LIVE UPDATES
Insights

500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxhe për Evropën

19 Maj 2020, 19:03 Nga DOSJA
500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxhe për Evropën

Me flamujt gjermanë dhe francezë pas vetes, krahas atyre nacionalë dhe të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shpallën dje pasdite (18.05.) dakordimin e ri për Evropën.

“Është kriza më e rëndë, para së cilës ndodhet Bashkimi Evropian në historinë e tij. Një krizë e tillë kërkon edhe përgjigje përkatëse”, tha kancelarja Merkel pas videokonferencës së përbashkët me Presidentin Macron.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron ranë dakord për fondin e rindërtimit të BE, apo instrumentin e rindërtimit, siç quhet ai ndryshe. Fondi i rindërtimit do të financohet me obligacione, me mjete financiare që Komisioni Evropian do t’i marrë borxh në treg.

500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxh për Evropën – nga Auron Dodi
Elementi vendimtar në deklaratën e Merkelit dhe Macronit është që këto mjete do t’u jepen si grante shteteve të goditura më fort nga Covid-19. Kancelarja Merkel tha se nuk bëhet fjalë “për kredi”.”Këto 500 miliardë euro nuk do të kthehen nga ata që i përfitojnë,” deklaroi Presidenti Macron. Kjo u mundëson shteteve që kanë pasur borxhe të larta shtetërore edhe pa Covid-19, që të mos e thellojnë borxhin kombëtar.

Borxhet që do të marrë Komisioni Evropian për bashkësinë do të shlyhen “për një kohë shumë të gjatë”, tha kancelarja Merkel. Burime të ndryshme parashikojnë për këtë një periudhë deri 30 vjeçare. Barra që do të mbajë secili nga shtetet për këto borxhe do të jetë në përputhje me pjesën e tij në buxhetin e Bashkimit Evropian: Gjermania me 27 përqind, Franca me 20.2 përqind.

Kush përfiton nga mjetet për rindërtimin?

Presidenti francez tha se fondet do të shkojnë në “sektorët dhe zonat më të goditura”. Nga shtetet, përfituesit kryesorë pritet të jenë shtetet e Evropës Jugore si Spanja dhe Italia. Këto shtete janë goditur edhe ekonomikisht më fort nga pandemia. Por të goditura rëndë janë edhe Franca, Portugalia dhe Greqia, për shkak të mbylljes së degës së turizmit, shumë të rëndësishme për ekonomitë e tyre.

Si do të shpërndahen mjetet e fondit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta paraqesë planin e rindërtimit të Evropës në 27 maj. Më pas, më 18 qershor atë do ta vendosin kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE.

Teknikisht mjetet financiare nga obligacionet do të përdoren për shpenzimet e buxhetit të Bashkimit Evropian, nuk do t’u jepen shteteve në krizë për buxhetet e tyre. Komisioni Evropian do t’ua përcjellë mjetet pastaj shteteve në bazë të kritereve të caktuara.

Komisioni Evropian ka paraqitur këto ditë disa përfytyrime për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare në vendet e krizës. Rëndësi vendimtare pritet të fitojë tani i ashtuquajturi Semestri Evropian, rekomandimet vjetore të Komisionit për politikën ekonomike dhe fiskale. Deri tani këto rekomandime përgjithësisht janë anashkaluar nga shtetet anëtare, ndër to bën pjesë edhe Italia.

Dokumenti i miratuar dje nga Gjermania dhe Franca kërkon edhe investime “në tranzicionin digjital dhe të gjelbër” dhe në forcimin e kërkimit shkencor dhe të zhvillimit.

Pengesat në miratimin e planit të rindërtimit

Vëllimi i fondit është më i ulët nga ai që dëshironin shumë shtete jugore të BE, ndër to edhe Franca. Por në një situatë të jashtëzakonshme Gjermania reagoi me hapa të jashtëzakonshëm: Berlini e braktisi me deklaratën e djeshme të kancelares Merkel kundërshtimin ndaj obligacioneve. Në Berlin ashtu si edhe në kryeqytete të tjera ky vendim kishte javë që po përvijohej. Pas goditjes nga Covid-19, një vendim i ndryshëm do ta kishte dëmtuar ndoshta në mënyrë fatale Bashkimin Evropian ndaj fuqive konkuruese për tregun evropian, Kinë e Rusi.

500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxh për Evropën – nga Auron Dodi
Është fakt që si në Gjermani, ashtu edhe në të 27 shtetet anëtare të BE, financimin e fondit të rindërtimit me obligacione, duhet ta miratojnë të gjitha parlamentet nacionale. Në Gjermani do të jetë detyrë jo e lehtë bindja e Bundestagut nga qeveria gjermane: që krahas buxhetit klasik të BE të miratohet fondi shtesë i Coronas, i financuar me obligacione. Në qarqe të CDU-së dhe te liberalët e FDP-së rezistenca ndaj bondeve evropiane vazhdon të jetë e fortë. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese gjermane, e cila u vuri pikëpyetje obligacioneve që blen në emër të shteteve anëtare Banka Qendrore Evropiane, ndonëse nuk kishte për objekt bondet e tanishme të Komisionit Evropian për Coronan, ia vështirëson punën bindëse qeverisë gjermane.

Obligacionet e Komisionit Evropian janë Corona-Bonde, veçse nga dera e pasme, gjykojnë disa analistë gjermanë. Të tjerë kujtojnë që fondi i rindërtimit nuk do të financojë buxhetet e shteteve anëtare, si do ta bënin Corona-Bondet. Në këtë rast mjetet financiare janë të lidhura, kanë një qëllim të caktuar: zbutjen e pasojave ekonomike të Covid-19 në shtetet e BE.

Shpresohet se mbështetjen nga parlamenti do ta lehtësojë fakti që tani, me obligacionet e Komisionit Evropian, Gjermanisë nuk do t’i duhet t’i rrisë kontributet në buxhetin e Bashkimit Evropian. Kancelarja Merkel e ofroi rritjen e kontributit gjerman në këtë buxhet, por sipas burimeve nga Brukseli, pak shtete janë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë. Një fond i krijuar në këtë mënyrë do të kishte vëllim të vogël, të pamjaftueshëm. Disa analistë tërheqin megjithatë vëmendjen se fatura do të vijë, por vite më vonë: prej vitit 2025 do të jetë e nevojshme rritja e kontributeve nga shtetet anëtare në Bruksel.

Reagime evropiane

Përpara deklaratës së tyre të përbashkët, Merkeli dhe Macroni i patën njoftuar kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive për hapin e tyre. Reagimet sot qenë të përmbajtura. Komisioni Evropian foli për një “hap në drejtimin e duhur”, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde e përshëndeti dakordimin franko-gjerman.

Në Parlamentin Evropian Grupi Parlamentar i Gjelbër u shpreh skeptik për shumën e fondit të rindërtimit: 2 bilionë euro ishte shuma e shpresuar nga europarlamentarët. Ndërsa Grupi Parlamentar i AfD-së në Parlamentin Evropian kujtoi se “Merkeli dhe Macroni shkelin ligjin e BE”, pasi neni 311 i Marrëveshjeve të BE e ndalon marrjen e borxheve nga BE.

Nga kryetarët e shteteve, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz shkroi në twitter se “Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me kredi vendet e prekura me shumë”. Ky është qëndrimi i mbrojtur deri tani edhe nga Holanda, Suedia e Danimarka.

Megjithë këtë: Merkeli dhe Macroni ngritën me iniciativën e djeshme një urë, për të bashkuar veriun me jugun e Evropës. Është një hap me përmasa historike. Gjermania dhe Franca pranojnë për herë të parë që rindërtimi në Bashkimin Evropian të financohet me borxhe të përbashkëta të të gjitha shteteve. Ky hap dëshmon se në këtë kohë të jashtëzakonshme për botën, motori gjermano-francez për Evropën funksionon.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione angela merkel emmanuel macron angela merkel emmanuel macron

Sondazh

Poll
Insights 17 Maj 2020, 13:21

Po tani, çfarë t’u themi studentëve?

Vit pas viti, me studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturës e nisnim semestrin e dytë me një vizitë tek Teatri Kombëtar. Ishte dita më e bukur e vitit ...

Insights 14 Maj 2020, 18:11

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur vendosmërinë e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sot Veliaj ka dorëzuar në Kësh...

Insights 14 Maj 2020, 09:15

Dylqinja e Tobozës dhe Edi Rama i Shqipërisë

Edhe Kalorësi Shqiptar, në dashuri ka rënë me “Dylqinjën e Tironës”!Pasi shtriu përtokë përbindëshin ”Korrupsion” aq sa gjaku shkoi deri në gju edhe tek Astiri,...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën