Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe për rrjedhojë nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara, duhet të marrin masat për të kryer procedurën e çregjistrimit të këtyre pajisjeve fiskale në përdorim.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e ka bërë këtë sqarim në vijim të interesimit të vazhdueshëm të subjekteve tatimpagues që kanë implementuar dhe po përdorin një zgjidhje softuerike të certifikuar para fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar dhe nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara.
Tatimet sqarojnë se subjekti tatimpagues njofton organin tatimor zyrtarisht në rrugë shkresore apo elektronike se ka implementuar një zgjidhje softuerike te certifikuar dhe kërkon të kryejë çregjistrimin e pajisjeve fiskale që nuk i përdor më. Kërkesa shoqërohet me të gjithë të dhënat identifikuese të zgjidhjes softuerike në përdorim.
Pas miratimit të kërkesës nga ana e Administratës Tatimore, shoqëria e autorizuar kryen çregjistrimin e pajisjes fiskale dhe ruan memorien fiskale të saj.
Çregjistrimi i pajisjeve fiskale që nuk përdoren nga ana e çdo subjekti tatimpagues është një detyrim ligjor i tyre.
Nga 1 janari ka filluar procesi i fiskalizimit për transaksionet e bizneseve dhe enteve publike, ndërsa nga 1 shtatori ky proces fillon për të gjithë tatimpaguesit.
Drejtoria e Tatimeve i ka nxitur bizneset që të mos presin 1 shtatorin, por të fillojnë të familjarizohen me këtë proces.
Administrata Tatimore, këtë periudhë, nga 1 janari deri më 1 shtator, e ka quajtur si fazë tranzicioni, pra testim ku të gjithë tatimpaguesit, edhe pse nuk e kanë ende detyrim ligjor fiskalizimin, të kenë mundësi ta nisin sa më parë këtë proces në mënyrë që të familjarizohen sa më shumë.
Tatimpaguesit me qëllim familjarizimin, kanë mundësi të përdorin platformën e ngritur vetëm për fiskalizimin, Self-Care, i cili është aplikacion web me dy versione, test edhe live.
Marrë nga Monitor.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike.Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020, d...
Produktet që janë pjesë e tregtisë elektronike në vend janë thuajse plotësisht të huaja. Vetëm një 5 për qindësh e tyre i takojnë prodhuesve vendas.Kjo lidhet s...
Ndonëse taksat këtë vit nuk kanë shënuar rritje, barra fiskale për një pjesë të të punësuarve në vend është më e lartë. Kjo për tre arsye:-Së pari, nga rritja e...
Komuniteti i biznesit ndihet i shqetësuar në lidhje me një ligj të miratuar kohë më parë për barrën e taksave me të cilën është rënduar sektori i ndërtimit.Në n...
TIRANË– Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020...
TIRANË– Importet e mallrave të akcizës janë rigjallëruar gjatë muajit mars duke arritur nivelet e parakrizës.Rritje më të lartë shënuan importet e ka...
Ndonëse shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkesave për azil dhe të dytët në botë në raport me popullsinë, shtetet e Europës hezitojnë që t’u japin ...
Femrat zënë pjesën më të madhe të vendeve të punës në administratë. Nga deklarimi i të dhënave për 5502 punonjës janë nxjerrë edhe disa prej treguesve kryesorë ...
Shqipëria dhe Kroacia ja dolën që të ishin dy vendet me progresin më të madh sa i takon Indeksit të Tranzicionit të Energjisë duke u renditur respektivisht në v...