LIVE UPDATES
Insights

Nga Blerina Kanxha: This will kill that… and this

19 Maj 2020, 06:27 Nga DOSJA
Nga Blerina Kanxha: This will kill that… and this

TIRANË– Në agun e 17 majit, mediat patën reagime të ndryshme rreth lajmit se godina e Teatrit Kombëtar, u shemb. Disa media e transmetuan si lajm neutral, si një ngjarje që thjesht ndodhi e disa të tjera patën nervin të shprehnin keqardhjen. Moslistimi i godinës si monument kulturor ka zemëruar shumëkënd, jo thjesht për faktin se ishte një shenjë mosrespektimi, porse ishte prologu i fatit të godinës. Sot, jo vetëm godina është rrënuar, por edhe rekuizita, kostumet, duke vënë përposhtë gjithë historinë që ka jetuar në atë ndërtesë për vite të tëra.

Disa e lexojnë si një kulm i një romani distopik, ndaj nuk është më me vend të thuash se të lexosh Orwell-in apo Huxley-n të jep më kënaqësi estetike: ne po e jetojmë atë realitet. Ashtu siç operonte Ministra e së Vërtetës tek libri ‘1984’ i George Orwell, në të cilin çdo lajm që mendohej të ishte i rremë hidhej në një hulli të kujtesës. Njëjtë sikur çdo lajmi të ‘rremë’ në lidhje me funksionalitetin e teatrit i është përgjigjur një kundër lajm nga bashkia e Tiranës apo Kryeministria. Nëse godina e teatrit ishte sipas ekspertëve që protestonin, në gjendje normale për të funksionuar, për kahun tjetër të ekspertëve që Kryeministri citon, teatri ishte një gërmadhë, dopolavoro, një ngrehinë e padobishme.

Në fjalët e monsinjor Frolos (Claude Frollo) te Notre-Dame de Paris e Hugo-it, ‘libri’ pra informacioni, risia, shpërndarja e dijes, makineritë e shtypjes do të shembnin të vjetrën, themelin, arkitekturën (ceci tuera cela). Në libër, Frolo, u ankohet vizitorëve të Katedrales duke vërejtur mahnitjen e tyre ndaj makinerisë së shtypjes e njëkohësisht duke ndjerë hijen e Katedrales mandej. Për të, arkitektura ishte forma më e pastër e shkrimit të historisë, e vërteta vetë, ndërsa libri, produkt i makinerisë veçse do të hidhte baltë mbi të.

Lajmi është se, ‘this’ (duke nënkuptuar shpërndarjen e informacionit), pra risia, nuk shembi vetëm arkitekturën, por edhe vetë lirinë e shpërndarjes së informacionit. Shumëkush u zgjua të protestojë online vetëm dy ditë më parë duke u kërkuar artistëve dhe grupeve të interesit të mbanin qëndrim. Disa prej tyre u zgjuan nga gjumi letargjik e thanë se kauza e teatrit ishte e frymëzuar prej interesave të partive opozitare. Të gjithë, ranë në hullinë e kujtesës, kur fadroma rrënoi së pari fasadën e Teatrit Kombëtar.

Qytetarët e Shqipërisë stepen sa herë përmendet fjala politikë a parti, sepse politika/partia është e ndotur, e rrezikshme dhe me të asnjëherë nuk ia dilet mbanë. Por politika ka marrë frerët e medias, duke u kthyer vetë në një të tillë. Ashtu si në shoqëritë e sunduara nga diktati, lajmi i duhur vjen nga një burim i cili është ‘i vërtetë’. Pos revoltës për prishjen/shprishjen e teatrit, prezenca në media e ekspertëve të cilët shprehnin qartë se projekti i ri do të ishte zgjidhje ideale: zaptoi editorialet, lajmin online, duke treguar kështu se për çdo hap të çmaskimit të këtij meskiniteti, do të vinte një goditje tjetër prej medias të ndërtuar tanimë nga forca politike në pushtet.

Problemi i vërtetë është se ne rebelohemi ndaj kujtesës, nuk duam ta përballim të shkuarën. Ndërkaq, harresa është synim i pushtetarëve, një mjet efikas për të përfituar edhe më shumë prej kësaj marrëdhënieje me të kaluarën.

Gjithë dhuna e shtypur në vetëdijen e shqiptarëve para viteve ‘90 ka bërë që të kthejë përmbys çdo rrënjë identiteti në Shqipëri. Kështu jo vetëm Teatri Kombëtar, por edhe objekte te tjera kulturore do të rrënohen për aq kohë sa ‘this’, pra informacioni, manipulohet prej një dore të vetme, e cila për çdo lajm që kundërshton versionin e qeverisë, do të gjenerojë disafish lajme të tjera, të mbysë zërin kundër.

Prej këtij kahu duhet të zërë rrënjë kultura e të ruajturit e kujtesës si formë rezistence, për të mos e lëshuar prej duarsh të shkuarën. Ashtu siç Umberto Eco shprehet në artikullin e tij ‘Against the loss of memory’ : kur një akt censurues fshin një pjesë të kujtesës së shoqërisë, shoqëria vetë përjeton kriza identiteti’.[1]

Për aq kohë sa klika e pushtetarëve është e bindur se zhdukja e godinave në të cilat zhvillohet aktivitet kulturor, do të sjellë shumë herë më shumë fitime nëse do të kthehen në kupola biznesi, memoria, do qëndrojë si ato kukullat e shëmtuara që vërejmë në shtëpitë tona për të larguar zogjtë natën.

Vitet e fundit ka patur një rritje të kuriozitetit për të mësuar të shkruarën, për të rishkruar historinë, ndërsa sot kërkohet të fshihen faqe të tëra histori.

Teksa në Tiranë drita e hënës tirrej, bashkë më të po sulmohej kultura, historia, demokracia dhe e drejta e qytetarit për të protesuar. Duke pritur barbarin, kuptoj se gjatë gjithë kësaj kohe, barbarët i kemi patur mes nesh, madje i kemi zgjedhur vetë të jenë mbi ne.

(Marrë nga Peizazhe.com)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog blerina kanxha pasuria e teatrit shembet teatri kombetar blerina kanxha pasuria e teatrit shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll
Insights 17 Maj 2020, 13:21

Po tani, çfarë t’u themi studentëve?

Vit pas viti, me studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturës e nisnim semestrin e dytë me një vizitë tek Teatri Kombëtar. Ishte dita më e bukur e vitit ...

Insights 14 Maj 2020, 18:11

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur vendosmërinë e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sot Veliaj ka dorëzuar në Kësh...

Insights 14 Maj 2020, 09:15

Dylqinja e Tobozës dhe Edi Rama i Shqipërisë

Edhe Kalorësi Shqiptar, në dashuri ka rënë me “Dylqinjën e Tironës”!Pasi shtriu përtokë përbindëshin ”Korrupsion” aq sa gjaku shkoi deri në gju edhe tek Astiri,...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait