rrinte si i zënë në faj para Jetmirit. Ai nuk pushonte e shante veç shante. Se unë kisha përdhosur mollët,kisha mohuar punën e Myftarit,(mësova se ky ishte kryetar komiteti dhe kishte dhënë urdhër pér mbjelljen e mollëve),Anglia nuk kishte pse futej në Dvoran. Po dal armik mendova dhe m’u kujtua Dhori, që donte të arratisej e ia çuan vëllezërit e motrat në ca fshatra të Lushnjës.

Nisa të qaj dhe përqafoja babain. I thoja më fal,më fal. Nuk e persëris më. Asnjë fjalë anglisht nuk do shqiptoj,asnjë fjalë anglisht nuk do dëgjoj. E urrej Anglinë dhe gjithë shoqet e saj. Nga frika nuk pushoja. Isha 14 vjeç.

-Mirë,mund të ikni,-tha Jetmiri.

-Agimi e paska ndjerë gabimin.

Dolëm dhe dita më dukej si festë. Shpëtuam. I gëzohesha babait, rrugës, pemëve,bile dhe ajrit që thithja.

Mamaja u lumturua.

-Ikim tani tek Meri,tek tezja,-më tha. -I ka dërguar kunati nga Amerika një bluzë për ty.

Gati me vrap ecnim. Ishim të lehtë si pupël. Tezja ma nxori mbi tavolinë pulovrin. Prej lesh,ngjyrë jeshile,si sytë e mijë. Sa do e veshja shoh ca emra te etiketa.

-Anglisht?-pyeta tezen.

-Anglisht,po çfarë. Nga Amerika erdhi.

-Nuk e dua.

Ia lashë në dorë e dola. Nuk doja të më shfaqej prapë Jetmiri. I shpëtova burgimit të parë. Tani di si të sillem.

-Prej atij plaku që pe qëparë në shkollë nuk mësova asnjë fjalë anglisht. -i thashë gruas dhe historia më erdhi komike dhe tragjike sërish. Jetuam në kohën e kolerës, notuam në kolerë dhe patëm fat që nuk na zuri kolera…

Nga; Agim Xhafka

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 5 Qershor 2020, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendoi dje se nuk ka premtuar një paketë të tretë ekonomike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Rama tha se po keqcitohe...

Insights 3 Qershor 2020, 11:51

Tregim: I vdekur, pa varr…

Ishte fundi i Gushtit. Vapa përvëluese, shoqëruar me një duhmë ajri të nxehtë, ngrihej nga kalldrëmet e gurta të qytetit dhe futej brenda shtëpisë sime, sikur d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj