Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Zonja me inicialet B.G është vetëm një prej 15 grave që janë mbledhur për një trajnim pranë zyrave të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC). Ajo spikat për shkak të zemërimit dhe mllefit që ka brenda saj, për të gjitha padrejtësitë e përjetuara për vite me radhë në fabrikën ku vazhdon të punojë. Ato janë të gjitha punëtore të fasonerive të ndryshme, siç njihen rëndom fabrikat që prodhojnë dhe eksportojnë pjesë të punës së prodhimit dhe që përbëjnë grupin më të madh të firmave prodhuese dhe eksportuese në Shqipëri.
“Punohet për marka ndërkombëtare që janë jashtëzakonisht të njohura si Guçi, Salvatore Ferragamo etj. Disa prej këtre markave kane marrë edhe angazhime ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Por sasia e parave që ato marrin në lidhje me gjithë atë lodhje të madhe për produket që punojnë, nuk krahasohet me çmimin jashtëzakonisht të lartë të shitjes së një produkti nga këto firma të mëdha. Porositë në fakt nuk vijnë direkt nga markat e mëdha, por nga kompani ndërmjetëse, kryesisht Italiane, të cilët ose hapin fabrikat e tyre ose bashkëpunojnë me prodhues shqiptarë. Këto lloj fabrikash në Shqipëri quhen fasoneri. Në fabrikat në Shqipëri bëhet i gjithë procesi ose pjesë të tij dhe pastaj produktet dërgohen në Itali ku shpeshherë vendoset marka. Në disa raste është e pamundur të marësh një informacion se cilat janë markat përkatëse që tu kërkohet të mbajnë përgjegjshmëri sociale. Shpesh herë puna e grave shqiptare që punojnë në fasoneri, them gratë sepse ato përbëjnë 90 % të forcës së punës në fasoneri nuk njihet, vetëm sepse monitimi i pjesëve dhe marka vendoset në një vend tjetër” thotë Mirela Arqimandriti, drejtoreshë ekzektutive e GADC.
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim prej 5 vitesh është fokusuar ndjeshëm tek çështjet e të drejtave të grave në sektorin e tekstileve dhe këpucëve, pasi siç pohon Arqimandriti është vënë re se ato kanë mjaft probleme me kushtet e punës, pagat, sigurinë e shëndetin në punë, organizimin sindikal për mbrojtjen e tyre. “Na e vunë aspiratorin, por nuk e ndezin pothuajse fare”-thotë ndërkohë një tjetër punëtore, pak e më vjetër në moshë. Shumica ankohen se kushtet janë të vështira në ambjentet ku punojnë aq më tepër tani në dimër, ku i ftohti dhe lagështira e vështirëson një proces normal pune.
“Por më i rëndësishëm është rreziku nga helmimet që krijohen brenda ndërmarrjeve për shkak se të gjitha këto copa që vijnë për tu punuar, vijnë në kuti të mëdha dhe për ti ruajtur, ato kanë brenda disa solucione. Ky lloj solucioni në momente të caktuara mund të hidhet më shumë ose më pak kur paketohen dhe prandaj kur happen kutitë ky solucion shpërthen në ajër dhe lëshon disa kimikate. Këto gra mund të jenë shtatzënë apo me sëmundje të ndryshme, pra kimikatet mund të ndikojë te fëmija apo vetë gruaja. Ndërkohë nuk ka asnjë studim se çfarë shkakton puna e tyre në këmbë apo ulur me orë kaq të zgjatura, në shtyllën kurrizore, në shëndetin mendor apo edhe në probleme të tjera shëndetësore. Nga ana tjetër nuk kanë një mjek i cili duhet të jetë aty në fabrikë, bazuar në Ligjet Shqiptare. Këto janë ca gjëra që nuk duhet ti tolerojë as Inspektoriati i Punës. Mjekun e ka për detyrë ta marrë pronari, por ai merr një të tillë që punon edhe në shtet edhe në fabrika të tjera. Ndonjëherë gratë raportojnë që mjeku është veteriner”-vijon Albana Konçi, koordinatore e këtij projekti pranë Qendrës “Aleanca Gjnore për Zhvillim” .
GADC ka trajnuar gjatë këtyre 5 viteve rreth 2000 gra në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por vetë Arqimandriti pranon se ky është një numër i vogël nëse sektori ka rreth 70 mijë punonjës, siç deklaron Dhoma e Fasonëve. Informacioni lidhur me numrin e saktë të punëtorëve por dhe vetë fabrikave në këtë sektor, është sipas Arqimandritit një tjetër problem, për të cilin kemi kërkuar nga Qeveria Shqiptare ta adresojë. Megjithatë sfida më e madhe e këtyre grave është mbijetesa. Shumë prj tyre me justifikimin se nuk kanë plotësuar normën, apo janë të reja në punë paguhen nën pagën minimale të përcaktuar nga shteti shqiptar.
“Strapacimi i tyre është i jashtëzakonshëm, sepse ato janë të gjitha me halle të mëdha. Familje me shumë fëmijë, me prindër të moshuar, i kanë burrat kryesisht pa punë ose me punë ditore. Burrat në Shqipëri, ndryshe nga Turqia, nuk punojnë në këtë sektor, punojnë vetëm gratë, kurse në Turqi ka një numër të madh burrash që punojnë në këto sektorë. Ajo që vihet re në Shqipëri është që në këtë sektor, drejtuesit/menaxherët janë kryesisht burra. Shuëm prej këtyre grave i kanë burrat në emigracion të përkohshëm dhe u bie një barrë shumë e rëndë për të mbajtur fëmijët, të moshuarit dhe gjitëh hallet e familjes në përgjithësi. Të gjitha këto gra janë të frustruara për shkak të problemeve ekonomike dhe janë të gjitha me kredi bankare, për shkak edhe të mos informimit dhe joshjeve bankare, për të plotësuar ndonjë gjë në shtëpi. Ndërkohë që ato nuk janë të zonja ti bëjnë pagesat dhe kështu banka gjen se ku punojnë dhe u bllokon pagën”-shpjegon Arqimandriti.
Një pjesë të rëndësishme e trajnimeve e zënë të drejtat e punës, pasi siç pohojnë vetë këto gra, mungesa e informacionit mbi të drejtat e tyre, i ka penalizuar ato edhe më shumë. “220 mijë lekë rrogë nuk na dalin as për të mbijetuar me çmimet e tregut shqiptar, nuk bëhët fjalë për të përballuar shpenzime të tjera të domosdoshme apo të plotësojmë kërkesta e fëmijëveKemi firmos një kontratë por nuk dimë as çfarë kemi firmos. Kur ja kërkuam kontratën për ta lexuar, na thanë-Po deshe ik në shtëpi, por kontratën nuk ta japim”-tregon punëtorja R.B. Shqetësimi i saj më i madh është nëse kompania ku ajo punon i ka paguar apo jo sigurimet shoqërore.
“Ato nuk e kanë idenë se çfarë nënshkruajnë në kontratë, sepse nuk e lexojnë dot kurrë, ose nuk kanë fare kontratë pune. Ato dinë vetëm detyrimet, nuk dinë të drejtat. Ne jemi përpjekur shumë që të informojmë edhe përmes medias, por prapë është shumë pak sepse ajo që duhet ti mbrojë në të vërtetë është sindikata. Sipas përfaqësuesve të sektorit fason, punëdhënësve, përfaqësimi sindindikal në këto fabrika ëshët shum ëi ulët.” ”-vijon Konçi.
Sipas saj, shumë prej vajzave apo grave që punojnë në sektorin fason, vijnë nga dhuna në familje e ndërsa përballen me dhunën, ato ndeshen edhe me forma të ndryshme të dhunës dhe diskriminimit edhe në vendin e punës. “Këto gra vijnë nga dhuna në familje. Shumica prej tyre janë të terrorizuara nga mungesa e parave. Janë të gjitha nën një presion ekonomiko-social. Ne kemi hapur një numër jeshil 08001818, ku vetëm gjatë 2020 kemi patur rreth 8/9 raportime nga fabrika të ndryshme. Ne kemi një marrëveshje bashkëpunimi me Inspektoriatin e Punës dhe këto raportime ne i dërgojmë menjëhere tea ta për ndjekje më tej. Ata më pas na informojnë për rezultatet e kontrollit, në fabrikat përkatëse”-vijon Arqimandriti.
Sipas saj, një çështje e paadresuar mbetet, diskrimini ndaj grave rome dhe egjiptjane i cili shpesh herë është i hapur nga punëdhënësit por edhe nga punëmarrësit. “Gjithashtu diskriminimi është i madh kur vjen puna te gratë shtatzëna. Në fasoneri, gratë që fillojnë punë për herë të parë e kanë shumë të ulët pagën, ju bërtitet, ju ulërihet. Pra ka diskriminim dhe dhunë të jashtëzakonshme edhe fizike edhe psiqike. Mezi iu japin leje për të bërë analizat e tyre personale. Lejen e zakonshme disa fabrika nuk e njohin fare, sipas raportimeve që marrim në disa vende si Kuçova apo Korça, kurse në Tiranë është pak më ndryshe sepse funksionon presioni i Inspektoriatit të Punës me të cilin ne kemi bërë dhe një marrëveshje bashkëpunimi”.
Pavarësisht trajnimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme nga Qendra “Alenaca Gjinore për Zhvillim”, shumica e grave nuk marrin dot kurajon të denoncojnë abuzimet nga punëdhënësit e tyre, dhe Arqimandriti pohon se raportimet në numrin e gjelbër 0800 18 18 janë të ulëta, pasi ato kanë frikë se mund të humbasin vendin e punës, e për rrjedhojë humbasin të vetmen mundësi për të mbijetuar.
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) është një organizatë feministe, jofitimprurëse që vepron në të gjithë Shqipërinë dhe në rajon. GADC është një zë për gratë shqiptare dhe një forcë për ndryshim. GADC punon në të gjithë Shqipërinë, për të fuqizuar gratë dhe për të krijuar një të ardhme me të drejta të barabarta për vajzat dhe gratë me të ardhura të ulëta për të dalë nga varfëria dhe përjashtimi social.
Marrë nga bitchmagazine
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Deklaratat skandaloze antishqiptare që në vazhdimësi ka bërë Shkëlzen Gashi, morën përmasa më të mëdha për shkak të funksionit të tij si këshilltar i kryeminist...
VLORË- Thellohet skandali me ndërtimin e karburantit në zonën e Lungomares, një shëtitore që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 12 milionë euro. Dos...
Që të kuptojmë të gjithë se ç’do tē përfitohet nga paketat e qeverisë, na ndihmoi Ben Ahmetaj dje me performancën e vet në OPINION. ——&...
Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për...
TIRANË– Pas më shumë se 40 ditë rezistencë dhe Gjirokastra, nuk mundi t’i bënte ballë epidemisë së COVID-19. Sot në Përmet, në një hotel në Grykën e ...
TIRANË- Liria për këtë javë mund të shijohet dhe për 5 orët në vijim. Kur akrepat e orës të shënojnë 15:30 të gjithë duhet të qëndrojmë mbyllur brenda, biz...
TIRANË- “Mos lexoni romane, ato janë për pensionistët dhe ata që janë të pasur”, “kjo kohë do të tregojë ata që kanë vlerë nga ata që janë të pavlerë”, pak...
Shumë kohë para lindjes së vetë Jezu Krishtit, u bë lufta më e famshme “mitike” që bota kish parë e dëgjuar, “Lufta e Trojës”. Dhjetë vjet luftë, beteja të humb...
TIRANË- Pse Ermal Mamaqi ka te drejte?! Nuk jam fort mire me Instagramin, per zgjedhje personale, por edhe sepse Facebooku me merr teper kohe. Dhe pikerish...
“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!”Karantinën apo këtë rumpallë?”Në këtë situatë të vështirë, kur s’dihet as kur do përfundojë dhe as si do përfundojë, njer...