LIVE UPDATES
Ekonomi

HISTORITË RRËQETHËSE: Lufta e vetmuar e grave të dhunuara për të mbijetuar, rrëfimi që prek: E duroja se më vinte turp,

1 Maj 2021, 14:29 Nga DOSJA
HISTORITË RRËQETHËSE: Lufta e vetmuar e grave të dhunuara

Dritës iu deshën shumë vite përpara se ta denonconte bashkëshortin e saj për dhunë. Nëna e katër fëmijë nga Bulqiza, kujton se dhuna e bashkëshortit, kryesisht për shkak të konsumimit të alkoolit, por edhe të varfërisë në familje, u përshkallëzua pas 2014-tës, vit kur lindi dhe vajza e saj e vogël.

“Kam duruar shumë pasi më vinte edhe turp ta denoncoja në polici, si dhe mendoja e përpiqesha që çdo gjë të kthehej në normalitet,” tha Drita. “Por dhuna fizike dhe psikologjike sa vinte dhe rritej në vend që të shteronte,” shtoi 45-vjeçarja.

Drita kujton se i shoqi thuaj se çdo natë vinte në shtëpi i dehur ‘tapë’ dhe fillonte ta dhunonte, duke e goditur më çfarë t’i dilte përpara, ndërsa fëmijët qanin e bërtisnin duke ‘u mbledhur sa një dorë nga tmerri.’ Historia e trishtë e Dritës nuk është padëgjuar në qarkun e Dibrës, ku të dhënat gjyqësore tregojnë se dhjetëra gra kanë kërkuar urdhra mbrojtje për shkak të dhunës në familje gjatë tre viteve të fundit.

Sipas ligjit ‘Për mbrojtjen e grave dhe vajzave të dhunuara’, bashkitë janë përgjegjëse për riintegrimin social-ekonomik të viktimave të dhunës në familje. Por bashkitë e qarkut të Dibrës, nuk kanë një zë të veçantë në buxhet për t’i ndihmuar gratë dhe vajzat që bien pre të dhunës. Përveç alokimit të një ndihmë modeste ekonomike, shpesh këto bashki i drejtohen fondacioneve ose organizatave joqeveritare për ndihmë, por edhe mundësitë e tyre janë gjithashtu të kufizuara.

“Ne si organizatë e gruas, jemi dhe mbetemi mjaft sensitivë e të angazhuar për tu ardhur në ndihmë këtyre grave dhe vajzave me anë të aktivisteve të organizatës tonë, por gjithsesi kjo nuk është e mjaftueshme,” thotë Nafie Jella, kryetare e organizatës së gruas në Bulqizë.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, nën vitin 2020 në Shqipëri u raportuan 4321 raste të dhunës në familje, me 4443 të dyshuar dhe 11 gra dhe vajza humbën jetën për shkak të dhunës së shkaktuar nga bashkëshortët dhe partnerëve. Gjatë këtij viti ka pasur 2816 urdhra mbrojtjeje të lëshuara nga gjykatat.

Sipas të dhënave të mbledhura nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtën e informimit, në Gjykatën e Matit janë dhënë 52 urdhra mbrojtje në vitet 2018-2020, ndërsa në gjykatë e Dibrës janë regjistruar 39 urdhra mbrojtje në vitin 2018 dhe vitin 2019.

Drita e gjeti kurajon për ta denoncuar bashkëshortin në polici në vitin. Por fillimisht policia u mjaftua me qortime dhe këshilla ndaj bashkëshortit, i cili pasi premtonte se nuk do të ushtronte më dhunë, pinte alkool dhe kthehej në shtëpi për të vazhduar avazin.

“Më godiste me shpulla, grushte dhe çfarë të gjente deri edhe me drurë sobe,’ kujton Drita.

Pasi rituali i thirrjeve dhe këshillimit nga policia nuk dha rezultat, Drita vendosi të divorconte të shoqin. Pas kërkesës për divorc, polica e referoi dhunën ndaj saj në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Në vitin 2016, Gjykata e Dibrës e ndau ligjërisht çiftin dhe Dritës i dha urdhër mbrojtje nga i shoqi, por pa e ndarë banesën ku jetonin. Pasi vuajti 1 vit burg, ish-bashkëshorti lirohet dhe nis përsëri avazin e vjetër të dhunës psikike e fizike ndaj Dritës.

Për dhunën e shkaktuar ndaj bashkëshortes ai dënohet me burgim edhe dy herë të tjera nga ana e gjykatës. Në qarkun e Dibrës ku bëjnë pjesë bashkitë Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër, edhe pse jo në përmasa të mëdha si në zonat urbane të vendit, dhuna në familje gjatë viteve të fundit ka arritur në nivele që nuk mund të neglizhohen.

Denoncimet janë rritur gjatë dy vitet e fundit, megjithatë, ato mbeten të kufizuara, pasi viktimat e dhunës kanë frikë se familjet nuk do t’i mbështesin, shoqëria gjithashtu. Ato kanë frikë se ish-bashkëshortët do t;i vrasin, ndërsa pamundësia ekonomike si dhe mungesa e strehim janë gjithashtu faktor pengues.

Shërbime mbrojtëse për gratë e vajzat e dhunuara, në qarkun e Dibrës, në tërësinë e tyre, mbeten të pa plota, pasi bashkitë e këtij qarku, nuk kanë as buxhet dhe as personel për ti trajtuar këto raste. E gjithë ndihma ndaj tyre, përqendrohet vetëm në dhënien e një ndihme ekonomike që varion nga 3000-3600 lekë në muaj. Mungojnë në tërësinë e tyre shërbime të nevojshme si ai psikologjik, ku ka nevojë për trajtimin e grave, por edhe fëmijëve të tyre, për rehabilitimin traumatik të tyre.

Në këto 4 bashki kanë për 65 grave dhe vajza viktimë të dhunës në familje kanë përfituar ndihmë ekonomike gjatë dy viteve të fundit. Një prej tyre ka qenë edhe Drita, e cili thotë se me shumën që merrte si ndihmë ekonomike ishte e pamundur të siguronte jetesën për veten dhe dy fëmijët e saj të mitur.

“Çfarë të bëja më parë me këto lekë -të ushqeheshim, të çoja djalin në shkollë, qira dritash e uji, ilaçe, veshmbathje,” pyet ajo. “Ndaj për çdo ditë kërkoja në koshat e plehrave për të mbledhur kanaçe, si dhe duke marrë ushqime nëpër dyqane me listë,” shtoi ajo.

Pas 5 viteve përpjekje të vazhdueshme për të mbijetuar me dy fëmijët e saj, në dhjetor për Dritën u ndez një rreze e hollë shprese, pasi bashkia Bulqizë e punësoi atë në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit. Ajo tani merr një rrogë mujore prej 26 mijë lekësh, pjesën me të madhe të secilës e përdor për të larë borxhet e akumuluara ndër vite.

Edhe pse punësimi i ka dhënë siguri për rritjen e fëmijëve, Drita vazhdon të jetojë me frikë nga dhuna, sepse vazhdon ta ndajë banesën me bashkëshortin, i cili është liruar nga burgu.

“Në janar të këtij viti, kur dhe ish-bashkëshorti u lirua nga burgu, më ka mbaruar edhe urdhri i mbrojtjes,” tha ajo.

“Ndaj së bashku me fëmijët, ndjehemi mjaft të frikësuar, ku për çdo natë rrimë me derë të mbyllur me çelës,” përfundoi 45-vjeçarja.

Marrë nga Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale dhuna ne familje dhuna ne familje

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Prill 2021, 05:48

Kreditimi u gjallërua në muajin mars

Kreditimi për ekonominë u rrit ndjeshëm në muajin mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re arriti vlerën e 22.3 miliardë lekëve, vlerë kjo dy ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj