Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Hodha 1 gotë klor”/ 4 rusët e vdekur, flet mirëmbajtësi i pishinës: E shoh me sy
21 Tetor 2021, 16:28Nga DOSJA
TIRANË– Ndriçim Halilaga, punonjësi i mirëmbajtjes së hotelit ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë, ka dhënë dëshminë e tij pranë Prokurorisë së Kavajës. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, mësohet se Halilaga ka bërë me dije se ditën kur rusët kishin kërkuar që të përdornin pishinën, kishte hedhur brenda saj një gotë me klor, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë dijeni lidhur me pastrimin anti-COVID.
DËSHMIA E PLOTË:
Ndriçim Halilaga, i datëlindjes 1962 – në muajin maj të vitit 2021 unë kam filluar punë tek Gloria Palace në Qerret Golem Kavajë, me administrator Ervin Dulla. Aty kryej punë si punëtor mirëmbajtje tek Hoteli dhe bëj pastrimin e pishinës, poshtë tek SPA, çdi ditë në mëngjes. Pastrimin e bëj me pompë dhe me fshesë duke hequr pisllëqet në pishinë. Pasi mbaroj pastrimin unë i bëj lavazh filtrave të pishinës. Ndez pompat dhe i hedh një gotë uji me klor tek kanali i shkarkimit të pishinës. Pishina ka kapacitet 60 ton ujë. Më datë 15.10.2021 unë si çdo ditë kam bërë pastrimin e pishinës tek SPA. Pastrimin e kam bërë rreth orës 08:00 apo ora 08:30 dhe tek kanali kullues kam hedhur një gotë uji me klor dhe pastaj jam marrë me punë të tjera në hotel. Punën e filloj çdo ditë në orën 07:00 dhe e lej në orën 15:30 apo 16:00 si të kem punë. Me datë 15.10.2021 unë jam larguar nga puna në orën 16:00.
Pyetje:A mund të më thuash se çfarë profesioni keni?
Përgjigje: Unë nuk kam profesion, jam punëtor.Punën për pastrimin e pishinës ma ka mësuar puntori që ishte para meje dhe siç më ka rekomanduar ai unë kam vepruar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e pishinës.
Pyetje: Pervëç klorit a hedh solucion tjetër në Pishin, nëse po çfarë solucioni?
Përgjigje: Jo, përveç klorit nuk hedh asgjë tjetër.
Pyetje: A mund të më thuash se si e kontrollon cilësinë e ujit në pishinë?
Përgjigje: Unë cilësinë e ujit në pishinë e kontrolloj nëpërmjet shiringave, tre copë i mbush me ujë të pishinës dhe me sy shikoj ngjyrën, në rast se ngjyra e ujit është e zbehtë uji ka filluar me thyer ngjyrën dhe në këto raste unë i bëj sa më shpesh lavazh filtrave të ujit të pishinës. Lavazhin e bëj nëpërmjet levave të veta që kanë filtrat, pra me anë të tyre bëhet qarkullimi i ujit në pishinë dhe uji bëhet më i pastër dhe filtrat pastrohen. Lavazhin në verë e bëja pothuajse përditë. Tani e bëj njëherë në dy ditë. Dua të deklaroj se me datë 15.10.2021 unë kam bërë lavazhin e filtrave të pishinës. Gjatë kryerjes së lavazhit nuk përdoret ndonjë solucion, pasi nuk është e nevojshme, lavazhi bëhet vetëm për të qarkulluar uji që të pastrohen filtrat. Dua të deklaroj se në pishinë unë hedh vetëm klor, një gotë me klor. Për herë të fundit unë një gotë me klor e kam hedhur ditën e hënë më datë 11.10.2021 dhe ditën e premte më datë 15.10.2021.
Pyetje: Po dezinfektim për covidin a ke bërë në hotel, nëse po kur është bërë, kush e ka bërë dhe me çfarë preparati është bërë?
Përgjigje: Në lidhje me pyetjen sqaroj se unë nuk bëj dezinfektim për covid, nuk di gjë nëse është bërë apo jo, unë nuk kam detyrë ta bëj këtë, kështu që nuk kam dijeni nëse është bërë apo jo dezinfektimi për Covid në Hotel.
Këtu në Ministrinë e Drejtësisë janë të licensuar 1400 përkthyes që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komi...
LUSHNJE- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditën e sotme një pikë karburanti në ngritur në aksin rrugor Fier-Lushnje. Mësohet se pika e karbura...
TIRANË– 6 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndë...
TIRANË-Në dosjen e Prokurorisë për vdekjen e turistëve rusë, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet edhe dëshmia e shoqërueses s...
TIRANË– Publikohen detaje të reja nga dosja e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës. Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar dosjen e Prokuro...
TIRANË- 9 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 1 person u kap me lëndë narkotike, 1 tjetër kryente...
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbledhur ditën e sotme në takim palët e Shoqatës se Transportit Qytetas në Tiranë për...
GREQI- Komuniteti shqiptar në Greqi kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ëkrkuar njohjen e kontributeve të tyre të punës. Ata janë mbledhur ditën e sotme ...
TIRANË- Nga nesër, Policia e Shtetit do të dalë në aksion për të luftuar transportin e paligjshëm të pasagjerëve. Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatave...