LIVE UPDATES
Insights

“Nuk u mësua dot të jetojë pa detin”/ ‘Sakrifica’ e plakut për të birin që ka në Gjermani

10 Maj 2020, 05:53 Nga DOSJA
“Nuk u mësua dot të jetojë pa detin”/

Tregimi i së dielës: E pashë dhe pardje,ashtu si vjet e para disa vitesh,ulur te shkëmbi buzë detit. Dhe fliste. Fliste e fliste. Dëgjoja copëra fjalësh që “lageshin” nga dallgët e nuk nxirrja dot kuptimin e tyre. Ai plak,jo aq plak,e kishte zakon muhabetin me detin. Mbase e quante shok e sa të rrinte me llogje në kafene,qëndronte ulur mbi shkëmb. Si i vendosur mbi podium u drejtohej dallgëve me fjalime. Madje me zë të lartë. Mund ta merrje dhe si të luajtur nga mendja,por rrëzohej kjo hipotezë nga që bashkëmosharët e përshëndesnin me dorë e nuk u bënte përshtypje dialogu i tij me detin.

Pyeta një ditë Liron,një fqinjin tim te shtëpia verore. Ai qeshi e iku. Nuk më shpjegoi gjë. Ma la enigmë. Ndaj dje iu avita e po bëja sikur s’e kisha mendjen te ai. Gjoja po shihja celularin tim.  Deti ishte qetësuar,kishte rënë era dhe dallgët qenë zbutur. Ashtu si puthjet pas seksit. Nisa të dëgjoj fjalë të plota.
-Mirë,mirë jemi. Mbrëmë gjumin e kam bërë me copa,ka qënë i térbuar deti. Nga që mungon ti prej kaq e kaq vitesh,-fliste plaku. Atë çast mendova se ky njeri do ishte çakorduar nga mendja. Më ngjau me xha Andonin,që fliste me vete edhe kur ecte rrugës,edhe kur rrinte në ballkon.
-Dalin për peshk plot varka. Edhe Genti çdo natë andej nga Karaburuni gjuan,-vazhdonte plaku. E shuajta kurreshtjen e doja të çohesha,por plaku me fytyrë nga deti vazhdoi:
-Po bëhen gati plazhet. Nuk do vish dot sivjet se aeroplanët i ka bllokuar qielli,po detin nuk ta ndaj,çdo muzg aty e ke…
Plaku u çua dhe erdhi drejt meje. Zgjati dorën,ia zgjata dhe unë,por ai e kaloi mbi kokën time dhe te dega e pemës ku isha mbështetur mori diçka të zezë,celularin e tij. E fërkoi me pëllëmbën e madhe dhe e shtiri te xhepi i xhaketës. Buzëqeshi një çast e më tha:
-Vij çdo ditë te deti. Edhe më parë se e kam shok të ngushtë. Por ka ca vjet që ma ka caktur djali si punë me detyrim. Ai ka emigruar në Gjermani. Mirë është me shëndet e familje. Më mungon shumë ti dhe nëna,më thotë,por më shumë më mungon deti. Se u rrit ja mes këtij uji e këtyre dallgëve,u lumturua kur mësoi not apo kur zuri peshkun e parë. Mësoi gjermanisht,mësoi zanat atje,por nuk u mësua dot të jetojë pa det. Ndaj vij në muzg,kur ai del nga puna,vendos celularin te dega e pemës,hap kamerën e ia çoj në Gjermani detin e tij. Në fillim qante,tani ngazëllehet e kur vonohem pak më thotë,po ç’u bëre mo burrë?
Nuk priti të flisja. Vuri duart prapa dhe kokëulur u nis sipër,te pallatet e reja.
Nuk mësohem pa det është dhimbje,uri shpirti,pragkrize. Ndaj babai si mjeku i urgjencës ia jep trinitinën çdo muzg,sa vjen ora që dita e nata ngërthehen mes tyre. Gjermania është jeta,siguria,lumturia. Deti është dashuria. Jo më kot thuhet se jeta është dashuri plus gjërat e tjera.  Deti u qetua dhe më. Mbase u gëzua që on line shkoi deri larg në Allemanjë ose mbase që dikush nga larg i shpreh atij besnikërinë pasionante…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog

Sondazh

Poll
Insights 7 Maj 2020, 12:34

Në gjurmët e Kalit të Qyqes

Shumë prej jush, mund ta dini që vitin e fundit jam angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në Shqipëri. Mund të mba...

Insights 5 Maj 2020, 19:12

Pavioni Numër Gjashtë

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme...

Insights 3 Maj 2020, 12:35

Nuk vendosin virologët në krizën e koronavirusit

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe po...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron