Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Dy ditë më parë në 11 prill, në zonën e njohur si “ish-Uzina Dinamo” ndodhi një aksident i rëndë, ku për pasojë humbi jetën një 23-vjeçar. Sot profesori i tij, Erion Kristo, bëri publik këtë lajm, duke thënë se studenti Reldi Guga, nuk do ulej më në bankat e auditoreve për të vijuar studimet e tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur në mesditë, në sytë e shumë qytetarëve, por Policia e Shtetit e ka fshehur atë. Asnjë njoftim për këtë ngjarje, as një rresht e as dy. Vetëm heshtje. Në mes të Tiranës, e parë nga banorët, kalimtarët e rastit, punëtorët që ishin brenda kantierit, nga vetë shoferi që e përplasi biçikletën e Reldit, e nga ndonjë kamer që është aty rrotull, por Policia e ka fshehur.
Është fshehur nga një institucion që publikon qoftë edhe aksidentin më të vogël, ku përplasen dy makina në një fshat të thellë në Shqipëri e më e keqja që ndodh është gërvishtja e bojës së ndonjërës prej tyre. Por kur ngjarja ndodhi në mes të qytetit e me pasojë vdekjen e një të riu, pati vetëm heshtje.
E pyetja që lind në këtë rast është: Pse u fsheh kjo ngjarje? Pse Policia nuk denjoi t’i dërgonte medias (Por dhe ta publikonte në faqen e saj zyrtare) 2 rreshta njoftim, qoftë edhe telegrafikisht.
Mos ndoshta Policia do të fsheh këtë ngjarje për të thënë në fund të situatës së COVID-19, se gjatë marsit e prillin numri i aksidenteve ishte në nivelin më të ulët historik dhe nuk kishte viktima? A u fsheh kjo ngjarje për të dalë sa më mirë me statistikat, pasi ministri i Brendshëm ka shpallur vitin 2020, si vitin e “Sigurisë Rrugore”?
Mos vallë kjo fshehje ndodhi pasi 23-vjeçari u përplas nga një kamion i një firme private. Kush është kjo firmë private që Policia ka frikë ti përmend emrin e ndaj fshehu dhe ngjarjen?
E të kthehemi sërish në fillim tek pedagogu Erion Kristo, i cili si mesazh ngushëllimi për stundetin e tij, zgjodhi një video kur Reldi Guga thoshte: Kemi frikë nga ligjet, nuk na zbatohen ligjet!
E kjo deklaratë e tij duhet të gdhendet me gërma të mëdha në çdo rrugë ku derdhet gjak, e fajtori bëhet akuzator dhe del faqebardhë, e viktima nuk lihet të prehet i qetë, e akuzohet se ishte fajtori i aksidentit.
E siç ka thënë 23-vjeçari që kamioni i ndërpreu rrugën e jetës “Këtu nuk zbatohen ligjet!”, ndaj i ndodhi atij tragjedia e dyfishtë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- “Bamirësia nuk të varfëron”, është motoja e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, e tanimë është bërë kandari matës i dhurimit në vendin tonë, pasi dhe v...
TIRANË– 1 janar 2020. Ndërkohë që i gjithë planeti, pa e patur haberin për atë që e pret, feston vitin e ri, në Wuhan të Kinës janë duke filluar njëq...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pas një armëpushimi disaditor me mediat ka nisur ti sulmojë sërish ato. Në një reagim në Facebook, Rama ka akuzuar sot mediat...
TIRANË– Orges Bilbili, njeriu që prej shtatë vitesh kërkohej në çdo skutë nga drejtësia shqiptare, ra në pranga nga një efektiv i vetëm. Me sk...
TIRANË- Prokurori Anton Martini, i cili pret t’i bashkohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e kaloi pa konsensus...
Një ditë në një lagje të bukur me shtëpi dhe oborre të pastra për merak, doli një nga banorët, (në fakt ky ishte i ri në lagje, sapo e kishte blerë shtëpinë në ...
TIRANË- Me qendrimin qe po mban ndaj shtetasve shqiptare per t’i ndaluar te hyjne ne shtetin e tyre, Edi Rama po ben genocid te paster!Ky veprim hyn ne kri...
TIRANË– Vitin që shkoi doli në pension. Në Shqipëri ishte mjek,por dhe këtu ia doli. U bë ndihmës mjek. Nga që rrogën e pati të mirë pensioni i del dhe i t...
Tiranë- Sjellja e vjetër e atyre që ishin te ndrojtur për ta nxjerrë në pazar bamirësinë që u kishte lindur në zemër, pothuajse është varrosur bashkë me viktima...
KOSOVË- Dëmi që i është shkaktuar kredibilitetit amerikan dhe autoritetit moral në Kosovë, kudo përgjatë Ballkanit, dhe në relacionin me Gjermaninë dhe Fra...