E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Deklaratat skandaloze antishqiptare që në vazhdimësi ka bërë Shkëlzen Gashi, morën përmasa më të mëdha për shkak të funksionit të tij si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurtit.
Shumica e njerëzve që kanë reaguar, kanë shprehur revoltën kundër deklaratave të tilla dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre bënë apele publike për shkarkimin nga ky funksion.
Ajo që më shtyri të reagoj ka të bëjë me pasojat e një deklarate të tillë.
Një numër gazetash serbe e shfrytëzuan rastin për të përgjithësuar qëndrimet e Shkëlzen Gashit si të ishin qëndrime të gjithë shqiptarëve! Sa për ilustrim po sjell foto nga kryeartikulli i gazetës serbe “Kurir” i titulluar SHQIPTARËT I PRANUAN KRIMET E UÇK-së! Këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi: Dik Marti ka drejtë, kemi 1000 CIVILË SERBË TË VRARË!”
Në “Librin e Bardhë” të Shërbimit Sekret Serb, të botuar dhe të shpërndarë në mars të vitit 2000, domethënë 9 muaj pas përfundimit të luftës kur ende në pushtet ishte Sllobodan Millosheviqi, u publikuan listat e civilëve të vrarë, të rrëmbyer dhe të zhdukur që i atribuoheshin UÇK-së. Në këtë botim zyrtar të shtetit serb, që përfshin periudhën nga 1 janari 1998 deri më 10 qershor 1999, pra deri në datën që për Serbinë konsiderohet përfundimi i luftës, numri zyrtar i serbëve dhe malazezëve që pretendohej se UÇK-ja kishte vrarë është 75, ndërkaq fiks 100 persona të tjerë të këtyre përkatësive etnike ishte rrëmbyer apo zhdukur nga UÇK-ja.
Që të duket sa më tragjik “veprimi i terroristëve shqiptarë”, në listën e personave të vrarë, të rrëmbyer dhe të zhdukur përmenden njerëz të moshave të shtyra, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të mbrohen. Në këtë listë përmendet Miroslav Shmigiq, 80 vjeç, Sultana Shmigiq, 76 vjeç, Aleksandar Shmigiq, 75 vjeç, Jovan Vasiq 74 vjeçar, Vitko Kostiq, 70 vjeç, Stajko Andjelkoviq, 69 vjeç, Darinka Vujoshevi, 69 vjeç, Dragoljub Voshtiq, 69 vjeçar, Zhivorad Krstiq, 68 vjeç, Radomir Voshtiq, 67 vjeç e kështu me radhë.
Vlen të theksohet se që nga data 1 janar 1998 e deri më 10 qershor 1999, në Librin Amëz të të vdekurve në komunën e Deçanit, të Pejës, të Rahovecit, të Skenderajt dhe të Drenasit, pra në komunat ku intensiteti i luftës ishte më i madh, asnjë serb nuk ishte regjistruar si i vdekur nga vdekje natyrore!
Imagjinoni për një çast në çfarë situate jemi! Pushteti që zbatoi gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë e akuzonte UÇK-në për vrasjen, rrëmbimin dhe zhdukjen e 175 civilëve serbë dhe malazezë, ndërkaq, 20 vjet më vonë, Shkëlzen Gashi e rriti numrin e tyre në 1000!!! Për këtë arsye mediat serbe i dhanë publicitet aq të madh!
Pohimet e tilla nuk përfaqësojnë shqiptarët, por dalje në sipërfaqe në kontekst të ri historik të logjikës që ka mbjellë Serbia në Kosovë!
Këtu nuk kemi të bëjmë me të drejtën për të shprehur lirshëm mendimin! Këtu kemi të bëjmë me shpifje skandaloze me qëllim të njollosjes së UÇK-së. I takon prokurorisë që të shqyrtojë mundësinë për të bërë padi për shpifje, në të kundërtën këtë gjë duhet ta bëjnë shoqatat e dala nga lufta!
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Thellohet skandali me ndërtimin e karburantit në zonën e Lungomares, një shëtitore që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 12 milionë euro. Dos...
Që të kuptojmë të gjithë se ç’do tē përfitohet nga paketat e qeverisë, na ndihmoi Ben Ahmetaj dje me performancën e vet në OPINION. ——&...
Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për...
TIRANË– Pas më shumë se 40 ditë rezistencë dhe Gjirokastra, nuk mundi t’i bënte ballë epidemisë së COVID-19. Sot në Përmet, në një hotel në Grykën e ...
TIRANË- Liria për këtë javë mund të shijohet dhe për 5 orët në vijim. Kur akrepat e orës të shënojnë 15:30 të gjithë duhet të qëndrojmë mbyllur brenda, biz...
TIRANË- “Mos lexoni romane, ato janë për pensionistët dhe ata që janë të pasur”, “kjo kohë do të tregojë ata që kanë vlerë nga ata që janë të pavlerë”, pak...
Shumë kohë para lindjes së vetë Jezu Krishtit, u bë lufta më e famshme “mitike” që bota kish parë e dëgjuar, “Lufta e Trojës”. Dhjetë vjet luftë, beteja të humb...
TIRANË- Pse Ermal Mamaqi ka te drejte?! Nuk jam fort mire me Instagramin, per zgjedhje personale, por edhe sepse Facebooku me merr teper kohe. Dhe pikerish...
“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!”Karantinën apo këtë rumpallë?”Në këtë situatë të vështirë, kur s’dihet as kur do përfundojë dhe as si do përfundojë, njer...
Në javët e para kur filloi izolimi prej Covid-it dhe forma e re e të punuarit dhe mësuarit hyri në fuqi, u bë virale një video e një profesori të ftuar në BBC, ...