LIVE UPDATES
Insights

Pa Amerikën Gjermania zor se do të ishte shtet demokratik

8 Maj 2020, 13:13 Nga DOSJA
Pa Amerikën Gjermania zor se do të ishte shtet demokratik

GJERMANI- Heinrich August Winkler është 81-vjeçar dhe njëri prej historianëve më të mëdhenj gjermanë. Veprat e tij mbi historinë e Gjermanisë konsiderohen si monumentale. Winkler është profesor i emerituar i Universitetit Humboldt në Berlin. Së fundi ai ka botuar librin “Vlera dhe fuqi. Një histori e botës perëndimore” (shtëpia botuese C. H. Beck). Në gusht pritet të botohet vepra e tij e radhës: “Si u bëmë këta që jemi. Një histori e shkurtër e gjermanëve”.

Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, Heinrich August Winkler, flet për të kaluarën e Gjermanisë, të tashmen – dhe të ardhmen. Në vijim një përmbledhje e mendimeve të tij më interesante, plotësuar me shpjegime për lexuesin shqiptar.

1.

“Më kujtohet shumë mirë hyrja e trupave amerikane në këtë qytet të vogël afër Ulmit më 22 prill 1945”. Winkler u lind në Schelklingen buzë alpeve të Gjermanisë jugore. Ai ishte 6-vjeçar kur mori fund lufta. “Demokracia amerikane më ka fascinuar. Si nxënës vizitoja rregullisht Shtëpinë e Amerikës në Ulm. Në kulmin e polemikës mes historianëve gjermanë më 1986 filozofi Jürgen Habermas ka shpallur verdiktin se hapja e Republikës Federale të Gjermanisë ndaj kulturës së Perëndimit është e arritura më e rëndësishme intelektuale e gjeneratës së tij. Në njëfarë mënyre ky verdikt ka qenë edhe ora kur lindi postum e majta adenaueriane. Tani edhe intelektualët e majtë e vlerësonin pozitivisht politikën e Adenauerit të aleancës me Perëndimin”. Pas Luftës së Dytë Botërore kancelari i parë gjerman Konrad Adenauer ishte ithtar i paepur i aleancës së Gjermanisë me Perëndimin. Socialdemokratët dhe e majta gjermane në përgjithësi ishin skeptikë. Stalini përkrahte idenë e një Gjermanie si shtet neutral, por Adenauer kundërshtoi. Më vonë edhe e majta gjermane ia pranoi meritat Adenauerit. Por tonet antiamerikane edhe sot janë gjallë te e majta gjermane. Dhe këto tone i bën të mundshme jo rrallë edhe shefi aktual në Shtëpinë e Bardhë me nivelin e tij shpeshherë parashkollor të politikës.

2.

Heinrich August Winkler mendon se pa aleancën e Gjermanisë me shtetet perëndimore dhe pa rolin e madh të SHBA-ve, Gjermania zor se do të ishte bërë shtet demokratik pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, suksesi gjerman u arrit edhe për shkak se Republika Federale e Gjermanisë qëllimisht u orientua nga shembulli i demokracive anglosaksone dhe injoroi traditën e Republikës së Weimarit. “Në Këshillin Parlamentar në Bonn, i cili më 1948/49 shkroi Kushtetutën gjermane, ata që mbijetuan Weimarin nxorën përfundime antitotalitare nga katastrofa gjermane. Nuk do të kishte më diktaturë, por po ashtu demokracia kurrë nuk do të duhej të qëndronte neutrale ndaj vetvetes”. Elitat politike gjermane janë akuzuar se më 1933 ia lanë pushtetin Adolf Hitlerit duke u dorëzuar para lëvizjes së tij populliste, kriminale dhe raciste. Andaj sot në Gjermani shpesh thuhet se demokracia duhet të jetë syçelë dhe luftarake për të mbrojtur vetveten (koncepti i “streitbare, wehrhafte Demokratie”).

3.

“Në Gjermaninë perëndimore mrekullia ekonomike, rehabilitimi i shpejtë nga fuqitë ngadhënjimtare perëndimore dhe bashkëpunimi i ngushtë europiano-perëndimor dhe transatlantik i ndihmuan demokracisë të gëzojë përkrahje të gjerë nga popullsia”, thotë Winkler. E vërteta mbi Gjermaninë perëndimore është shumështresore. Për shembull pas vitit 1945 shumë nazistë vazhduan të shërbejnë në shtetin e ri. Profesori i filozofisë Hermann Lübbe fliste për “heshtjen komunikatave”: njerëzit distancoheshin nga “Hitleri dhe argatët e tij”, por askush nuk fliste për rolin vetjak në sistemin nazist. “Në fund të viteve 1950-të në Republikën Federale të Gjermanisë filloi një ballafaqim vetëkritik me historinë dhe kjo qe e mundur vetëm në një shoqëri të lirë, pluraliste”, shpjegon Winkler. Sipas tij, një ngjarje e rëndësishme për të hapur këtë debat ishte botimi më 1961 i librit “Griff nach der Weltmacht” (në shqip afërsisht kështu: “Dëshira për t’u bërë fuqi botërore”, ndërsa në anglisht libri mban këtë titull: “Germany’s Aims in the First World War”) të historianit Fritz Fischer. Në këtë vepër Fischer krejt fajin për Luftën e Parë Botërore ia ngarkon gjermanëve. Sipas tij, duke qenë popull i mposhtur më 1918 gjermanët nxitën forcat me destruktive mes tyre dhe ndezën edhe Luftën e Dytë Botërore. (Mbi 50 vjet më vonë historiani australian Christopher Clark në librin e tij “Somnabulët” shkroi se sa i përket Luftës së Parë Botërore gjermanët janë fajtorë, por jo më shumë se të tjerët. Clark potencoi sidomos karakterin terrorist të nacionalizmit serb në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Nuk munguan reagimet e ashpra në Beograd. Në Gjermani, ndërkaq, libri i Clark u bë bestseller).

4.

Heinrich August Winkler kritikon tendencat e elitave politike gjermane për të çuar përpara projektin e një Europe supranacionale, pa marrë parasysh ndjenjat e kombeve të tjera që kanë për shtetin nacional dhe prej të cilit nuk duan të heqin dorë. “Gjermanët e kanë shkatërruar më 1871 shtetin e tyre të parë kombëtar, Rajhun e Bismarckut. Por kjo nuk u jep atyre të drejtë që t’ua mohojnë të tjerëve aspiratën për komb dhe identitet nacional. Më shumë distancë vetëkritike ndaj historisë vetjake dhe më pak pretendime për udhëheqje moralizuese ndaj të tjerëve – ky do të ishte përfundimi i duhur nga historia gjermane”, tha Winkler. Rrjedhimisht, sipas tij, Gjermania ka obligim ndaj aleatëve në Europën Lindore dhe Qendrore që interesat e tyre t’i kuptojë si interesa legjitime europiane. Winkler thotë se te shtetet si Polonia, Çekia apo Sllovakia, Gjermania nuk guxon të krijojë përshtypjen se bashkë me Rusinë merr vendime duke anashkaluar fqinjët. “Para se Bashkimi Sovjetik të sulmohej nga Gjermania më 1941, ai përmes paktit mes Hitlerit dhe Stalini të vitit 1939 ka qenë partner i agresorit gjerman”. Këtu Winkler e ka fjalën para së gjithash për copëtimin e Polonisë mes Hitlerit dhe Stalinit. Porosia e Winkler është kjo: kujdes nga Vladimir Putini. Një apel që disa politikanë gjermanë nuk e dëgjojnë. Ish-kancelari Gerhard Schröder është një propagandist agresiv dhe me pagesë i Moskës. Gjermania, duke injoruar fqinjët lindorë, është marrë vesh për ndërtimin e një gazsjellësi alternativ për gazin rus. Këto vendime kanë shkaktuar jo pak habi e nervozizëm sidomos në Varshavë dhe Kiev.

Marrë nga Koha.net 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione amerika gjermania heinrich august winkler amerika gjermania heinrich august winkler

Sondazh

Poll
Insights 7 Maj 2020, 12:34

Në gjurmët e Kalit të Qyqes

Shumë prej jush, mund ta dini që vitin e fundit jam angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në Shqipëri. Mund të mba...

Insights 5 Maj 2020, 19:12

Pavioni Numër Gjashtë

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme...

Insights 3 Maj 2020, 12:35

Nuk vendosin virologët në krizën e koronavirusit

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe po...

Insights 29 Prill 2020, 07:06

Kërkim falje dhe një poshtërsi gebelsiane

Nga disa reagime që dëgjoj dhe lexoj, autorët e të cilëve po dalin mbi detyrën e të qenit njerëzorë dhe politikë, janë të padinjitetshëm në atë që thonë, para s...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron