LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: Pushime në Qeparo

31 Maj 2020, 13:30 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: Pushime në Qeparo

TIRANË- Sa herë dal sipër te Qafa e Llogarasë më kujtohen pushimet verore në komunizëm. Ishim me fat që shkonim familjarisht në Qeparo,por ishim dhe pa fat nga që deri sa arrinim atje kalonim një kalvar të vërtetë.Niste nga grumbullimi i ushqimeve. Hiqnim mënjanë që në mars mish,gjalpë,pulë,djathë dhe vezë. I fusnim në frigorifer e i lidhnim me nje fjongo blu,që mos i hanim padashje. Janë të detit,i thoshim vetes. Pastaj siguronim biletat e autobuzit të Himarës. Pastaj merrnim ushqimet dhe rrobat në çanta e suleshim drejt valëve. Sa mbërrinim shpérndanim ushqimet në banoret rreth e qark.Kishin frigorifer tre familje. I ndanim njerëzit sipas ditëve. P.sh Gaqo ishte dita e hënë,pra te frigoriferi i tij ishin vezet dhe mishi i grirë per qofte. Athinaja ishte e marta,kishim pulë. E mërkura ishte bosh,bënim fasule. E enjtja qe Jorgji. Kishim mish viçi me bishtaja. E kështu kullandriseshim deri sa iknim. U thoshim familjeve me frigorifer mirëupafshim vitin tjetër e ata na përqafonin me mall.

Kështu disa vite deri sa Gjergji shoku ynë,që pushonte me ne,propozoi që ushqimet mos i sillnim me çanta në Qeparo. T’i sillnim me frigorifer. Ta mbushnim plot e t’ja ngarkonim babait të Llaqit,që kishte një furgon të shpérndarjes së librave e gazetave. U kujtuam që Mihali këtë rrugë bënte. Por na doli e papritura e parë. Do na shkrinte frigoriferi për gjashtë orë pa qënë në prizë. Si do e ruanim freskinë? U dha zgjidhja që shofer Mihali të hajë një paçe në mëngjes sa të arrijë në Durrës dhe frigoriferin ta vinte në korrent te restoranti. Me të do udhëtonte dhe Gjergji. Më tej një kafe e shlodhje në Fier e fut prizën te kafja,pastaj në Llogara e në fund në Qeparo. Gjergji mori me vete një zgjatues korrenti e mberriti dita e nisjes. Ata,Mihali,Gjergji,çuni i tij dhe frigoriferi me furgon qysh në pesë të mëngjesit. Ndërsa ne të tjerët me autobuz në orën 7. Dukej se çdo gjë vajti vaj. Kur ne arritëm në mbrëmje ushqimet dhe frigoriferi ishin te dhoma ku do pushonim. Por tek dyshemeja ishte një rrëke uji.

-Ka shkrirë?- pyeta Gjergjin.

-Po. Bëmë gomë në Dhërmi. Po vonohej Mihali se nuk kishte krik me vete. Mos u shqetëso,-i thashë. Pashë një zis me gurë që po vinte. Iu luta të më merrte me frigoriferin deri në fshat,dy kilometér larg isha. Pranoi dhe sa e zbrita te restoranti,bëra gati prizën,kur kamarieri më tha se kemi dy dite pa drita. Po fat që nuk u vonua Mihali. E hypa prapë frigoriferin dhe ecëm. E,ja tani u qullën ushqimet nga nxehtësia,por deri nesër do i forcojë akulli.

Na doli gjysmake zgjidhja që gjetëm. Por në darkë erdhi lajmi bombë.

-Të kërkon mamaja nga Tirana në telefon,-më tha fqinji Gaqo. Numrin e tij e kisha lënë që të lidhej nëna në se kishte ndonjë problem. U bëra meit. Vetëm halli të telefon,mendova.

-Alo,mama,si je?

-Mirë,por te ushqimet e frigoriferit është dhe mishi i Niqkës. E ka lënë për pilafin se do i bënte të 40-tat burrit që i vdiq. E ka me fjongo bojëqielli.

Hapa derën dhe gjeta  dy pako të saj. I pamë si blutë tona dhe i morëm me vete.

-Po si të t’i nis? Do prishen deri në Tiranë se vapë e madhe.

-Jo,jo,mos i nis. Bëjeni pilaf në një tenxhere të madhe e mishi i zjerë rron deri 24 orë.

Kështu pa u shlodhur fare iu futëm pilafit. E mbajtëm Mihalin me raki e gënjeshtra deri sa tenxherja e piu ujin. Orizi ndriste. Thelat ia vumë sipër dhe e nisëm drejt përkujtimit të burrit të Niqkës.

Natën e parë nuk e kisha mendjen te zhurma e valëve. Dëgjoja frigoriferin “Obodin” si gulçonte e gëzohesha. Se ai ishte restoranti im dyjavor,e çfarë restoranti! Me pesë yje të arta…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka pushime ne qeparo tregimi i se dieles agim xhafka pushime ne qeparo tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 30 Maj 2020, 10:06

Druri ka dalë nga Xheneti…Kush të Rreh të Do!

“Druri ka dalë nga xheneti” – thonë disa, duke hymnizuar dhunën. Si fëmijë, kur haja ndonjë pesçe turinjve nga mësuesi dhe i ankohesha prindërve, (ngaqë ...

Insights 28 Maj 2020, 12:02

Ky ishte Teatri, i cili mund të ishte restauruar

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte një ndërtesë të cilës një vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e ...

Insights 27 Maj 2020, 14:07

Ujqit e vërtetë të Izraelit

IZRAEL– Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezanto...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë