LIVE UPDATES
Insights

Covid-19, rreziku i menaxhimit të epidemisë me propagandë

21 Prill 2020, 05:17 Nga DOSJA
Covid-19, rreziku i menaxhimit të epidemisë me propagandë

Shqipëri- Krahasimi që kam për dorur për të përshkruar momentin ku ndodhemi me epideminë Covid 19, është ai i kalimit të anijes sonë përmes Shillës dhe Karridbës, ku më një anë ajo rrezikon të përplaset me rrezikun e Shillës (epidemia), kurse më anë tjetër, duke u ruajtur prej saj, të përplaset me Karridbën (rrënimi ekonomik). Por nëse do t’i paraqisja me animacion këta dy shkëmbinj, nuk do t’i paraqisja si të ngurtë, por si të gjallë, që lëvizin, që dalin apo tërhiqen, shkurtohen apo zgjaten, zvogëlohen apo zmadhohen duke u bërë, kësisoj, edhe më të rrezikshëm. Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën e kapitanerisë, çka më së pari do të thotë: të arrijë të dallojë mirë jo vetëm pamjet e mbiujshme e të nënujshme të këtyre shkëmbinjve, por edhe lëvizjet e tyre.

A duhet të hapemi, sa duhet të hapemi, si duhet të hapemi, kur duhet të hapemi, janë pikëpyetjet që ngrihen sot, duke pasur parasysh se “rreziku ekonomi” po na afrohet e bëhet gjithnjë e më i madh. Por, që t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve duhet të dimë nëse e kemi rrugën të lirë në krahun tjetër ku qëndron kërcënueshëm rreziku epidemi.

E këtu vijmë në një nga problemet më të mëdha që paraqit, sipas meje, menaxhimi që po i bëhet krizës së pandemisë në Shqipëri, si pasojë e metodës së qeverisjes që ka aplikuar Edi Rama në këtë vend: ajo, sipas së cilës propaganda synon të mbulojë, manipulojë realitetin.

Në një shkrim të mëparshëm jam shprehur kundër përdorimit të fjalës “luftë” dhe të fjalëve “tradhtarë”, “armiq”, sabotatorë” për arsyet që lidhen sa me klimën psikologjike që kjo gjuhë mund të krijojë në raportet e shqiptarëve me njëri-tjetrin e të shtetit me njerëzit, aq edhe në emër të kalimit të kësaj krize nëpërmjet metodave të ndërgjegjësimit e përgjegjësimit dhe jo të frikësimit.

Por kjo fjalë, e përdorur aq shumë nga propaganda komuniste, që synonte unitetin e popullit rreth partisë, paraqet edhe rreziqe të tjera, që lidhen pikërisht me mbulimin e së vërtetës nëpërmjet mbytjes së zërave ndryshe, me pasojat që i dimë.

Një deputet rilindës, që, për ironi, ka pasur profesionin gazetar, na e paraqiti Ramën në këtë “luftë”, si një Odise që jo vetëm u ka dyllosur veshët shokëve të tij rilindës, por ka dyllosur edhe veshët e vet për të mos dëgjuar zërat e “sirenave” që kërkojnë t’i tërheqin në rrugën e gabuar. Me fjalët të tjera, mesazhi është se në gjendje lufte zërat opozitarë kritikë janë jo vetëm të panevojshëm, por edhe të dëmshëm. (Ky shkrim mua më kujtoi një fakt që tregojnë historianët: arriti një pikë gjatë Luftës II kur një pjesë gjeneralësh nuk guxonin t’i thoshin Hitlerit se sa çelik prodhonin SHBA-të, e heshtnin, por kishte edhe një pjesë që i thoshin me patos atë që donte të dëgjonte.)

Problemi është se kur në të gjithë botën flitet për gabime të shumta, duke filluar që nga OBSH, te qeveri shtetesh, pushtete lokale, e këshillime ekspertësh – për shkak se u gjendën përballë një krize të papritur e me shumë të panjohura – Edi Rama dhe Këshilli i tij Teknik na thonë se nuk kanë bërë asnjë gabim. Ky, sipas meje, është një qëndrim ku nevoja për të fituar luftën virtuale të propagandës mund të na çojë në mos shikimin real të gjendjes, që do të thotë në rrezikun e përplasjes rëndë të anijes jo vetëm me njërën, por me të dyja rreziqet kryesore.

Po e ilustroj këtë vetëm me një shembull që vjen nga vendi fqinj, Italia, së cilës i kemi kopjuar edhe termin “Këshilli Teknik”:

Sot, në Itali ka një debat të hapur mbi atë se ku ka gabuar Lombardia, që pati atë numër aq të madh njerëzish të infektuar e të vdekur, duke sjellë, si krahasim, rastin e Venetos, ku këta numra janë shumë më të reduktuar.

Sipas një virologu që bën pjesë në Këshillin Teknik të Venetos, suksesi i tyre shpjegohet me faktin se ata nuk dëgjuan këshillat dhe udhëzimet që erdhën nga Këshilli Teknik i qeverisë qendrore, i cili, në fazën e parë, nuk rekomandonte tamponimin në një masë sa më të gjerë të popullsisë. Në Veneto, ata e aplikuan tamponimin masiv (për çka gati u linçuan në fillim) dhe u rezultoi se kishte një numër shumë të madh personash të infektuar jo simptomatikë, të cilët, gjithsesi, paraqisnin rrezik për infektimin e të tjerëve. Duke u nisur nga kjo, morën masa për izolimin e këtyre nga pjesa e painfektuar. Kurse Lombardia nuk e bëri një gjë të tillë, por vazhdoi me tamponimin selektiv të rekomanduar në atë kohë. (Këtë shembull po e jap jo aq për të shpjeguar diferencën, sesa për të evidentuar se të gjithë flasin për gabime.)

* * *

Për t’u kthyer te vendi ynë: para disa ditësh, një i ri që u plagos nga Policia, kur u çua në spital për plagën rezultoi i infektuar me Covid-19. E njëjta gjë ka ndodhur me dy vetë që pësuan aksident me motor. Sikur të mos u kishin ndodhur këto ngjarje, ata do të kishin vazhduar të infektonin njerëz. Rastet në fjalë tregojnë qartë se ne nuk kemi asnjë ide të përafërt se sa e kemi numrin e të infektuarve asimptomatikë apo me simptoma të lehta dhe ky është një rrezik i madh potencial. Tashmë, të gjithë thonë se për të evituar këtë rrezik, duhen bërë sa më shumë tamponë dhe sa më shumë teste të gjakut, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një strategji hapjeje. Mirëpo, Edi Rama dhe specialistët e Këshillit Teknik të qeverisë po bëjnë një vesh të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje, sepse kanë vendosur t’i dyllosin ata. Vështirë të mendosh se kjo dyllosje ka të bëjë me atë se janë të bindur se e tyrja është rruga e vetme e duhur. Shkaqet kam frikë se janë të tjera. I pari që të vjen në mendje është se nuk ka tamponë dhe teste; ose nuk ka personel mjaftueshëm. Deri këtu e marrim me mend edhe pa na e thënë. Por ka një akuzë edhe më të rëndë: qeveria ka frikë të bëjë tamponime në masë pasi kërkon të kontrollojë numrin e të infektuarve e të të vdekurve nga Covid-19, pasi nuk ka mjaftueshëm shtretër të terapisë intensive e si rrugëdalje ka zgjedhur ta mbulojë këtë realitet me propagandën se gjithçka po shkon mirë. Se ku mund të na çojë një metodë e tillë menaxhimi, që nesër mund të na diktojë edhe hapjen pa njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së virusit, – por të mbuluar me propagandën e fitores ndaj “luftës” dhe “armiqve” – merret me mend lehtë.

Marrë nga Panorama.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione fatos lubonja koronavirusi ne shqiperi fatos lubonja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 19 Prill 2020, 12:52

Një ditë bota do të rihapet, por mos pyesni se kur

Një ditë, bota do të rihapet. Një ditë, do të merrni pjesë në festa ditëlindjesh, do të shkoni në kishë, do të bëni pushime.Kjo dihet natyrisht. Ajo që doni të ...

Insights 18 Prill 2020, 20:29

Mediokriteti që zbuloi karantina

A ka jetë përtej një fotografie me dritë të mirë dhe një Giveaway?Qysh prej ditës së parë e deri më tani, nuk ka patur një ditë që të jem mërzitur në shtëpi. Pa...

Insights 16 Prill 2020, 18:34

Skizofrenia dhe integrimi

TIRANË- Kushdo që ndjek të menduarit e shqiptarëve mund të shpallë me solemnitet: Përçarjen (skizofreninë) politike nuk ua solla unë, atë e gjeta me...

Insights 14 Prill 2020, 17:45

Mjeti i duhur, mesazhi i gabuar

TIRANË– Pandemia e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është krahasuar në mënyrë figurative me gjendjen e luftës. Dhe nëse pranojmë kë...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen