LIVE UPDATES
Insights

Darka e Ngjalave!

11 Maj 2020, 13:53 Nga DOSJA
Darka e Ngjalave!

Ne shqiptarët, jemi ndoshta i vetmi popull që në folklorin tonë të pasur i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë  një gjysëm amfibi simpatik, Njgjalës. Madje, në Myzeqe, njgjala është edhe më e “privilegjuar” pasi këtu i është kushtuar edhe një valle, e vetmja në llojin e vet, “Vallja e Njgjalës”. Me lëvizje që imitojnë njgjalën dhe përpjekjet e mëdha të peshkatarëve që duan ta kapin, gjë që nuk është aspak e lehtë… nuk thonë kot “rrëshket si ngjalë”! Po kaq e rëndësishme është ngjala edhe për politikën shqiptare. Madje politika shqiptare sipas filozofit të madh Popull, e ka çarë rrugën e saj me ngjalë në dorë. Pak kohë më parë, dy “vëllezërve” të një gjaku politik, që më pas u bënë armiq të betuar, u mjaftoi një drekë ngjalash për të hedhur pas krahëve gjithë armiqësinë.

E hëngrën ngjalën nga dy drejtime të kundërta deri sa u puqën dhe frap si me magji u puthën.  Po s’qe e thënë! Nuk zgjati shumë dhe filloi prapë armiqësia e vjetër. Kaq e madhe u bë kjo armiqësi sa u mbushën sheshet me protestues për të mbrojtur Kushtetutën, një asortiment që nuk figuronte në menynë e drekës më të famshme të historisë sonë politike, e njohur si  “Dreka e Ngjalave”. Aq seriozisht e kishte presidenti ynë i nderuar këtë kauz, sa edhe figurave historike te Mic Sokolit e Vojo Kushit i’u drejtua për ndihmë! Të ketë patur vallë bombë në dorë Vojua kur u hodh mbi tank? Apo një ngjalë? Të ketë ndikuar vallë pandemia për një dashuri Rama-Meta në “kohën e kolerës”?

Nuk mund të gjej një shpjegim pse presidenti ynë i nderuar, shpejt e shpejt kaloi një ligj si ky i fundit që për shumë juristë e intelektualë është antikushtetues?! Si mundet vallë presidenti të firmosi një ligj që vetëm se ke thyer karantinën edhe pse nuk je i infektuar të rrasin prangat? A mos vallë kemi të bëjmë me një tjetër drekë ngjalash, por tani e ngrënë në errësirën e natës? Mos vallë tek kjo darkë qëndron “trimëria” e Ramës për të çuar në gijotinë teatrin kombëtar!?

A po rrëshket si ngjalë edhe pallati i drejtesisë?

Brezit të lindur para 90-ës, i kujtohet mirë një skeç i estrades së Fierit ku Luftar Paja, në rolin e “kontrollorit” i bërtiste gruas (sa e dëgjoi gjithë lagja), që t’i binte dosjen se do nisej për një kontroll të befasishëm. Kështu po ndodh edhe sot. Pas denoncimit për tendera sekret nga ana e opozitës, u bënë plot tre javë dhe ende nuk kemi dokumentat e tenderit në duar?! A nuk i mjaftonte vetëm një gjysëm ore një officeri të policisë gjyqësore për të sekuestruar dosjen origjinale?

Pse duhej të priste dy javë dhe po nuk i prutë vetë edhe për një javë tjetër do vijmë vetë t’i marrim?! Kur është shpallur një fitues, dokumentat e tenderit janë kopsitur të gjitha dhe shpallen publikisht. Por deri tani ende s’i kemi parë?! E katandisur “kokoshi një thelë”, pa Gjykatë të Lartë e Kushtetuese, më shumë të skarcuar nga vetingu, e me të tjerë që presin “ditën e gjykimit”, drejtësia e re po pret me ankth vaksinën anti korrupsion që po vjen nga USA e BE me programet OPDAT e EULEX.

Mos po rrëshket si ngjalë edhe opozita?

E ndodhur para presionit ndërkombëtar që ia futi “dy këmbët në një këpucë” pas djegies së mandateve dhe e zhveshur nga të gjitha pushtetet, opozita po bën llogaritë e saj pa bujë. Po përpiqet të fitojë simpatinë pupullore përmes denoncimeve dhe këshillave që i jep qeverisë për të lehtësuar ekonominë. Situata nuk është e lehtë për të, pasi edhe zgjedhjet që do të bëhen vitin tjetër, do të jenë të ndikuara nga pandemia e Cov19. Para liderit të saj është një Nyje Gordiane që duhet ta zgjidhi! Dikur Aleksandri i Madh, që të mos dorëzohej si gjithë të tjerët, e preu me shpatë atë. A do të mundet lideri aktual i opozitës të presi lidhjet e krimit me politikën dhe oligarkët që ngjiten pas pushtetin si miza pas mjaltit? Të shohim?!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog darka e ngjalave ilir gjini darka e ngjalave ilir gjini

Sondazh

Poll
Insights 7 Maj 2020, 12:34

Në gjurmët e Kalit të Qyqes

Shumë prej jush, mund ta dini që vitin e fundit jam angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në Shqipëri. Mund të mba...

Insights 5 Maj 2020, 19:12

Pavioni Numër Gjashtë

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme...

Insights 3 Maj 2020, 12:35

Nuk vendosin virologët në krizën e koronavirusit

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe po...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët