LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA/ 100 ditët që tronditën botën, rikthimi në normalitet është një mirazh i largët

10 Prill 2020, 19:06 Nga DOSJA
ANALIZA/ 100 ditët që tronditën botën, rikthimi në

TIRANË– 1 janar 2020. Ndërkohë që i gjithë planeti, pa e patur haberin për atë që e pret, feston vitin e ri, në Wuhan të Kinës janë duke filluar njëqind ditët që tronditën botën: në prag të Vitit të Ri, autoritetet kineze informojnë OBSH se në atë qytet ka raste polmoniti, me origjinë të panjohur.

Në atë moment, jeta jonë ndryshun siç nuk do ta kishim imagjinuar kurrë. Sot, në ditën e 100 të emergjencës, numërojmë një milion e gjysmë të infektuar, 90 mijë të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së botës të mbyllur në shtëpi.

Kur pamë fotografitë e para “ekzotike” të kinezëve me maska, menduam: nuk do të vijë kurrë tek ne. Sot shkojmë në supermarket të mbrojtur si në një superluftë bakteriologjike, dhe pothuaj nuk na bën më përshtypje. Tani edhe takimi me bërryla, një alternativë e parë kjo ndaj shtrëngimit të duarve dhe përqafimit, është shndërruar me shpejtësi në tabu për shkak se shkel atë barrierë të padukshme që na rrethon në një perimetër prej një metër.

Rikthimi në normalitet është një mirazh i largët, të paktën aq i largët sa edhe një vaksinë efikase kundër koronavirusit, domethënë jo më herët se një vit. Në ndërkohë, na thonë ekspertët, duhet të heqim dorë nga vendet e populluar, stadiume, koncerte, kongrese, kinema. Do të rikthehemi të udhëtojmë, por do të duhet të shohim se si kompanitë ajrore dhe hekurudhore do ia dalin që të sigurojnë të ardhurat, duke garantuar distancat në bord (domethënë dy të tretat e pasagjerëve më pak). Smart working, videokonferencat dhe leksionet në distancë do të jenë normë.

Një tjetër botë, pas vetëm 100 ditëve. Kurrë në historinë e njerëzimit, një ndryshim kaq radikal nuk ka ardhur në mënyrë kaq të beftë. E dimë arsyen: Në të kaluarën, viruset udhëtonin me karvanë, anije apo maksimumi trena, sot udhëtojnë në klasin e biznesit. Brenda pak javësh, Covid19 nga Kina kërceu në Korenë e Jugut dhe më pas në Iran dhe në Evropë, deri sa mbërriti në Shtetet e Bashkuara, që sot janë vendi më i goditur me më shumë se 451 mijë të infektuar.

Kudo është përsëritur i njëjti mekanizëm: nënvlerësim i asaj që kishte ndodhur në vendet e prekura pak javë më herët, deklaratat e politikanëve se kishin situatën nën kontroll dhe në fund, një garë e ethshme drejt po atyre masave të emergjencës, që kishin adoptuar të tjerët. Pamjet e izolimit dhe spitaleve të ndërtuar brenda pak ditësh në Wuhan, u përsëritën pothuaj identike, kudo.

Por 100 ditët që tronditën botën patën një periudhë inkubimi më të gjatë se sa ajo e koronavirusit. Dekada të tëra gjatë të cilave qeniet njerëzore shkatërruan habitate dhe prishën ekuilibrat e natyrës, pa e vrarë mendjen për pasojat. Menjëherë pas alarmit zyrar kinez, në 1 janar 2020 u mbyll tregu i peshkut në Wuhan: është vendi që tregohet si pikënisja e epidemisë. Në javët që pasuan do të vinin konfirmime dhe përgënjeshtrime, por një gjë është e sigurt: koronavirusi kaloi nga një kafshë e egër, tek njeriu. Ishte parashikuar që mund të ndodhte, nga studiues dhe shkencëtarë si amerikani David Quammen i cili për kalimin e virusit nga një specie tek tjetra, kishte shkruar një bestseller ndërkombëtar në vitin 2012.

Këto 100 ditë që do të mbeten në histori mbyllen me kryeministrin britanik, Boris Johnson në terapi intensive. Sepse koronavirusi nuk bën dallime: godet të pushtetshmit dhe ata që nuk janë, mbi të gjitha nëse injorohen këshillat e dhëna nga ekspertët. Johnson, që mburrej se vazhdonte të shtrëngonte duar, e nxorri mësimin në kurriz të vet. Dy ditë më parë, në 8 prill, u rihap më në fund Wuhani, pas 76 ditësh bllokim. Na mëson që edhe mund të dilet. Me durim, metodikë dhe maturi, por dilet.

(Marrë nga Bota.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione 100 dite nen covid covid-19 ndryshimi i botes 100 dite nen covid covid-19 ndryshimi i botes

Sondazh

Poll
Insights 6 Prill 2020, 08:44

Rrëfimi- Fqinjët e inatosur

Një ditë në një lagje të bukur me shtëpi dhe oborre të pastra për merak, doli një nga banorët, (në fakt ky ishte i ri në lagje, sapo e kishte blerë shtëpinë në ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë