Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Vit pas viti, me studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturës e nisnim semestrin e dytë me një vizitë tek Teatri Kombëtar. Ishte dita më e bukur e vitit akademik. Pranverë. Pas ditëve të dimrit dhe sezonit të provimeve, të gjithë kishim një dëshirë për të qëndruar jashtë e për t’u lidhur me qytetin, për të folur për të jo më vetëm nga klasa e mbyllur, por nga rrugët, nga godinat e tij. Është qyteti me të cilin në mendje formohet çdo student arkitekture. Është qyteti ai që ka nxitur çdo arkitekt t’u futet studimeve në një degë mjaft komplekse sa dhe qyteti vetë. Të jesh student arkitekture, do të thotë të rrish net të tëra pa gjumë duke konceptuar, vizatuar, ndërtuar makete, dhe kjo sa për të hapur një diskutim në klasë mbi projektin tënd të kursit. Mbase pas këtij diskutimi kritik me pedagogët apo me kolegët e grupit të duhet brenda një jave të bësh çdo gjë nga fillimi. Është proces kreativ, kaq i bukur, por dhe sfilitës, mendërisht e fizikisht. Kjo mënyrë pune vazhdon edhe pas diplomimit. Tërë jetën arkitekti është në kërkim të zgjidhjes më të mirë për qytetin, propozimit më të mirë, që edhe në rastin më të suksesshëm kur ideja bëhet realitet, përsëri arkitektin seç e gërryen nga brenda. Ndoshta diçka mund të bëhej edhe më mirë. E pra, arkitekti nuk formohet vetëm në klasë, në fakultet, por qyteti në të cilin kalon vitet e studimit është thelbësor në brumosjen e tij. Është ai qytet, janë godinat e tij që kthehen në karaktere që të shoqërojnë gjatë gjithë rrugëtimit tënd për t’u bërë arkitekt. Është ambienti i ndërtuar që na rrethon çdo ditë, është si uji i detit për peshkun, ne notojmë në këtë ambient. Është ekologjia jonë, e krijojmë, e modifikojmë, e përmirësojmë çdo ditë, por edhe anasjelltas. Është qyteti që na krijon e na formon çdo ditë. Nuk rreshtim së menduari për të. Arkitektura është mënyrë jetese, dhe qyteti bëhet jeta jonë.
Por Tirana, ah Tirana është një dashuri kaq e madhe për studentin e arkitekturës. Vërtet nuk është Roma, New Yorku, apo Amsterdami, por është Tirana. Në rrugëtimin e një dite pranvere nga Fakulteti i Arkitekturës tek Teatri Kombëtar të shoqërojnë ato të thjeshtat shtëpi qerpiçi, fasada xhami që vezullojnë aspirate për biznes, vila të qytetit kopësht dëshmitare të një elegance italiane në këtë territor, parafabrikate gjurmë të një kohe urie totalitariste. Të përshëndet Muzeu mjaft krenar për formën e veshjen e tij materiale, më të mirën e kohës. Kulla e Sahatit është po aty, e lënë jetime pasi ia shfarosën të gjithë fisin e farën në Pazarin e Vjetër. Ajo i ka pranuar tashmë pranë saj, si TOB-in ashtu edhe 15-katëshin. Se mos e pyeti njeri atë nëse i donte si fqinjë. Tani që e mendoj, edhe sot po kalon të njëjtën traumë, as për fqinjët e tjerë që po i vijnë ngjitur nuk e pyeti njeri, edhe sot kur e gjora kullë mendonte që nuk ishim më në totalitarizëm.
Pas përshëndetjes edhe me godinat e ministrive e Galerinë e Arteve përballë, mbërrijmë më në fund tek ai objekt, tek Teatri.
Gjithmonë ishte dikush atje të na udhëhiqte nëpër skutat misterioze të tij. Mjaftonte një telefonatë dhe dyert e teatrit hapeshin për studentët e pedagogët e arkitekturës. Aq të kënaqur ishin artistët të na mirëprisnin në shtëpinë e tyre, që me ndonjë batutë na ftonin në shfaqjen e radhës. Vihej re që vitet e fundit seç kishte një rigjallërim të teatrit pas vitesh të tëra trazirash kur të paktë ishin spektatorët që ndiqnin me fanatizëm çdo shfaqje.
Me zell të madh, një nga kolegët merrte fjalën. I apasionuar pas arkitekturës italiane ai tregonte historikun e ndërtimit të godinës që nga projektimi e deri tek mënyra se si ajo u përdor nga brezat para nesh në Tiranë. Me përshkrimin e tij ai na fuste në atë botën e historisë ku të gjithë imagjinonim arkitektin Bertè që projektonte në frymën e kohës. Duhet të ketë qenë emocion i veçantë që në karrierën e tij do të mund të jepte këtë kontribut në një qytet si Tirana kur sapo kishte nisur të frynte një erë e re modernizimi. Imagjinonim elementët e objektit të parafabrikuar të gjithë në Itali dhe anijet gjigande që ankoroheshin në portin e Durrësit. Ato materiale që po shihnim në këtë godinë kishin bërë rrugë të gjatë deri në Tiranë për t’u montuar pikërisht këtu. Imagjinoni si u dukej kjo teknike e re, e pa parë në Tiranë, atyre ustallarëve që deri tani ishin mjeshtrit e ndërtimit me qerpiç. Imagjinoni Tiranën e dikurshme që tashme kishte një objekt ndryshe. Me studentët reflektonim mbi rolin që një godinë e re ka në qytet, sidomos në një qytet si Tirana e asaj kohë kur aspirata për modernizim sapo kishte nisur. Reflektonim mbi mënyrën si një godinë ndryshon ritualet në qytet. Nuk ishin objektet fetare të vetmet vende të përbashkëta për t’u frekuentuar tashmë. Kjo godinë bënte një tjetër ofertë kulturore emancipuese për kohën. Ja kështu mbushesh me frymëzim duke menduar që ide arkitektonike të suksesshme ndryshojnë jetën e njerëzve në qytet.
Momenti kulminant i takimit tonë me godinën e Teatrit Kombëtar ishte salla. Ishte në këtë moment kur një tjetër koleg i nderuar merrte fjalën dhe me dëshirën më të madhe u shpjegonte studentëve elementët e një salle teatri. Ai kishte vite që e bënte këtë i palodhur nga përsëritja vit pas viti. Teatri ishte një godinë që ia vlente ta ndaje me studentët. Plateja, skena, bokaskena, prapaskena, kuintat, dhomat e aktorëve, mekanizmat që mbanin skenografinë që fshiheshin në volumin mbi skenë, e kështu me radhë. Ishte thjeshtësia në thelb e dizajnit të këtij teatri që e bënte të mundur të lexohej kaq pastër ku fillonte e ku mbaronte njëri element në dallim nga tjetri dhe si koordinohej funksioni i tyre. Nuk ka arkitekt që të ketë studiuar në FAU e mos të ketë njohur nëpërmjet këtij objekti si funksionon një godinë teatri, të mos ketë njohur magjinë e asaj skene jo vetëm gjatë zhvillimit të një shfaqjeje, por edhe gjatë përgatitjes së saj. Ishte kjo godinë, që megjithë gjendjen e degraduar në të cilën e kishin lënë, mbante gjallë pasionin e aktorëve për të vazhduar misionin fisnik emancipues që një teatër ka për një qytet e për një shoqëri.
Fatkeqësisht, ky ritual i të vizituarit të Teatrit Kombëtar është ndërprerë që me mbylljen e godinës dy vite më parë. Studentët e këtij brezi do e kenë këtë boshllëk në formimin e tyre. Por realisht godina është akoma aty. Ajo po thërret më fort së kurrë që t’i qëndrojmë afër. Të nderuar kolegë, çfarë do t’u themi studentëve? Që godina e teatrit papritmas nuk ka asnjë vlerë e që duhet t’i vëmë kazmën? Do t’u themi që t’i fshijnë të gjitha ato që kanë dëgjuar nga goja jonë për godinën dhe vlerat e saj dhe të gjithë bashkë të injorojmë ofshamat e fundit që ajo po nxjerr nga shpirti? Ta lëmë të vdesë?
Po si do ua shpjegojmë brezave të ardhshëm mungesën e kësaj copëze arkitekture në Tiranë? Ashtu siç i japim shpjegim shkatërrimit të Pazarit të Vjetër duke thënë që ishte koha? Po me cilën kohë do justifikohemi kësaj here? Nëse në atë rast askush nuk ngrihej dot kundra masakrës së dhunshme që ju bë zemrës së Tiranës sepse përfundonte të kishte një fat të zi, po sot, cilit regjim po i frikësohemi, regjimit të parasë? Do u themi studentëve që nëse dikur të fusnin në burg, tani të lënë të vdesësh për bukë, të heqin na puna, apo ngelesh pa asnjë projekt për studion private që me aq mund e ke ngritur? Nuk po i shkruaj këto fjalë për të bërë moral. Çdo arkitekt ka të drejtën më se legjitime të aspirojë për të ushtruar profesionin e tij. Ajo është dëshira më e madhe që e shoqëron gjithë jetën. Po ia fikën atë dëshirë, i kanë fikur ëndrrën. Po kjo ëndërr është thellësisht e lidhur me qytetin. A nuk është qyteti dashuria jonë më e madhe? Cili është shembulli që po japim në lidhje me rolin e arkitektit në Shqipëri? Mos vallë po vulosim të gjithë bashkë fatin e profesionit tonë si vegël e kujtdo që hipën në pushtet? Si mund të dalim nga ky paradoks i rolit të arkitektit si intelektual dhe arkitektit si profesionist që operon në një treg të ashtuquajtur të lirë, që fatkeqësisht në Shqipërinë tonë me demokraci të brishtë është kthyer në një treg të shtrembëruar nga forca politiko-mafioze më të mëdha se ne? Po vallë, a do na kuptojnë studentët? A do kemi më fytyrë të bëjmë leksione mbi forcën që ka arkitektura si profesion për të bërë më të mirën për qytetin? Apo thjesht do pranojmë me bishtin ndër shalë që ne nuk kemi zë? Që ne vetëm në auditore kemi zë, e që jashtë tyre jemi askush? Jashtë tyre nuk jemi as profesionistë, por as qytetarë të lirë? Na kanë mbyllur gojën! Na kanë reduktuar në trupa pa pasion, pa nerv, pa jetë! Na kanë marrë qytetin, të shkuarën, të tashmen, të ardhmen e tij. Çfarë po na bëjnë kështu?!
Këto ditë pranvere Teatri Kombëtar na pret si çdo vit. Dyert e tij janë të hapura. Ai është aty për të gjithë ne, studentë e arkitektë. I mungojmë më shumë se kurrë.
Marrë nga Peizazhe.com
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...
Çfarë ka ndodhur dy ditë më parë, të martën, me 12 maj, pasdite vonë, në Sheshin Skenderbej?Përshkrimi i vetëm krejtësisht teknik për të cilin me gjasë p...
Edhe Kalorësi Shqiptar, në dashuri ka rënë me “Dylqinjën e Tironës”!Pasi shtriu përtokë përbindëshin ”Korrupsion” aq sa gjaku shkoi deri në gju edhe tek Astiri,...
50 qindarka per te bere dashuri Vjen muaji maji dhe une prej 50 vjetesh qe kur u bere pjese e imja ndihem i lumtur. Ishte maji kur u martuam, eshte maji i per...
TIRANË- Në një Shqipëri të plagosur të post tërmetit, në një Shqipëri që nuk po del dot nga shtetrrethimet e njëpasnjëshme dhe gjendjet e jashtëzakonshme, ...
TIRANË– Data 27 qershor është dita botërore e NVM-eve (Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme), si mirënjohje për punën që bëjnë dhe ndikimin e madh që kanë në e...
Ne shqiptarët, jemi ndoshta i vetmi popull që në folklorin tonë të pasur i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë një gjysëm amfibi simpatik, Njgjalës. M...
TIRANË– Prej disa ditësh në Shqipëri, konrektisht në qytetin e Tiranës, janë organizuar protesta, që ka mbledhur në mënyrë masive njerëzit në sheshin “Skën...
Tregimi i së dielës: E pashë dhe pardje,ashtu si vjet e para disa vitesh,ulur te shkëmbi buzë detit. Dhe fliste. Fliste e fliste. Dëgjoja copëra fjalësh që “lag...