LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet DOSJA! Fiksimi për një vajzë, dasma dhe patenta që prangosën efektivët

21 Tetor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Zbardhet DOSJA! Fiksimi për një vajzë, dasma dhe patenta që

TIRANË– Fiksimi për një vajzë, lejimi i një dasme dhe kalimi i një automjeti kanë çuar në pranga tre efektivë policie të Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë, pezullimin e gjashtë të tjerëve si dhe ka kyçur në shtëpi një efektive, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë. Përgjimet e publikuara sot kanë zbardhur edhe arsyet që çuan në pranga efektivët në kuadër të operacionit “Rei” të zhvilluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat një ditë më parë në Tiranë dhe Korçë.

Durim Murja është një nga punonjësit e policisë së Tiranës i cili ka përfunduar në pranga pasi ka shpërdoruar detyrën. Sipas përgjimeve të publikuara, Murja është telefonuar me datë 8 gusht në orën 17:00 nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me një vajzë e cila ndodhej në lavazh pasi kishte sjellur makinën e saj. Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë. Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë.  Hamollari dhe Murja i sigurojnë Burrit të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës. Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

I njëjti efektiv, Durim Murja i cili është arrestuar nga SHÇBA ka kërkuar nga kolegët që të mos reagojnë për një dasëm e cila ishte duke u mbajtur pas orës policore, në të cilën ishte pjesmarrës. Policia mori informacion nga banorët se po mbahej një dasëm në lagjen ‘Shkozë’ te ‘Kamberi’ pas orës 23:00 dhe po i shqetësonte nga muzika e lartë. Efektivi i policisë, Arjan Balla shkon për kontroll në këtë lokal dhe vëren se dasma po zhvillohej ende, megjithatë njofton sallën se denoncimi i ardhur ishte i rremë. Por pas kësaj e njëjta situatë përsëritet sërish pas disa minutash denoncime të tjera kanë ardhur nga qytetarët lidhur me shqetësimin që u vinte nga muzika e lartë. Pavarësisht kësaj efektivët rreth orës 01:15 dhe 01:20 kanë njoftuar se denoncimi ishte i rremë. Ndërkohë nga përgjimet rezulton se Durim Murja i cili ishte në përgjim ishte i pranishëm në këtë dasëm dhe gjatë një komunikimi me Arjan Ballën i ka kërkuar që të mos jua ndërpresë dasmën. Në përgjime Balla shprehet i shqetësuar për ankesat dhe presionit që i vinte disa herë nga salla operative, pasi i kishte gënjyer tre herë duke thënë se denoncimi për muzikë kishte qenë i rremë.

Shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj, u pezullua nga detyra ka ndërhyrë për shoferin e një përfaqësuesi të Komunitetit Bektashian në zonë, i cili për shkeljet e bëra duhet të gjobitej me gjobë, e cila sipas aktit normativ parashikon 100-400 mijë lekë të vjetra dhe 30 ditë pezullim për lejen e drejtimit. Efektivët e patrullës i kanë marrë patentën, por nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal lidhur me procedurën, duke i kërkuar shoferit që të paraqitej të nesërmen në Komisariat. Këtu shfaqet edhe Gjokutaj, i cili ka ndërhyrë që shoferi të merrte pas patentën, pa u ndëshkuar për shkeljet. Pasi i kanë mbajtur për thuajse një javë lejen e drejtimit, shoferi e ka marrë pas, por pa asnjë gjobë.

NË TOTAL NGA OPERACIONI:

Janë pezulluar nga detyra:

– Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë
– Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë
– Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Janë arrestuar:

– Durim Murja
– Jashar Shehu
– Arjan Balla, të tre oficerë patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Në “Arrest shtëpie”:

– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Si u zbuluan efektivët?

Në fakt, hetimi po kryhej për një dosje tjetër, ku efektivë policie flasin në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve gjatë kohës kur ishin në fuqi masat anti-COVID dhe vendi ishte në shtetrrethim. E gjitha kishte nisur nga Korça, ku edhe po përgjohej për trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri e nga atje në vendet e Bashkimit Europian. Por në fakt efektivët flisnin për gjëra të tjera, duke bërë që përveç atyre që ishin vënë në ‘shënjestër nga SHÇBA-të, të zbuloheshin dhe të tjerë. Dosja.al, ishte e para e cila raportoi për aksionin e zhvilluar.

ZHVILLIME ORË PAS ORE:

‘Niko Peleshi të ndihmoi?’/ Zbardhen përgjimet, si ndërhynte shefi i Komisariatit

‘Ka dasëm te Kamberi’/ Polici i kërkoi ‘nder’ kolegëve: Mos e ndërprisni festën

Zbulohet arsyeja! Pse u pezullua shefi i Komisariatit të Korçës, kë lejoi të kalonte

U fiksua me vajzën te lavazhi! Polici gjeti emrin e saj nga kolegu, ‘e pësoi’

Arrestimi i efektivëve, SHÇBA: Katër në detyrim paraqitjeje, 1 në këkim

Arrestimi i efektivëve në Tiranë & Korçë, SHÇBA: Raportuan të dhëna të pavërteta

(F.M/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i shcba-se arjan balla çlirim akrobati durim murja genci hysi jashar shehu kamber kllogjeri klemend pikuli matilda hamolli petro fraholli aksioni i shcba-se arjan balla çlirim akrobati durim murja genci hysi jashar shehu kamber kllogjeri klemend pikuli matilda hamolli petro fraholli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj