LIVE UPDATES
Insights

SHBA “vrau” marrëveshjen Rama-Meta për Drejtësinë, kthesa pas mitingut të 2 marsit, 45 ditët e dashurisë së presiden

27 Maj 2020, 12:14 Nga DOSJA
SHBA “vrau” marrëveshjen Rama-Meta për

Nga Dosja.al

Kur ambasadorja amerikane Yuri Kim hodhi bombën për një marrëveshje kundër Reformës në Drejtësi, shumëkush mendoi që ishte një shashkë për të tërhequr vëmendjen ndaj krimit të sapokryer ndaj Teatrit Kombëtar në mes të Tiranës.

Një temë e vështirë për “Rrugën e Elbasanit”, që ende nuk ka thënë asgjë për këtë ngjarje shokuese. Ndërsa të gjithë nxituan të nxirrnin alibitë në rrjetet sociale, versionet e hedhura ishin aq të shumta dhe aq të pabesueshme, sa nuk kuptohej asgjë.

Deri kur mes alibive u duk një lidhje që shpjegon çfarë ka ndodhur në linjën “Rruga e Elbasanit- Bulevardi Dëshmorët e Kombit- Bulevardi Bajram Curri”.  Ishte pikërisht Presidenti që në alibinë e tij kishte pika të errëta, që të çonin drejt të vërtetës.

Ajo nis pas 2 marsit, kur i quajturi Manifestim, me përmasat e tij, trembi Edi Ramën. Frika e bën të ulet në gjunjë dhe të grishë, si sirenat Uliksin, këdo që mund të rrezikojë pozicionin e tij. Situata u rëndua në 6 mars, kur opinioni i Komisionit të Venecias, arriti në zyrat e Presidentit, Parlamentit dhe Kryeministrisë, pozitat e Ilir Metës u forcuan më shumë.

Juristët e Këshillit të Europës, konstatuan se Parlamenti dhe KED kishin shkelur Kushtetutën dhe ligjet që miratuan vet, ndërsa Presidenti kishte të drejtë. Dokumenti ishte një kërcënim për Reformën në Drejtësi, kërkonin ndryshime ligjore dhe akte nënligjore që favorizonin pozicionin e Metës dhe fajësonin Ardian Dvoranin.

Sapo doli një përmbledhje e opinionit, nga maxhoranca dhe nga misionet diplomatike u kërkua të mos publikohej i plotë. Pa asnjë argument, ata kërkuan diskrecion nga Presidenti, i cili, akoma, pas 80 ditësh, nuk e ka publikuar raportin.

Publikimi i raportit, mbi të gjitha, prishte një negociatë që sapo kishte nisur, për gjetjen e gjuhës së përbashkët. Misionet presidenciale të ministrave, ranë në sy veçanërisht gjatë kohës së karantinës, kur në bulevard lëviznin vetëm ata, në këmbë. Rama po tentonte të zbuste Metën, t’i ofronte një marrëveshje për të disatën herë, por nuk po gjente hapësirë.

Të hënën në Opinion, presidenti zbuloi takimin me ambasadoren amerikane në Presidencë.

Diplomatja i kërkoi një propozim për të zgjidhur krizën Kushtetuese, mesa duket edhe në rolin e ndërmjetëses ose të garantueses. Në 8 prill Ilir Meta nisi me postë elektronike dhe fizike atë që e quajti “Platformë për Integrimin”.

Me 14 pika, 10 nga të cilat lidheshin me rolin e presidentit në Reformën në Drejtësi, njëra lidhej me të drejtën e Presidentit për emërimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një me Reformën Zgjedhore, një për ligjin antishpifje dhe vetëm 1 drejtperdrejt me negociatat me BE. Problemi ishte se ajo u nis vetëm në 2 adresa, Ambasadë Amerikane dhe Kryeministri. Opozita nuk e ka marrë akoma zyrtarisht Platformën.

Dosja.al mësoi se Presidenti sapo kishte filluar një negociatë për marrëveshje me Ramën, pas inkurajimit që ambasadorja amerikane i bëri për gjetjen e një zgjidhjeje. Në entuziazmin e marrëveshjes, i harroi çfarë kishin ndodhur, uli tonet dhe filloi dashurinë e harruar me Edi Ramën. Në kushtet e karantinës, dilte rallë, por me përpikmëri për të vizituar Qendrën e karantinimit, spitalet, punët e mira të Qeverisë. Më shpesh në rrjetet sociale, me të njëjtën përpikmëri, bënte share statuset e Ministres së Shëndetësisë.

Kulmi arriti kur në murin e Facebook të Ilir Metës, u shfaq Gent Cakaj, ministri i komanduar, që nuk e la të bëhej ministër.

Dashuria i kishte shpërthyer të gjitha barrikadat e ngritura gjatë luftës më shumë se 2-vjeçare, era e marrëveshjes po përhapej gjithandej. Kur firmosi ndryshimet në Kodin Penal, ata që e mbështetën në 2 mars, e quajtën si aktin kulmor të tradhëtisë, ndërsa Edi Rama vazhdonte t’u shpjegonte shqiptarëve, se, ndryshe nga kryetari i opozitës, Presidenti po sillet siç i takon.

Diversioni ishte krejt normal, si rrogoz i marrëveshjes që po ecte, por nuk po soste gjëkundi. Një arsye ishte që nuk po soste; ambasada amerikane. Yuri Kim, pasi ishte njohur me përmbajtjen e Platformës, ishte kundër saj. Rama u informua, por i interesonte të vazhdonte të shtirej sikur po e bënte, ndërsa Meta organizonte mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me pjesëmarrjen e kryetarit të opozitës, për të shtruar rrugën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ku fitonte ai vetë dhe Rama.

Ai merrte kompetencat dhe garancitë e Reformës në Drejtësi, Rama një president aleat dhe legjitimim të gjithçkaje ka bërë nga 2017. Nuk mundi të ndodhte, jo vetëm se Basha qëndroi jashtë lojës (ose nuk dinte gjë, ose nuk i interesonte).

Ishte Yuri Kim që po shqetësohej sa më shumë shtohej dashuria. Ndërsa Rama po tërhiqej me takt, rikthimi i çështjes së teatrit Kombëtar dhe provokimet e Veliajt ndaj Metës, prishën paqen dhe më vonë armatosën palët përsëri.

Shpresa për marrëveshje ishte akoma, megjithëse çështja e Teatrit i nxehu gjakrat. Ajo që i dha fund ishte Yuri Kim, e cila, pasi nuk mori garanci as nga Rama, u detyrua të dilte publikisht.

Kjo pasi takoi 2 herë Ramën dhe dështoi të takonte Metën, i cili kur kuptoi që ambasada e bllokoi, thirri opozitën dhe refuzoi diplomaten. Ndërsa Meta, me 45 ditë vonesë, po i tregonte opozitës përmbajtjen e Platformën, Yuri Kim, e zhgënjyer, vendosi të denoncojë marrëveshjen, si e vetmja mënyrë për ta prishur.

Meta e publikoi platformën disa ditë më vonë. Deri atëherë as Monika Kryemadhi nuk ishte në dijeni të përmbajtjes, ndërsa Kryetari i PD-së tha se nuk i ka ardhur kurrë.

Kështu tha edhe Rama, por Meta iu përgjigj menjëherë me një status në Facebook. “Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.”

Marrëveshja u prish përfundimisht, Meta doli në Opinion për ta konfirmuar këtë, me tone më të ashpra se më parë. Nuk u kthye aty ku e kishte lënë ne 2 mars, por aty ku e kishte lënë në nëntor. Publikoi një mesazh të 12 nëntorit 2019, ashpërsoi gjuhën me ambasadorët, por nuk la as Bashën jashtë. E akuzoi që nuk u regjistrua në zgjedhjet e dekretuara të 13 tetorit, duke shkaktuar thyerjen. Fajësoi indirekt Bashën që nuk po i kërkon shpërndarjen e Parlamentit. Në fakt, nuk ishin thjesht akuza, nuk ishin thjesht pakënaqësi, ishin justifikime për kursin pandemik që zgjodhi për tu gënjyer edhe një herë nga Edi Rama.

SHËNIM: Ndalohet vjedhja dhe riprodhimi i këtij artikulli pa lejen e autorit!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama ilir meta lulzim basha reforma ne drejtesi yuri kim edi rama ilir meta lulzim basha reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll
Insights 21 Maj 2020, 05:08

Arsyeja e pathënë për izolimet

Pandemia e COVID-19 është kriza e parë e madhe globale në historinë njerëzore që trajtohet si një problem matematikor, me qeveritë që konsiderojnë politikën si ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj