LIVE UPDATES
Insights

Amerika po pret një përgjigje. Ajo mund të vonohet, por nuk mund të mos jepet

20 Maj 2020, 16:11 Nga DOSJA
Amerika po pret një përgjigje. Ajo mund të vonohet, por nuk mund

TIRANË- Mes tjerash, shefi i diplomacisë serbe theksoi se Trump gjithashtu nuk mendon se çështja ka mbaruar dhe se Serbia duhet të njohë vetëm pavarësinë e Kosovës.

Sado të bëjnë sikur janë të zënë me punë të tjera më të rëndësishme, udhëheqësit tanë të mëdhenj politikë nuk e shmangin dot detyrimin për t’i kthyer një përgjigje email-it të ambasadores Kim. Sado të lehtë apo të sikletshme që ta kenë, janë të shtrënguar ta bëjnë.

Ajo sugjeron që të shikohet sistemi danez, si një mundësi për të arritur një kompromis për reformën zgjedhore, kur po i afrohemi me shpejtësi zgjedhjeve të rregullta të vitit të ardhshëm. Sa për të parakohshmet, ato ekzistojnë vetëm në kujtimet e ëndërrimtarëve patetikë dhe në premtimet e korifejve të revolucioneve, që nuk shkrepën asnjëherë.

Natyrisht, që ky detyrim nuk ka lidhje fare me letrën e përmalluar që Damiani i ka dërguar sot Oerdit, ku duket sikur po përpiqet ta kujtojë se po soset uji i gamiles së reformës. E di edhe bufi që nuk është, as faji dhe as problemi i tyre, sa herë që ngec në llucë qerrja e negociatave mes qeverisë dhe opozitës. Por është tamam koha, në mos ka kaluar, që të flasin ata që i luajnë realisht gurët në Shqipëri.

Pa dyshim që ne duhet të jemi mirëkuptues. Nuk ka pse të përjashtohet që dikush prej tyre mund të thotë se tani që u prish Teatri, nuk ia vlen më as të jetosh fare, e jo më të mendosh për reformë zgjedhore. Por edhe pse në një kohë vërshimesh emocionale, që kanë shoqëruar shembjen brutale të godinës, ky justifikim nuk është aq i thjeshtë për t’u mbrojtur. Sepse bash në kontratën me Aleancën për Teatrin rreth një vit më parë vetë Lulzim Basha e ka nënshkruar me dorën e tij që, mes të tjerave, do të luftojë fort për ndryshimin e sistemit. Dhe për një njeri, që është shquar se e mban gjithmonë fjalën, nuk është mirë t’i presë në besë njerëzit, aq më tepër tani, kur ata kanë qëlluar të jenë heronjtë e ditës.

Ndërsa lideri suprem mund edhe të fshihet pas refuzimit stoik të palës tjetër dhe të justifikohet se nuk e bën dot në mënyrë të njëanshme, a thua se nuk ka bërë kurrë ndonjë punë, që nuk e ka dashur kundërshtari.

Po të jetë më i sinqertë, mund të tregojë edhe se nuk shkel dot mbi nostalgjinë e 12 vjetëve më parë, që i mundësoi një pushtet absolut, të cilin po e shijon me të gjitha kapacitetet prej 7 vjetësh dhe ka frikë se mund t’ia ndërpresë në mes ëndrrën për të vijuar më tej. Tek e fundit, është e vetmja gjë mbi tokë për të cilën ai edhe Sali Berisha bien dakord ende, dhe kjo arritje nuk është pak për t’u humbur. Mund të thotë edhe që nuk e lë Gjiknuri apo që e bediz nganjëherë Ditmiri, ndaj edhe nuk e bën dot, por nuk e lë dot pa përgjigje, duke bërë sikur nuk e ka vënë re tekstin e shkurtër dhe të qartë të zonjës Kim mbi tavolinën e vet.

Ata më të vegjlit mund edhe të thonë, fjala vjen, që nuk kanë pse të bëjnë dy herë luftë për të njëjtën çështje. Tek e fundit, në vitin 2008 ata ishin në grevë urie kundër sistemit aktual zgjedhor dhe po ta lidhim me zhvillimet e fundit para se të shembej Teatri, i bie që ata e kanë kaluar radhën e dëzhurnit të tyre. Tani u takon të tjerëve të hedhin ndonjë pushkë, gjithmonë nëse duan apo kanë këllqe.

Por dikush mund t’i bjerë edhe shkurt fare dhe mund të thotë që nuk na plas fare se çfarë thotë dhe çfarë sugjeron Amerika, sepse ne jemi një vend sovran dhe jo një republikë ambasadorësh. Edhe ajo një përgjigje është, mjafton që të thuhet dhe populli ta dëgjojë. Këndej nga ne trimëria dhe guximi janë vlerësuar dhe shpërblyer gjithmonë në kohë reale.

Por është e pamundur që ky debat të shmanget, jo thjesht nga pesha e aleatit më të fuqishëm strategjik të Shqipërisë, që e ka hedhur në diskutim, por mbi të gjitha se është çështja më e rëndësishme që duhet të zgjidhë shoqëria jonë për të arritur ndryshimin e gjendjes së nderë të demokracisë dhe e shtetit të së drejtës në këtë vend.

Ne për vete jemi me të dy duart lart pro, që jo vetëm të diskutohet, por mundësisht të miratohet qysh nesër në parlament sugjerimi i zonjës Kim. Dhe kjo, jo vetëm për shkak se ai vjen nga ambasadorja amerikane, por më shumë ngaqë besojmë se është gjëja e duhur në drejtimin e duhur për të nisur trazimin e kenetës së qelbur politike në Shqipëri nga mosqarkullimi i gjatë i elitave dhe ideve.

Nga: Astrit Patozi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione astrit patozi astrit patozi

Sondazh

Poll
Insights 17 Maj 2020, 13:21

Po tani, çfarë t’u themi studentëve?

Vit pas viti, me studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturës e nisnim semestrin e dytë me një vizitë tek Teatri Kombëtar. Ishte dita më e bukur e vitit ...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait