Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drogë, vrasje e grabitje me armë/ 3 shqiptarë “WANTED” në Greqi, prangosen në Angli
21 Tetor 2021, 13:56Nga DOSJA
Britania e Madhe krahas personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare, italiane dhe belge po përdoret si vend-fshehje edhe për shqiptarët që kanë kryer krime në Greqi.
Top Channel nga gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” mëson se për qëllim ekstradimi në Greqi janë arrestuar tre shtetas shqiptarë.
Të dhënat e kësaj gjykate tregojnë se Florjan HYSA është prangosur për llogari të shtetit Helen për trafik droge. Ai kishte pak muaj që kishte mbërritur në Angli për tu fshehur.
Fatjon SOTIRI është një tjetër shqiptarë i prangosur në Londër pasi kërkohet nga drejtësia greke për grabitje me armë dhe posedim të materialeve kriminale.
Prej një viti në burgjet angleze mbahet Andjus NELI i cili është përballur me disa seanca gjyqësore ektradimi kërkuar nga Greqia. Neli akuzohet si pjesë e një grupi shqiptarësh tashmë të arrestuar në Selanik për vrasjen e një të riu grek.
Sipas të dhënave që publikon “City of Westminster Magistrate Court”, përpara kësaj gjykate janë shtuar rastet e shtetasve shqiptarë të arrestuar në qytete të ndryshme të Anglisë, si pasojë e urdhër arresteve lëshuar nga vende të ndryshme europiane.
PUKË– Nëntë persona janë vënë në pranga dhe katër të tjetër janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe nënkomisari i policisë së Pukës Kastriot Bicukaj n...
TIRANË– Durim Murja është një nga punonjësit e policisë së Tiranës i cili ka përfunduar në pranga pasi ka shpërdoruar detyrën.Polici i arrestuar Duri...
VLORË– Pëllumb Binaj, kryebashkiaku i Selenicës ka treguar se biznesmeni Pellat Bonaj ishte në gjendje të dehur në momentin që e ka dhunuar. Në një d...
CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroener...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, në Shqipëri, Yuri Kim kërkon që Kuvendi të miratojë zgjatjen e organeve të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët. Me ...
Përmbarimi ka shembur çadrën e Cirkut Kombëtar në Tiranë, një nga ndërtesat historike në vend, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite.Pas kësaj ngjar...