Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Fundjavën e fundit të muajit prill, kriptomonedha më e famshme në botë, Bitcoin dhe homologët e saj pësuan rritje të vrullshme ndonëse tregu gjatë fundjavës qëndron i mbyllur. Në një marrëdhënie simbiotike, sa më shumë njerëz të blenë një monedhë digjitale aq më shumë rritet ajo. Për rreth 24 orë, Bitcoin kreu transaksione me vlerë 43.6 miliardë dollarë dhe vlera e saj u rrit me 10% pas një muaji jo shumë pozitiv. Fundjava në Shqipëri ishte dinamike për shqiptarët. Pas 30 ditëve fushatë intensive nga partitë politike ,për të qëndruar në “heshtje zgjedhore” ditën e së shtunës dhe për të “vendosur fatin e tyre me votë” siç thoshte Lyndon Johnson, ditën e së dielës.
Nuk ka një numër të saktë të përdoruesëve apo mbajtësve të kriptomonedhave nëpër botë, pasi çdo ditë shtohen e largohen qindra miliona vetë nga bota e valutës digjitale. Në hartën e përfshirjes ndodhet Europa, Shqipëria dhe sigurisht shqiptarët.
Në një platformë tjetër pak më lokale se sa Bitcoin apo kriptomonedhat e tjera, mund të shohim statistikisht përfshirjen e shqiptarëve në rrjetin e parave digjitale ditëve të fundit.
Në platformën e Albcoin, kriptomonedhës shqiptare, ka patur një rritje të shpejtë dhe në sasi të madhe vetëm gjatë fundjavës së kaluar kur Shqipëria po vendoste për qeverinë e re të 4 viteve të ardhshme.
Sipas statistikave, gjatë dy ditëve të 24 dhe 25 prillit, në kriptomonedhën shqiptare u kryen 1150 transaksione dhe vlera totale e monedhës në treg arriti në 640 mijë dollarë nga 500 mijë që ishte rreth një muaj më parë. Vlera e monedhës nga 0.50$ arriti në 0.71$, me një rritje prej 29.3%.
Përfaqësuesit e Albcoin që preferojnë të qëndrojnë anonimë, thanë për gazetën “SI” se ishte surprizë rritja e menjëhershme brenda pak orëve e monedhës ALBC dhe se vetë ata prisnin rënie si pasojë e ngjarjeve tjera në botën reale e jo në atë virtuale.
Për vetë ata mbetet e paqartë pse pikërisht këtë ditë, numri i klientëve dhe transaksioneve të kriptomonedhës shqiptare u trefishua.
“Ndoshta nga stresi dhe trazirat që po ndodhnin në Shqipëri. Devijimi nga politika dhe duke e përdorur botën e kriptomonedhave si një “alternativë” për të shpëtuar nga e gjithë situata”,-tha përfaqësuesi i ALBC për gazetën “SI”.
Duhet patur parasysh se Albcoin është një monedhë e re akoma nën një vlerë modeste, por me pretendimet për tu rritur. Gjithashtu, ajo është pjesë e 3 blockchain-eve më të mëdha në botë, përfshirë edhe Binance së fundmi, që rrit besueshmërinë e përdoruesve të saj.
Krijuesit e Albcoin, kanë vendosur të shpërblejnë çdo klient të ri me një monedhe ALBC falas.
Marrë nga Gazeta SI.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Pas publikimit në Monitor.al të konkluzioneve të vendimit në fjalë, për mbylljen e hetimit ndaj bankave, me disa kushte dhe detyrime, Autoriteti i Konkurrencës ...
TIRANË -Kompanitë e sigurimit kanë paguar në tremujorin e parë të këtij viti 17 milionë euro për dëmet.Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Fina...
Individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shu...
Nga 1 janari 2021 në vend ka nisur lëshimi i faturave elektronike për bizneset që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike.Nga 1 korriku procesi i ...
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës publikoi parashikimet e reja për perspektivën ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore, n...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e rimbursoi pothuajse të gjithë shumën e të ardhurave të grumbulluara nga TVSH-ja në muajin mars, nisur n...
A jemi qeverisur mirë apo keq në këto vite tranzicioni? Ekonomia është rritur, ndonëse me hope, të ardhurat janë zgjeruar, pagat kanë ndryshuar vazhdimisht, fam...
TIRANË– Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) pritet të pezullojë shpërndarjen e fitimeve të kompanive të sigurimit për vitin ...
TIRANË– Të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe p...
Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike.Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020, d...