LIVE UPDATES
Insights

“MURI PREJ XHAMI”, Tregimi i së dielës: Raqi, mjeku shqiptar në Karolinën e Jugut

5 Prill 2020, 10:40 Nga DOSJA
“MURI PREJ XHAMI”, Tregimi i së dielës: Raqi, mjeku

TIRANË– Vitin që shkoi doli në pension. Në Shqipëri ishte mjek,por dhe këtu ia doli. U bë ndihmës mjek. Nga që rrogën e pati të mirë pensioni i del dhe i tepron. Kështu i thotë,Gjergjit,çunit me të cilin banon,se Fredi ka ikur me punë në Atlanta. Eshte i martuar e me dy fëmijë. Ndérsa Gjergji ka veç një gocë. Mjalti i mjaltit të mjaltit,e quan Raqi.

Keto ditë po kërkonin një shtëpi më të madhe. Gjetën disa kaq të bukura sa të vinte e të hyje atë çast. Por ajo e djeshme i pëlqeu më shumë. Jo se ishte pranë oqeanit,jo se ishte më e madhe dhe me dritë ngado. Por se dhoma e ndenjes kishte një vetratë me xham në mes. Hapej kur organizoje festa dhe mbyllej e bëhej dy dhoma kur ishin ditë të zakonshme. Sa e pa këtë vetratë,Raqi u çel në fytyrë. Fredi e pa që i pëlqeu dhe e pyeti:

-Ta blemë?

Nuk i ktheu përgjigje çunit se mendja i shkoi fluturimthi në Korçën e tij. Atëhere kur ishte kérthi,afër 60 vjet para…

*          *           *          *          *          *

Atë mëngjes dimri,kur jashtë kishte borë dhe qe acar,e çoi shpejt nëna nga gjumi.

-Do shkojmë te shtëpia jonë sot,-ia kujtoi ajo.

U çua vrik dhe veshi në çast tutat kaki. Do iknin nga banesa e dajës. Qëndruan atje disa vjet deri sa pardje iu dhanë një banesë te rruga kryesore e qytetit. Ia shtetëzuan një të pasuri,tha babai dhe tani atje do banonim 6 familje.

-Nxitoni,se mos na ngelet ne ndonjë dhomë e vogël,-tha babai.

Raqi kapi dorën e gjyshes dhe po ecte linkthi pas të rriturve. Arritën shpejt. Te shtëpia me dy kate pa një pllakë:”Bulevard Republika”.

-Kjo është,-i tha mamaja.

Hynë te një oborr i vogël mbushur plot me njerëz. Të shkallët,në krye qe një tullac i imët që kur fliste nxirrte stérkala.

-Familja Nino!

-Këtu,-dhe ngritën dorën nja gjashtë persona.

I mori me vete tullaci e pas pak ata po shihni turmën nga parmakët e verandës te kati i dytë.

-Këtë dhomë doja,-tha babai i Raqit.-Ka një wc atje. Ne të tjerët do dhjesim te ky qenefi jashtë,-e tregoi një kolibe te cepi i oborrit.

Pastaj u rregulluan të tjerët e në fund babai me Ethemin,kështu quhej burri i familjes tjetër me pesë fëmijë. Tullaci i mori bashkë e i ngjti lart. Te korridori i madh ishin dy dyer druri të larta e të skalitura. Hyni,u tha tullaci. Te dera e parë hyri familja e Ethemit. Te tjetra hyri familja e Raqit dhe për çudi u bashkuam në një dhomë. Dyert të nxirrnin te e njëjta dhomë. U panë  me çudi. Do jetonin bashkë 13 veta? Mos qe shaka? Por tullaci shkoi te kreu i murit dhe terhoqi zvarrë disa dyer të mëdhaja të ngjitura me njëra tjetrën. Nga mesi e lart ato ishin me xham me lule,plot ngjyra. Rrëshqitën mbi dysheme e kur takuan murin tjetér bëri krak një shul që u ngul pérdhe. Dhoma u nda në mes. Babait i ra dhoma me një dritare,Ethemit ajo me një ballkon. Tullaci ngeli matanë dhe tregoi se poshte ishte një kuzhinë e përbashkët,nevojtorja qe jashtë dhe kaq.

-Ta gëzoni shtëpinë,-uroi dhe iku si era.

Nëna gati të qante. Gjyshja donte te pyeste,por babai ia beri me shenjë,kujdes se na dëgjojnë. Matanë Ethemi seç bënte me ca tenxhere e dëgjoheshin të qara fëmije.

Nisën një jetë që asnjë ëndërr nuk ta servir. Nata e parë pa gjumë. Sa dëgjohej një teshtimë këtej,shëndet thoshin nga dhoma tjetër. Babai i Raqit gërhiste paq,por Ethemi qe kampion. Një djalë i tij fliste në gjumë dhe u tmerruam  kur një natë bertiste,vrije,mbyte!

Ditë pas ditë nisën njohjet. Te kuzhina u miqësuan gratë dhe filluan recetat e ushqimeve. Shtroheshim në tavolinë e na vinte zëri nga matanë:

-Doni ca turshi? Na i sollën nga Skrapari.

Babai ua kthente:

-Do pini ndonjë gotë me ne?

Dhe ajo dhomë me vetratë na u duk pas ca kohësh si një ndarje koti. Tani dinim se si i kishin hallet. Mësonim kur ishin sëmurë,kur nuk iu delte rroga,kur blinin ndonjë palë këpucë a pantallona. Fëmijët i bënin detyrat me pyetje e pérgjigje pér tabelën e shumëzimit,recitonin e korrigjonin njeri tjetrin. Dhe nëpër vite e hapën disa herë vetratën. Kur djali i madh i Ethemit shkoi ushtar,kur babai i Raqit mbaroi universitetin me korrespodencë dhe kur Raqi u operua nga apandeciti. U dukej sikur ishin një familje,vec dalloheshin nga mbiemri. Sa herë ishin në sebepe e vaki të rriturit hapej muri dhe dukej sikur shtëpia ishte plot,nuk mungonte kush. Shkuan vite e një ditë babai i tha Raqit se do iknin në pallat,andej nga stadiumi. Nëna u gëzua,por babai i kafshoi buzë. Kujdes se do merziten ata matanë,donte të thoshte. Kur edhi dita të largoheshim i mbyti ngashërimi të dy palët. Nuk ndaheshin,ashtu si nusja që qan kur braktis shtëpinë e babait.

Në pallat kishin dy dhoma e një kuzhinë. Djemtë,se u bë me dy,i vuri te një dhomë. Por ata ndenjën pa gjumë. Iu dukej sikur ishin në pyll. Nuk flinin dot me aq qetësi. Gjyshja gati u sëmur se donte muhabet dhe natën. Nënës i mungonte Hajrija,gruaja e urtë dhe e qetë e Ethemit. Në mëngjes do iknin vrap te shtëpia e vjetër,por te dera erdhi komplet familja e Ethemit.

-Të rrimë ca ditë ketej,të mesohemi,-thanë ata.

E sërish u mbush plot ajo banesë,me jetë,me njerëz,me lumturi.

Këto kujtonte Raqi dhe një vetratë e thjeshtë e detyroi të blinte një shtëpi të tërë. Se ajo vetratë zmadhon hapësirën,por dhe shton miq e shokë. Shton gaz e hare. Të shton jetë,i tha vetes.

-Do e blemë,bir. Qysh nesër,sa të dalë dielli…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka raqi tregimi i se dieles agim xhafka raqi tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 31 Mars 2020, 11:24

TIRANË- Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali,...

Insights 29 Mars 2020, 15:51

Koronavirusi/ Shumë arsye për të qenë optimist

TIRANË- Sot u bënë plot 20 ditë nga regjistrimi zyrtar i një pacienti pozitiv me COVID-19. Natyrisht aludohet që virusi ka hyrë ditë më parë në Shqipëri as...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë