LIVE UPDATES
Insights

Republika mediatike, si politika shantazhohet nga financat përmes mediave

22 Maj 2020, 11:24 Nga DOSJA
Republika mediatike, si politika shantazhohet nga financat përmes mediave

TIRANË- Këto ditë ka shpërthyer një gurgule e madhe në Itali, pasi një nga organet më të çmuara dhe me traditë të shtypit vendas, gazeta “La Repubblica”, është blerë rishtas nga grupi FIAT (që nuk quhet më kështu, por FCA Group, fill pas pleksjes së industrive FIAT dhe Chrysler nën një suazë aksionerësh). Në avanskenë, natyrisht, qëndron la créme de la créme e borgjezisë së madhe italiane, familja Agnelli, e cila bëhet kështu pronare e gazetës së dytë të vendit, pasi zotëron prej shumë kohësh gazetën e tretë dhe të pestë (“la Stampa”, “il Secolo XIX”) dhe ka pasur në dorë për ca kohë të parën (“Corriere della Sera”).

Janë një grup interesi, Agnelli-t, që përfaqësojnë diçka më tepër se emërtesat shpesh përgjithësuese që përdoren në këto raste. Më shumë se oligarkë, Agnelli-t dhe interesat e tyre sipërmarrëse janë monarkë të ekonomisë industriale italiane duke qenë më të mëdhenjtë e sërës së tyre në Itali. Si të tillë kanë në dorë shumëçka, që nga skuadra e parë futbollistike e vendit deri te kontrolli i tërthortë i Konfindustrisë – një tiranozaur interesash padronale që i pëlqen të cilësohet si “sindikatë e sipërmarrësve”.

Ç’është më e rëndësishmja, tentakulat ekonomike të Agnelli-ve janë njëkohësisht përfituesit më të mëdha të të gjithave trajtave të fondeve publike (që nga kreditë deri te subvencionimet) që shteti italian hedh në duart private. Në këtë drejtim, shtëpia Agnelli pasqyron evolucionin më të sofistikuar të zhvillimit kapitalist italian dhe evropian: atë ngrehinë akumulimesh që prej dekadash – që shkojnë pas deri në epokën liberale dhe atë fashiste, kur Agnelli-t nuk hoqën asfare siklete për të bashkëjetuar me regjimin – tjerr, lëvron, kafshon, kollofit dhe tret fonde publike prej qindra miliarda eurosh tanimë.

Në fazën më shkëlqyese të zhvillimit të gjithanshëm neoliberal, kapitali financiar dhe publik i kësaj përmendoreje të kapitalizmit italian është mbajtur në këmbë jo dhe aq nga një shkathtësi sipërmarrëse e dalluar, sa nga manovrat fiskale të shtetit italian që, përmes barrës fiskale të ngarkuar mbi supet e qytetarëve të vet, u kalonte Agnelli-ve llokma të shijshme likuiditeti dhe marifetesh të tjera mbështetëse, gjithë sa herë këta gjendeshin në zgrip të rrënimit. Gjithçka përligjej me rrezikun që një zhytje e Agnelli-ve në gropë do t’i hapte rrugën papunësisë së gjithë armatës së të punësuarve në të – e si pasojë, falimentimi i interesave të tyre industriale do të shkaktonte hapjen e portave të ferrit politik, me konflikte të ndezura, greva të shumta dhe fundin e paqes sociale, mbi të cilën mbështetet zakonisht nginjia e çdo ndërmarrjeje private që ushqehet rregullisht në mensa publike.

Po pse një përthithëse e tillë fitimesh, siç është shtëpia e Agnelli-ve, u rrek dhe mundi të zotërojë një gazetë e cila, pavarësisht emrit faqebardhë, mbetet përfaqësuese e një “biznesi” që nuk ecën në ditët e sotme? Pse një derë e madhe pinjollësh të ndritur liberalë, që nuhasin kudo blerjet e leverdishme, marrin në dorë një prej gagaçëve të medias së shkruar që sot nuk shet më (e që gëzon namin e të qenit, për më tepër, një organ që shkon kah së majtës së moderuar etatiste)?

Natyrisht sepse ia vlen barra qiranë. E nuk duhet të shohim ndonjë version të restauruar të “Citizen Kane” për të kuptuar një të vërtetë të tillë elementare.

Sepse me një përqendrim të tillë të gjithë rrjedhave të informacionit në pak duar, pavarësisht humbjeve që futen në xhepin e tyre – ose më saktë të atyre që Agnelli-t mundohen t’i mbajnë me kimet, pra funksionarët e lartë të shtetit – mediat sot, edhe kur janë tradicionale, mbeten gjithsesi një kamxhik jo pak ndikues. “La Repubblica”, përtej formatit të vet të shkruar, ka arritur të ndërfutet jo keq në sistemin e përpunimit online të informacionit. Nëpërmjet saj dhe skeletit të burokratizuar që ajo mban në këmbë – e që ka bërë shkollë në lëmin e gazetarisë së shumëllojshme – mund të drejtosh, të orientosh e të ndikosh deri diku opinionin publik.

Së paku aq sa t’u kallësh datën atyre që lëngojnë në krye të institucioneve; atyre që shqetësohen shumë më tepër nga kurba e pëlqimeve të përkohshme – shpesh e infektuar nga mekanizma të shumëllojshëm manipulimi – se nga ecuria në terren e përgjegjësisë publike dhe politike. Sepse e kësaj shëmbëlltyre është politika e kohëve të sotme: me largpamësinë e saj ajo sheh maksimumi afate dyvjeçare (se po të shihte më tej do të vetëndëshkohej si ëndërrimtare). Kësodore, një presion i tillë, një mbajtje e tillë prej testikujsh, e kthen politikën në shërbyese të bindur të interesave mediatikë, që çorbën e përditshme e hanë tanimë në sallonet ku hynë dhe dalin mysafirë me livando verdhushkash.

Prej nga rrjedh dhe droja e madhe e politikanëve prej bizneseve që synojnë të kalërojnë mediat; prej nga rrjedh dhe kapja e politikanëve që këtyre interesave kapital-mediatike u tremben sa për kërcënimet, aq dhe prej butësisë që u kanë treguar përmes metodave joshëse.

Janë këta politikanë që kontrollojnë miliarda e miliarda të hollash. Siç është rasti konkret i qeverisë italiane, e cila duket se do të tërheqë një pjesë të majme të atyre Recovery Funds që Komisioni Evropian i ka taksur vendeve të BE-së si pasojë e rrebeshit ekonomik që ka pasuar COVID-in 19. Fonde që Konfindustria i kërkon më ngulm, shumë më shumë se ato që deri tani ka marrë apo që i janë premtuar; e që ndër mënyrat më premtuese që duket se do i zbusë kurrizin krerëve të shtetit italian ka dhe valëvitjen e kërbaçit mediatik. Në këto raste, politikanët që trimërohen vetëm me likes-e dhe shares-e, zbuten para vetë kurrizit të tyre. Dhe raison d’état kthehet shpejt në dorë të lirë (e të shtrirë) ndaj tregut.

(Marrë nga Teza11.org)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione edon qesari republika mediatike edon qesari republika mediatike

Sondazh

Poll
Insights 21 Maj 2020, 05:08

Arsyeja e pathënë për izolimet

Pandemia e COVID-19 është kriza e parë e madhe globale në historinë njerëzore që trajtohet si një problem matematikor, me qeveritë që konsiderojnë politikën si ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj