LIVE UPDATES
Insights

Rritja fiktive e mazhorancës si deformim dhe krizë e sistemit përfaqësues

6 Qershor 2020, 13:08 Nga DOSJA

TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 i dhanë mazhorancës 52% të vendeve në parlament. Ajo fitoi 74 mandate dhe gjatë vitit të parë mori mbështetjen edhe të katër deputetëve të tjerë (3 PDIU dhe 1 PSD). Pas dorëzimit të mandateve nga opozita parlamentare (shkurt 2019) dhe zëvendësimit me mandate nga listat shumë-emërore të këtyre partive, numri i deputetëve ka rënë ndjeshëm (122 nga 140), duke rritur automatikisht përqindjen e mazhorancës në Kuvend nga 52% në 61%. Gjatë vitit të fundit, sidomos gjatë periudhës së COVID-19 të dhënat krahasuese dëshmojnë se është rritur frikshëm mazhoranca. Një pjesë e madhe e deputetëve të rinj janë vullnetarisht mbështetës të saj, dhe vetëm një pjesë e vogël prej 5-8% të deputetëve, kryesisht deputetë të bashkuar rreth dy deputetëve të PD që nuk dhanë dorëheqje nga mandati, vijojnë të jenë votë politike kundër mazhorancës.

Të dhënat e tabelës për periudhën e COVID-19 të përllogaritura nga ekipi monitorues i ISP tregojnë se megjithëse Kuvendi ka pasur disa vendimmarrje të kontestueshme politike, mazhoranca ka arritur të ketë në mbështetje të saj nga 80%-94% të votave të të gjithë parlamentit. Në total ajo ka ruajtur mesatarisht 88% të votave të Kuvendit, pra 38% më shumë sesa i duhen për miratimin e ligjeve (50%+1) dhe 28% të 140 deputetëve më shumë sesa numri i votave që i duhen për të miratuar ligje organike, me shumicë të cilësuar.  Konkretisht, në seancën e 16 prillit mazhoranca votoi aktet në axhendë me 89% të votave pro, më 23 prill me 90% të votave pro, më 30 prill me 94% të votave pro, më 14 maj me 80% të votave pro, më 21 maj me 82% të votave pro, më 28 maj me 84% të votave pro dhe më 4 qershor me 81% të votave pro. Krahasuar me 52% të vendeve në parlament që PS kishte pas zgjedhjeve parlamentare 2017, ajo aktualisht ka një rritje të frikshme të raporteve në Kuvend me rreth 28% deri në 42% më shumë sesa verdikti i qytetarëve në zgjedhjet parlamentare. Krahasuar me numrin real prej 122 deputetësh ku PS duhej të kishte 61% të parlamentit, de facto ajo vijon të ketë votë pro 20% deri në 33% më shumë.

Në këtë mënyrë, dorëzimi kolektiv i mandateve nga opozita, nuk u shoqërua, siç shpresohej prej tyre, me krizë politike dhe krizë përfaqësimi, por krijoi një raport të ri eksperimental në parlament, ku mazhoranca vijon të rritet pa bërë zgjedhje dhe opozita parlamentare vijon të jetë edhe më simbolike. Shumë prej deputetëve që erdhën nga listat proporcionale të opozitës kanë ndryshuar qëndrim dhe preferencë politike duke bashkuar rregullisht votat me nismat e mazhorancës, si në rastet kur kemi të bëjmë me nisma të kontestuara gjërësisht nga shoqëria civile, institucionet dhe partnerët, ashtu edhe në raste kur kjo e fundit ka nevojë për një “pluralizëm” formal votimi, për të krijuar idenë se numerikisht ekziston një opozitë. Midis këtyre të fundit ka deputetë të njohur, të cilët edhe pse pakicë në parlament dhe pakicë brenda opozitës parlamentare, vijojnë të jenë kritikë dhe të kenë votë politike kundër akteve që lidhen me nisma politike të mazhorancës, por duke mbështetur në mënyrë konstruktive rastet kur votohen, p.sh, akte ligjore që lidhen me integrimin, marrëveshje midis shteteve apo akte në funksion të normalitetit në vend. 

Tabela tjetër e hartuar nga ekspertët e ISP-së ilustron konkretisht votat pro, kundër dhe abstenim, në përqindje, në periudhën e COVID-19. Sic shihet dhe siç konfirmohet nga analiza tërësore e sjelljes politike parlamentare, mazhoranca kalon lehtësisht çdo nismë ligjore dhe se oponenca parlamentare është minimale. Raporte të tilla tregojnë natyrën disproporcionale të përfaqësimit politik aktual në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe njësimin e mazhorancës me qeverinë dhe për pasojë, lehtësinë e kësaj të fundit për të imponuar dhe votuar çdo akt parlamentar që ajo ka në axhendë ose që dëshiron të kalojë. Gjatë muajve të fundit asnjë akt i qeverisë nuk është kthyer për rivlerësim dhe niveli i kritikave të deputetëve vijon të jetë në rënie të dukshme, ndërkohë që kurba e pakënaqësive, – shprehur në opinione të raporteve ndërkombëtare mbi demokracinë dhe korrupsionin në Shqipëri, në raportimet e mediave dhe në daljen e vazhdueshme të skandaleve politike, tregojnë se situata reale është shumë më e ndryshme sesa Shqipëria që pasqyrohet në parlament. Mazhoranca mund të vijojë të ketë mbështetje popullore në kuota të përafërta me vitet 2009, 2013, 2015 apo 2017, por është e qartë se edhe teorikisht mbetet e pamundur të ketë mbështetje në kuotat që ka aktualisht në parlament dhe në rezultatin e zgjedhjeve formale të vitit 2019.

ISP vlerëson se kurba e rritjes galopante të mbështetjes për mazhorancën parlamentare ndonëse është legjitime nga pikëpamja ligjore e kushtetuese, shpreh qartësisht një deformim serioz nga koncepti i përfaqësimit politik dhe demokracisë funksionale. Kjo situatë e re ka pamundësuar rolin kushtetues të parlamentit sidomos në aspektin e funksionit të tij kushtetues kontrollues ndaj qeverisë, si dhe ka dobësuar ndjeshëm edhe debatin parlamentar, komisionet, mekanizmat parlamentare dhe vetë axhendën dhe vendimmarrjen parlamentare. Gjithashtu praktika të tilla, ashtu si në të kaluarën (1991, 1996, 1997) edhe tani, ndikojnë në rënien e besimit të qytetarëve tek demokracia dhe zhgënjimin në rritje të tyre ndaj klasës politike në pushtet dhe në opozitë, të cilët direkt apo indirekt kanë pasur dhe kanë mekanizma korrektues ende të pakonsumuar në sistemin dhe demokracinë përfaqësuese.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione instituti i studimeve politike sistemi zgjedhor instituti i studimeve politike sistemi zgjedhor


Sondazh

Poll
Insights 5 Qershor 2020, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendoi dje se nuk ka premtuar një paketë të tretë ekonomike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Rama tha se po keqcitohe...

Insights 3 Qershor 2020, 11:51

Tregim: I vdekur, pa varr…

Ishte fundi i Gushtit. Vapa përvëluese, shoqëruar me një duhmë ajri të nxehtë, ngrihej nga kalldrëmet e gurta të qytetit dhe futej brenda shtëpisë sime, sikur d...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri