Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
U fiksua me vajzën te lavazhi! Polici gjeti emrin e saj nga kolegu, ‘e pësoi’
21 Tetor 2021, 12:40Nga DOSJA
TIRANË– Durim Murja është një nga punonjësit e policisë së Tiranës i cili ka përfunduar në pranga pasi ka shpërdoruar detyrën.
Polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht në orën 17:00 nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me një vajzë e cila ndodhej në lavazh pasi kishte sjellur makinën e saj. Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë.
Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë Burrit të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës. Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.
Durim Murja është një nga punonjësit e policisë të cilët ranë në pranga pasi kanë shpërdoruar detyrën. Në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë dhe Korçë janë arrestuar 3 efektivë policisë, 3 në arrest shtëpie dhe 4 me detyrim paraqitje. Hetimet dhe përgjimet që iu bënë policëve të Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve nxorën në pah dhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19 dhe shkelje të tjera. Dosja.al, ishte e para e cila raportoi për aksionin e zhvilluar ku fillimisht u pezulluan nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, Krenar Gjokutaj dhe Shefi Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë Kelmend Pikuli.
VLORË– Pëllumb Binaj, kryebashkiaku i Selenicës ka treguar se biznesmeni Pellat Bonaj ishte në gjendje të dehur në momentin që e ka dhunuar. Në një d...
CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroener...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, në Shqipëri, Yuri Kim kërkon që Kuvendi të miratojë zgjatjen e organeve të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët. Me ...
Përmbarimi ka shembur çadrën e Cirkut Kombëtar në Tiranë, një nga ndërtesat historike në vend, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite.Pas kësaj ngjar...
KUKËS– Thatësira ka ulur nivelin e Liqenit të Fierzës. Dosja.al ka siguruar video ekskluzive nga Liqeni i Fierzës. Mungesa e reshjeve të shiut dhe te...
TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është takuar ditën e sotme me Ambasadoren franceze në Shqipëri Elisabeth Barsacq...