LIVE UPDATES
Insights

Qokat e karantinës!

22 Prill 2020, 17:40 Nga DOSJA
Qokat e karantinës!

“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!”

Karantinën apo këtë rumpallë?”

Në këtë situatë të vështirë, kur s’dihet as kur do përfundojë dhe as si do përfundojë, njerëzit nëpër shtëpia për veçse bombardohen me lajme nga më të ndryshmet, që nga ecuria e virusit Covid-19 në Itali, Greqi e deri në Pol të ngrirë të Veriut deri tek si e kalon karantinën X apo Y personazh. Madje edhe çfarë ka në program të shkruaj ky shkrimtar apo kjo shkrimtare, që në thelb marrin vetëm cilësime “qokë” sepse edhe ata vetë e dinë që nuk i përmbushin “kushtet” për tu cilësuar si të tillë. Publiku që nuk i njeh fare, ose i ka dëgjuar vetëm për ndonjë “bëmë”, përgjigjet si tek humoristët italianë të Zelig:- Adriana? E chi e’ Adriana!?(Adriana, po kush është kjo?!)

Të mbushësh një program televiziv është e vështirë, sidomos kur janë të përditshëm. Një punë që stafet e tv e përballojnë me jo pak vështirësi. Pasi duhen gjetur personazhet e duhur dhe ata që përbëjnë risi apo lajm për momentin. Disa gjejnë plehrat jashtë kazaneve(a thua se në muajt e mëparshëm ishin brënda) e disa “zbulojnë” që kazanet nuk kanë kapakë!

(ashtu ishin edhe më parë). Disa kalojnë në extrem. Tregojnë teori konspirative me corona virusin. Ndërsa on linë ka plasur loja e shpërndarjes së videove porno dhe me corona, pa hequr temën e ditës:- “Shpërndaje se do të kesh një fat të madh brenda tre ditëve!”

Televizionet e mëdha që duhet të jenë edhe shembull i pa anshmërisë në çdo aspekt, tani kanë filluar të japin si lajme të ditës mesazhet e Qendrës Kombëtare të leximit të librit, një institucion i ri i krijuar në Ministrinë e Kulturës. Sinqerisht unë e vlerësoj drejtoreshën e kësaj Qendre si grua e lexuar dhe me kulturë dhe urimin e parë që i dërgova ishte:- Shpresoj që të mbarojnë qokat e librit dhe të poetëve e shkrimtarëve tani që je në krye të kësaj Qendre!

 Por u gabova. Dita-ditës pashë që drejtoresha vazhdoi të promovonte e të bënte publicitet miqve të saj, klaneve të saj që shpesh “koinçidonin” të ishin po ato klane të sallonit të ish ministres Kumbaro dhe të stafit të saj që u bënë shkrimtarë dhe përkthyes brenda 4 vitesh që drejtonin drejtorinë e librit në Ministri. Shpesh ishin po ato që jepnin direktiva se kush duhet të fitojë çmimin e madh në panairin e librit aq sa një shkrimtar e studiues mik, para një viti më tregonte:- “Ishim të gjithë kundër “tij”, dhe nuk arrinim të kuptonim përse ishte nominuar(emëruar) si një ndër finalistët. Pa pritur njërit nga antarët i bie telefoni. Ai del jashtë dhe kur hyri na kërkoi të rishikonim edhe një herë vendimin për të mos e votuar atë që edhe vetë ky anëtar nuk e vlerësonte! Pas tij ra një telefon tjetër dhe u përsërit e njejta skenë. Ajo doli jashtë dhe kur hyri kërkoi të njëjtën gjë. Kështu edhe me dy të tjerët dhe në fund ata kërkuan që “Ai” të shpallej fitues me shprehjen, – nuk i ka të këqija, hidhi një sy edhe një herë! Meqë unë insistova për jo, “Ai fitoi” çmimin e dytë. Por mua s’ma falën këtë mos bindje. Nuk më futën më në juri”

Menjëherë më vinë ndër mend redaktorët e televizioneve dhe moderatorët e disa emisioneve të librit që “klani i kukuvajkave” është kujdesur që të marrin ndonjë post e zyrë në ministri. “Qokat” janë shpërblyer dhe politika i do shumë servilët. Kjo shkon ndesh me politikën e librit e sidomos me atë që trumbetohet. Ministrja e re dukej se këto qoka e allishverishe nuk do i përkrahte, por edhe Ajo njëlloj si të tjerët më parë. Ra në kthetrat e klikës së klanit të “qokave”, ose ose ka qenë pjesë e tyre më parë.

E kujtoj edhe tani skenën e jurisë për çmimin e madh të panairit kur lexoj e shikoj “qokat e karantinës”. Para disa ditësh mësova edhe kush është në juri të “librit të karantinës” pasi “….”  bëri qokën e radhës për librin.

Me pas edhe të tjeret.

Tvsh?

Jo ai televizion kombëtar, që duhej të ishte i pari kanal televiziv që njerëzit duhej të shihnin, kur është fjala për librin ka aq shikues sa ç’ka një radio mes malesh që “trasmeton me tepsi”!

Atë televizion, TVSH-në, e kam për zemër dhe uroj “kalojë sa më shpejt karantinën e librit” ku është futur prej vitesh.

Natyrisht s’kam asgjë kundër televizioneve, përkundrazi kam respekt për punën e tyre me plot pasion e dedikim…! Me vjen pak habi sepse të gjitha emisionet e librit drejtohen nga gazetare dhe shkrimtare, disa aspirante e disa të njohur. Të gjithë kanë nevojë për promivim dhe “qokat” janë shumë të mirëpritura…

Asgjë kundër anëtareve të tjerë të jurisë, sepse, se pari, përveç Rita Petros (të cilën personalisht e adhuroj për punën dhe pasionin e saj, pavarësisht se ç’mendoj për poezinë e saj), nuk i njoh dhe së dyti me gjasa nuk i njeh as shumica e krijuesve Shqiptarë. Madje mendoj se edhe ata vetë nuk e  kuptojnë pse janë aty, por mendoj se në një juri kombëtare duhej të ishin figura të njohura të letërsisë që kalojnë “përtej të zezës dhe të bardhës”! Në Shqipëri si shtet dhe si komb ka shumë, ka plot të atillë që kur i dëgjon emrin ngrihesh në këmbë. Por ata drejtoresha dhe ministria nuk i marin dot, sepse ata nuk bëhen palë në qoka. Ata nuk kanë qenë kurrë pjesë e klaneve të kukumjaçkave dhe as të bufë-ve…

S’kam asgjë kundër Drejtoreshës së leximit, ka nisma të bukura dhe me pasion e kulturë punon për pasionet e saja! (-O zot mos na le kurrë pa njerëz me pasione…) Mua më vjen keq që Ministria e Kulturës nuk po “Rilind” siç shpresuam me krijimin e kësaj Qendre Kombëtare dhe me sa shihet, duhet të presim shumë. (Mos o zot të humbim shpresën!)

Jashtë qokave nuk por qëndrojnë do as televizionet, dhe për më keq ndonjë televizion kombëtar, në të cilin drejtuesit janë aq të talentuar  dhe s’kanë nevojë të blejnë jurinë me qoka! Në se nuk e dinë se ç’bëhet me promovimin e librit  është keq. Unë s’besoj se “ata” kanë nevojë për “partneritet”, siç nuk besoj se lenë “macen ti kalojë nën hundë”, prandaj jam i shtyrë të besoj që “qokat e karantinës” bëhen pa lejen e (tyre) siç besoj se edhe “qokat e librit” në ato Tv janë të tilla.

Në fillim të shpalljes së këtij konkursi të karantinës mendova të marr pjesë dhe unë me ndonjë prej librave modeste që kam pa botuar e ç’po shkruaj në këtë kohë të keqe.  Në përgjithësi nuk marr pjesë sepse i’a di “hallin” dhe njoh “sistemin”, por pasi pashë ç’ndodh, u tërhoqa. Nuk mendoj se jemi në “rilindje”. Jemi, për fat të keq të marrë peng nga “qoka të reja me stil të vjetër”

Më telefonoi një mik shkrimtar shumë i njohur, shumë i lexuar dhe i dashur për lexuesin. Edhe ai ishte i zhgënjyer!

Gjithsesi kjo është Shqipëria.

Një Shqipëri shumë e shpërfytyruar, madje do të thoja atë që Konica ka thënë 110 vite të shkuara:-  “Shqipëri të kam dhjerë s’të kuptova asnjë herë”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione andi omeri koronavirusi ne shqiperi andi omeri koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 22 Prill 2020, 05:57

Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë

Në javët e para kur filloi izolimi prej Covid-it dhe forma e re e të punuarit dhe mësuarit hyri në fuqi, u bë virale një video e një profesori të ftuar në BBC, ...

Insights 19 Prill 2020, 12:52

Një ditë bota do të rihapet, por mos pyesni se kur

Një ditë, bota do të rihapet. Një ditë, do të merrni pjesë në festa ditëlindjesh, do të shkoni në kishë, do të bëni pushime.Kjo dihet natyrisht. Ajo që doni të ...

Insights 18 Prill 2020, 20:29

Mediokriteti që zbuloi karantina

A ka jetë përtej një fotografie me dritë të mirë dhe një Giveaway?Qysh prej ditës së parë e deri më tani, nuk ka patur një ditë që të jem mërzitur në shtëpi. Pa...

Insights 16 Prill 2020, 18:34

Skizofrenia dhe integrimi

TIRANË- Kushdo që ndjek të menduarit e shqiptarëve mund të shpallë me solemnitet: Përçarjen (skizofreninë) politike nuk ua solla unë, atë e gjeta me...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj