LIVE UPDATES
Insights

Mjelma e zezë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

12 Maj 2020, 18:42 Nga DOSJA
Mjelma e zezë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

TIRANË– Data 27 qershor është dita botërore e NVM-eve (Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme), si mirënjohje për punën që bëjnë dhe ndikimin e madh që kanë në ekonomitë lokale dhe globale. Këto shoqëri janë 90% e totalit të gjithë shoqërive, gjenerojnë 60 deri në 70 % të punësimit dhe janë përgjegjës për 50% të Produktit të Brendshëm Bruto në nivel botëror, ato janë motori i ekonomisë botërore.

Edhe në Shqipëri në bazë të të dhënave të INSTAT është po e njëjta pamje. 99,8 % të ndërmarrjeve aktive e zënë NVM-të. 79,8 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM-të. 77,4 % të shitjeve neto realizohen nga NVM-të. 70,6 % të investimeve në vend kryhen nga NVM-të.

Pra nisur nga këto të dhëna vëmendja e qeverisë duhet të jetë tek këto entitete sepse, pa asnjë dyshim, NVM-të do të jenë mes segmentëve më të prekur nga pandemia. Nga ana tjetër, këto kompani kanë një rol kryesor në sigurimin e produkteve dhe shërbimeve thelbësore për popullatën gjatë krizës. Ndikimet kryesore tek NVM-të kanë të bëjnë me një ulje të kërkesës (kombëtare dhe ndërkombëtare), për rrjedhojë, ulje edhe në të ardhurat e tyre, ulje drastike ose mungesë të punës, qasje të vështirë në financime etj. Këto ndikime ndryshojnë sipas sektorit.

Në Evropë dhe Azi, qeveritë kanë miratuar një seri dispozitash për ndihma ekonomike që kanë të bëjnë kryesisht me shtyrjen e pagesave së taksave dhe kredive, rritjen e garancive për kredi, dhënien e kredive të buta dhe subvencioneve etj. Japonia ka lënë mënjanë një fond prej 15 miliardë dollarë amerikanë, Franca do të ndajë 2 miliardë euro në një fond solidariteti për NVM-të e prekura në kuadrin e një plani më të gjerë, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për një fond të paktën 250 miliardë dollarë për NVM-të, si pjesë e një pakete stimulimi ekonomik. Në disa vende të Amerikës Jugore, ka masa të ngjashme dhe përqendrohen në krijimin e moratoriumeve tatimore, ulje të përkohshme të kontributeve në sistemet e pensioneve, linja të buta krediti për NVM-të, si dhe rinegocime ose shtyrje të kushteve të borxhit.

Të gjitha këto masa ekonomike të shkallës së parë kanë për qëllim të përmirësojnë gjendjen financiare të NVM-ve dhe startup-eve në një afat të shkurtër dhe të mesëm, në mënyrë që tronditja të zbutet dhe pasojat negative të tilla si humbja e vendeve të punës ose dalja nga tregu të mund të zvogëlohen.

Shtete të ndryshme kanë sjellje të ndryshme kundrejt NVM-ve, si moratorium për një periudhë 6 mujore në pagesën e taksave (në Shqipëri bizneseve të vogla iu kërkohen taksat vendore), shtyrjen me 6 muaj pagesat e sigurimeve shoqërore (në Shqipëri ofrohet kredia sovrane për pagesën e pagave por dhe të sigurimeve shoqërore, pra bizneset duhet të marrin kredi që të paguajnë shtetin). Në shumë shtete bankat kanë qenë promotorët duke ofruar kredi me interesa shumë të ulta (në Shqipëri qeverisë i duhen mbi dy muaj për të arritur teknikalitetet e kredive sovrane), operatorët e telekomunikacionit si Vodafon, me ndërhyrjen e shteteve kanë ofruar shërbime internet falas për klientët e tyre (në Shqipëri një marrëveshje gjysmake u bë vetëm për abonentët me parapagesë por, edhe këta duhet të bënin ofertë të re që të përfitonin) etj.

Përballë këtyre skenarëve të pasigurt dhe në ndryshim, NVM-të duhet të ulen dhe t’i dalin zot bizneseve të tyre dhe të mos qëndrojnë me shpresën tek qeveria e cila nuk ka për të ndihmuar më shumë se sa deri tani. Sipas mendimit tim, këto biznese, duhet të ndihmojnë veten duke menaxhuar situatën, ato duhet:

Të analizojnë cilat janë “plagët” më të mëdha të biznesit të tyre në këtë kohë. A varet shumë biznesi i tyre nga një klient i cili tani ka ulur kërkesën? A ka pasur biznesi sasi të mjaftueshme të parave të gatshme? A e ka prekur biznesin puna nga shtëpia? Nuk duhet ta gënjejnë veten duke menduar se këto probleme kanë lindur me Covid-19, jo. Është njësoj si kur ndodhi tërmeti, ndërtesat e dobëta u prishen.

Nuk duhet të mashtrojnë veten duke menduar se sëmundjet e biznesit të tyre kanë lindur me Covid-19. Sa më shpejt të pranohen dobësitë aq më shpejt do të riparohen. Problemet duhet të zgjidhen nga rrënja, NVM-të nuk duhet të gënjëjnë veten se shkaktar është vetëm Covid-I, ai është thjesht katalizatori.

Të analizojnë mirë klientët e tyre dhe të mundohen të kuptojnë se çfarë vendi do ketë bzinesi i tyre tek klienti në periudhën post Covid. Duhet të mundohen të kuptojnë ndryshimin e klientit gjatë karantinës dhe a kanë lidhje këto ndryshime me produktin ose shërbimin që i ofrojnë. Nëse kanë ndodhur ndryshimë domethënëse, duhet të merren parasysh në mënyrë që të shikojnë mundësinë nëse munden të përfitojnë nga sjellja e re që do të ketë klienti?

Të analizojnë dyert që hapin krizat. Cilat shoqëri që i përkasin sektorit do të jenë më të prekurat? Si po e trajtojnë krizën konkurrentët, furnitorët etj. Të zbulojnë mundësi të cilat nuk i kanë parë më parë: që nga kërkimi i tregjeve të reja deri tek furnitorët që ofrojnë me çmime më të ulëta kështu do përmirësohen kostot, do diversifikohen klientët, do kenë më shumë para të gatshme. Krizat sjellin mundësi. Gjatë krizës ekonomike të vitit 2008-2009, u krijuan kompani që kanë shndërruar industri të tëra si Uber, Airbnb, Dropbox ose Spotify. Sot industri të tëra, siç është shitja me pakicë, janë në linjë në të gjithë botën për të qenë në gjendje të transformojnë linjat e tyre të prodhimit drejt mallrave me kërkesë të lartë, pajisje mjekësore, maska, ose se si kompani si Tesla po kërkojnë zgjidhje për të prodhuar respiratorë mjekësorë për të mbështetur sektorin shëndetësor. Pra krizat hapin shumë dyer për ata që e njohin mirë mjedisin që i rrethon, NVM duhet të gjejnë se cila derë është hapur për ta.

Të kryejnë një analize për të zvogëluar shpenzimet dhe investimet e panevojshme që mund të shtyhen, pa ndikuar në qëndrueshmërinë e ardhshme të biznesit. Të hapin linja të drejtpërdrejta komunikimi me klientët dhe furnitorët (aleanca me klientët për të siguruar pagesat dhe negociatat me furnitorët) Të bëjnë një rivlerësim të shitjeve për tremujorin tjetër (Prill-Qershor) dhe rregullojnë kapacitetin e prodhimit. Të kenë një komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët duke përfituar nga platformat dixhitale (aty ku është e mundur). Të kontrollojnë me rreptësi fluksin e parave duke siguruar likuiditetin në afat të shkurtër

Të negociojnë me bankat dhe / ose subjektet financiare huatë Të analizojnë mirë nëse duhet të marrin kredi të re sepse, marrja e huave ose e kredive mund të duket si një zgjidhje e zbatueshme në një afat të shkurtër por, duke pasur parasysh paqartësinë e skenarit ekonomik dhe, për rrjedhojë, kohën për të rikuperuar likuiditetin dhe normalitetin në treg, ky vendim mund të bëhet një kërcënim për financat e biznesit.

Si në çdo krizë, ka shumë sfida dhe pengesa që sipërmarrësit dhe NVM-të duhet të kapërcejnë.  Duke qenë se shteti është i pa aftë të kryej detyrën që ka, bizneset duhet të përpiqen të gjejnë vetë rrugët e daljeve ndërkohë që, mbështetjet dhe ndihmat qeveritare janë me pikatore.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog bizneset në shqiperi meri lika bizneset në shqiperi meri lika

Sondazh

Poll
Insights 11 Maj 2020, 13:53

Darka e Ngjalave!

Ne shqiptarët, jemi ndoshta i vetmi popull që në folklorin tonë të pasur i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë  një gjysëm amfibi simpatik, Njgjalës. M...

Insights 7 Maj 2020, 12:34

Në gjurmët e Kalit të Qyqes

Shumë prej jush, mund ta dini që vitin e fundit jam angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në Shqipëri. Mund të mba...

Insights 5 Maj 2020, 19:12

Pavioni Numër Gjashtë

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme...

Insights 3 Maj 2020, 12:35

Nuk vendosin virologët në krizën e koronavirusit

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe po...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë