“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Balluku me Shoqatën e Transportit: Do ta diskutojmë mbështetjen financiare
21 Tetor 2021, 15:46Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbledhur ditën e sotme në takim palët e Shoqatës se Transportit Qytetas në Tiranë për tu njohur me kërkesat e tyre, pas përgjysmimit të flotës së tyre. Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit, do të bisedohet me Ministrinë e Financave, në mënyrë që të subvencionohen.
“Përsa i përket trajtimit financiar është shumë e qartë edhe nga kërkesa juaj, unë e diskutova edhe me nënkryetarin e bashkisë, Maznikun, që fiskalizimi është i rëndësishëm pasi do i jepte sektorit një hov të ri, nga shitja, te check-ini i tyre brenda autobusëve do të ulte evazionin. Nga ana tjetër flitet edhe për mbështetje financiare, ne e kuptojmë që akciza mund të jetë ndihmë për ju. Marrim përsipër ta diskutojmë me ministrinë e Financave por jo zgjidhjen. Ne marrim përsipër të bëjmë avokatin tuaj. Kërkohet subvencion në shumë sektorë, por ky është sektor kritik dhe ne do ta diskutojmë të paktën për një kohë të kufizuar që mbulon pjesën e krizës. Edhe për rimbursimin e TVSH-së duhet ta shtrojmë me ekspertët dhe ministrinë e Financave dhe do të kthehemi për t’u dhënë përgjigje” tha ajo.
Më tej, ajo njoftoi se nga nesër do të vazhdojë goditja e transportit informal dhe automjeteve që veprojnë pa liçencë, ndërkohë që shtoi se terminalet ndër qytetase që nuk plotësojnë kushtet do të merren në kontriol nga Ministria.
“Ne kemi edhe një ide përsa i përket terminaleve në qytete, do ta diskutojmë në rast se nga ata nuk do të ketë asnjë lloj veprimi, do të sugjeroj që të jetë një funksion që të merret dhe të akomodohet nga drejtoria e transportit, pasi nuk mund të presim pafund pushtetin lokal”, tha Balluku.
Takimi vjen pak ditëpasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës. Po ashtu, Shoqata kërkonte indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit. Këto kërkesa, ministrja sot u shpreh e gatshme që t’i negocionte me “Ekonominë dhe Financat”.
GREQI- Komuniteti shqiptar në Greqi kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ëkrkuar njohjen e kontributeve të tyre të punës. Ata janë mbledhur ditën e sotme ...
TIRANË- Nga nesër, Policia e Shtetit do të dalë në aksion për të luftuar transportin e paligjshëm të pasagjerëve. Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatave...
TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se ditën e nesërme dhe pasnër do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tir...
GREQI– Policia greke arrestoi në gusht të këtij viti dy të rinj shqiptarë të cilët akuzohen për grabitje me armë në dyqane dhe një banesë. Mediat greke ka...