Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Ekspertët e Vjenës: Shqipëria sakrifikoi shëndetin për rritjen ekonomike, projeksioni rritje 4.5% këtë vit
26 Prill 2021, 07:35Nga DOSJA
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës publikoi parashikimet e reja për perspektivën ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore, në të cilin u vu në dukje se, shumë vende kanë sakrifikuar shëndetin publik për rritjen ekonomike muajt e fundit. Ekspertët e Vjenës parashikojnë rritje prej 3.8% për Europën Lindore në 2021, por vendet e Ballkanit dhe Shqipëria do të rriten më fort.
Për vitin aktual, rritja më e fortë do të jetë në Malin e Zi (6.5%), Turqi (5.8%), Serbi (5%), Kosovë (4.8%), Kroaci (4.5%) dhe Shqipëri (4.5%).
Përmirësimi i normave të vaksinimit dhe moti më i mirë do të ulin intensitetin e pandemisë deri në fund të pranverës, duke i hapur rrugën aktivitetit ekonomik që do të vijë me rritje. Ekspertët e Vjenës mendojnë se rritja do të nxitet nga një kombinim i rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve dhe rritjes e konsumit.
Gjatë tre viteve të ardhshme, ekspertët e Vjenës parashikojnë që të gjitha ekonomitë e CESEE të rimëkëmben ekonomikisht nga humbjet që krijoi pandemia, por me ritme të ndryshme.
Vendet e Rajonit të Europës Juglindore e përdorën politikën fiskale me efikasitet më të madh se gjatë krizës financiare të vitit 2009. Normat e ulëta të interesit i kanë bërë më të lira huatë publike. Bankat qendrore, gjithashtu luajtën rol të rëndësishëm në zbutjen e pasojave këtë herë, përmes uljeve së normave të interesit sidomos në Turqi, Ukrainë dhe CIS, dhe nëpërmjet lehtësimit sasior në të gjithë rajonin CESEE.
Treguesit e tregut të punës sugjerojnë gjithashtu një krizë më pak të ashpër këtë herë. Sidoqoftë, ekspertët e Vjenës hedhin dyshimin se të dhënat zyrtare maskojnë një realitet më negativ. Pasi një pjesë më e madhe e ekonomisë gri është prekur shumë nga pandemia, por kjo nuk pasqyrohet.
Shqipëria, që zbatoi karantinë vetëm në valën e parë të pandemisë dhe më pas në valët e tjera kishte kufizime minimale, e ka kaluar pandeminë, të paktën deri tani, me pasoja shumë të rënda në humbjen e jetëve.
Për shkak se nuk aplikoi kufizime në lëvizje në dy valët fundit të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar fatalitete të larta në raport me vendet e tjera të Europës.
Nga të dhënat vendase dhe ato të Eurostat shihet se gjatë 14 muajve të pandemisë, në 5 prej tyre (korrik- gusht- nëntor- dhjetor 2020 dhe shkurt 2020), Shqipëria ka shënuar rritjen më të fortë të fataliteteve, duke pasur dhe numrin më të lartë të valëve më vdekjeprurëse.
Marrë nga Monitor.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e rimbursoi pothuajse të gjithë shumën e të ardhurave të grumbulluara nga TVSH-ja në muajin mars, nisur n...
A jemi qeverisur mirë apo keq në këto vite tranzicioni? Ekonomia është rritur, ndonëse me hope, të ardhurat janë zgjeruar, pagat kanë ndryshuar vazhdimisht, fam...
TIRANË– Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) pritet të pezullojë shpërndarjen e fitimeve të kompanive të sigurimit për vitin ...
TIRANË– Të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe p...
Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike.Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020, d...
Produktet që janë pjesë e tregtisë elektronike në vend janë thuajse plotësisht të huaja. Vetëm një 5 për qindësh e tyre i takojnë prodhuesve vendas.Kjo lidhet s...
Ndonëse taksat këtë vit nuk kanë shënuar rritje, barra fiskale për një pjesë të të punësuarve në vend është më e lartë. Kjo për tre arsye:-Së pari, nga rritja e...
Komuniteti i biznesit ndihet i shqetësuar në lidhje me një ligj të miratuar kohë më parë për barrën e taksave me të cilën është rënduar sektori i ndërtimit.Në n...
TIRANË– Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020...
TIRANË– Importet e mallrave të akcizës janë rigjallëruar gjatë muajit mars duke arritur nivelet e parakrizës.Rritje më të lartë shënuan importet e ka...