LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORITË TRAZUESE/ Marsida Qatja dhe Carlota Dossena, dy gratë që bënë lëmsh Kavajën në orët e vona të natës, festat

6 Shkurt 2021, 14:53 Nga DOSJA
HISTORITË TRAZUESE/ Marsida Qatja dhe Carlota Dossena, dy gratë

KAVAJË– Kavaja, qyteti i vogël i Shqipërisë së mesme, i njohur për për Liri dhe Demokraci, për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit, nuk ka shpëtuar nga lista e vendeve që është përgjakur jo pak herë në orët e vona të natës. Por, historitë që do të mbahen mend gjatë janë vetëm dy, ku ‘mollë sherri’ janë bërë gratë dhe versionet e treguara nga të gjitha palët kanë zbardhur herë pas herë detaje të reja…për t’i bërë të duken si ato telenovelat që nuk kuptohet kurrë ‘i drejti’.

Dy vite më parë, më datë 10 tetor 2019 katër burra dhe një grua u përfshinë në një krim pasioni, i cili ka tronditi qytetin e vogël të Kavajës. Dritan Haxholli, 41 vjeç, i njohur ndryshe edhe si “Tan Peza“, u vra pas një përplasjeje me armë zjarri në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, 30-vjeçares me profesion parukiere, Marsida Qatja. 

Kjo e fundit ndodhej në duplexin e saj ku jetonte me tre fëmijët e saj, dy i kishte nga martesa e parë, ndërsa vajzën 2-vjeçare me bashkëshortin aktual që ndodhej në burg në Gjermani. Mesnatën e 10 tetorit Marsida kishte mbledhur Bledar Toçin, ish-punonjës i policisë së burgut me të cilin përflitej se kishte një lidhje dashurie dhe dy miq të saj, Xhuljo Biturku e Ermir Cela. Por Hoxholli, nga ana tjetër pretendonte se kishte pasur lidhje dashurie me parukieren dhe në orët e vona të 10 tetorit mbërriti në shtëpinë e Qatjas, për t’ju prishur festën katër miqve.

“Tan Peza” ulëriste poshtë pallatit, fliste me mesazhe dhe priste që Marsida t’i hapte derën, por pas refuzimeve të kësaj të fundit u gjet në derën e dupleksit ku dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi. Ishte Bledar Toçi, ai që iu kundërpërgjigj me armën e shërbimit, duke e lënë të vdekur në vend Hoxhollin. Nga një ambient festiv, duplexi i Qatjas u kthye në një vend krimi, por ‘sendet’ e gjetur brenda tij zbërthyen një tjetër skemë…atë të trafikimit të drogës.

Kartë telefoni, lugë, dhe pluhur i bardhë, i dyshuar si kokainë, ishin disa nga sendet që u gjetën në banesë, çka sollën dyshime tek policia se grupi ka konsumuar edhe drogë pak minuta para se të ndodhte krimi. Edhe në banesën e vëllait të Bledar Toçit, u gjetën 7 doza kokainë, të cilat sipas policisë ishin gati për shpërndarje. Dosja.al raportoi ekskluzivisht se ky grup miqsh bashkë me disa persona të tjerë ishin vënë nën hetim për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe prtej të goditeshin nga momenti në moment, por vrasja…prishi planet.

Hetimet e mëtejshme, siç edhe raportoi Dosja.al zbuluan se ngjarja e 10 tetorit në Kavajë nuk ishte më as rozë e as banale. Nuk kemi të bëjmë më me një vajzë qejflie që merr në shtëpi disa meshkuj për të pirë kokainë dhe një ish të dashur xheloz, por në një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës në qytetin e Durrësit, dhe zonën bregdetare të Adriatikut.

Vetë Marsida Qatja, luajti rolin e ‘viktimë’ dhe në një intervistë për Tirana Neës, Marsida Qatja tregoi se ishte paguar me 20 milionë lekë për të ‘mbyllur gojën’ dhe për të mbrojtur individë të caktuar, që siç duket e kanë lënë të tregojë e lirë në parukeri dhe apartament.

 “Mora para se mbylla gojën dhe mbrojta individë, isha pjesë e trafikut të drogës.”-ishte ky mesazhi i Marsida Qatjas, e cila zbuloi edhe se për këtë grup kishte dijeni bashkëshorti i saj në Gjermani, Indrit Hyseni.

Por sot çfarë bëhet me këtë dosje që alarmoi një Shqiëpri të tërë dhe la pas një të vdekur?

Pas kontrollit në shtëpinë e Toçit, Policia e Shtetit arrestoi edhe vëlalnë e tij, Bernard Toçi. 

Polici, Bledar Toçi është nipi i ish-deputetit socialist Fatmir Toçi, dhe sot është liruar. Më 11 prill të vitit të kaluar, ish- shefi i sigurisë së Brendshme të burgut të Durrësit, Bledar Toçi u lirua dhe për të Gjykata e Kavajës i ka caktuar Toçit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Në dosje u shkruajt se vrasja e 41-vjeçarit Hoxholli ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes, duke sjellë dhe lirimin e Toçit.

Kështu u deshën vetëm pak më shumë se një vit që një krim i rëndë të kthehej në dhënien e një mase që ndoshta do të ishte e përshtatshme për një person që shkakton një aksident me vetëm dëme të vogla material (jo se këta të fundit, nuk duhen ndjekur me përparësi).

Sërish në orët e vona të natës, këtë herë më 28 janar të këtij viti, Kavaja u trondit sërish. Këtë herë festa e biznesmenes italiane Carlota Dossena në vilën e saj në Vilë Bashtovë me emrin ‘Pepe D’oro”, do të kthehej në një vend lufte. Ish-bashkëshorti i italianes, Kastriot Dema u shqetësua nga zhurma që nëna e dy fëmijëve të tij po bënte në dhomën ngjitur me miqtë e saj që rezultuan të ishin edhe pjesë e stafit të hotelit dhe mori thikën për tu sulur në ‘aksion’.

Por përleshja degradoi…miqtë e italiane rrahën Kastriot Demën dhe e bënë për spital, kurse ky i fundit përfudnoi duke ia ngulur thikën ish gruas së tij italiane. Policia arrestoi Demën në spital dhe procedoi penalisht dy personat e tjerë, për të cilën e plagosura tha që e kishin ndihmuar në shumë momente të vështira kur edhe ish-bashkëshorti Dema (i lënë në arrest shtëpie) e dhunonte.

Edhe kjo histori pati shumë versione…

Babai i 32-vjeçarit Kastriot Dema ka rrëfyer se se djali i tij e kishte marrë në telefon për t’i thënë se donin ta vrisnin. Ai ka kërkuar nga autoritetet që të bëjnë drejtësi për ngjarjen. Vëllai dhe nëna e Kastriot Demës thonë se gruaja ka planifikuar të vrasë burrin për t’i marrë pasurinë. Ndërsa vetë Carlota rrëfeu për “Shqipëria live” se është goditur me thikë disa herë nga Kastrioti.

Konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme dhe Carlota rrëfeu se bashkëshorti do t’i marrë gjithçka që ka investuar. Dossena është shprehur se gjithçka ndodhi pas një darke që po konsumonte me stafin e saj, me rastin e ditëlindjes dhe se tashmë e ka trupin plot me shenja, por sipas saj, episodi i pak javëve më parë, është një ngjarje e përsëritur. Dossena shtoi se ajo ka shpëtuar falë dy punonjësve të hotelit ku ndodhi gjithçka, të cilët e kanë shpëtuar nga duart e Kastriot Demës.

Dy fëmijët e çiftit, gruaja tha se i ka dërguar në Itali, pasi nuk mund t’i mbante këtu me dhunën e vazhdueshme që ushtronte ish-bashkëshorti i saj. Përsa u përket shkaqeve të kësaj dhune, Dossena tha se e gjitha bëhet për hotelin në Vilë Bashtovë. Ajo pretendon se Dema dëshiron ta bëjë ish-gruan që të largohet në Itali dhe ai të përfitojë biznesin.

Ndërsa tezja e Kastriot Demës ka dhënë versionin e saj në lidhje me dhunën që u raportua se Dema ka ushtruar ndaj bashëshortes së tij italiane. Sipas tezes, kanë qenë Carlota dhe punonjësit ata që kanë sulmuar Kastriotin. Mes të tjerash ajo tha se investimi në hotel ishte bërë me para të përbashkëta dhe se ky ishte një kurth që i është bërë nipit të saj nga ana e ish-partneres së tij.

Fqinjët e dy biznesmenëve kishin gjithashtu diçka për të thënë…

Ata rrëfyen se Carlota Dossena dhe Kastriot Dema zihen gjithmonë bashkë. Sipas tyre, kjo gjë ka ndodhur me të drejtë, sepse italianja festonte dhe me burra të tjerë në lokal…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bernard toci bledar toci carlota dossena dritan hoxholli kastriot dema marsida qatja bernard toci bledar toci carlota dossena dritan hoxholli kastriot dema marsida qatja


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta