LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, Benet Beci dhe institucionet e përfshira

21 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, Benet Beci dhe institucionet

CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka lidhur me një kompani private, NOA Energy, për shkëmbim e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, për faktin se nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë.

Sipas kësaj kontrate, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, ndërsa kjo kompani private ia kthen korporatës shtetërore, pas mesnate, kur kërkesa për energji është e ulët dhe çmimi është shumë herë më i ulët. 

Pra, nga kjo kontratë kompania private, NOA Energy fiton mijëra euro, ndërsa KESH merr vetëm disa thërrime.

Kërkesa në KESH, tetë ditë gjithë proçedura

Kërkesa e parë e NOA-s është bërë me datën 4 Mars 2021, ndërsa z.Beci ka dhënë dorëheqjen me datë 5 Mars 2021. Më pas në datën 5 mars ka ardhur kërkesa e dytë, ku kompania NOA i ka kërkuar KESH-it, lidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke vendosur kushte.

“Referuar shprehjes së interesit për lidhjen e një marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike dorëzuar pranë zyrave të KESH, me datë 05.03.2021, shoqëria NOA dorëzon draft-kontratën, bazuar mbi këtë propozim”, thuhet në kërkesën dërguar KESH-it, përkatësisht z.Benet Beci.

Më tej në kërkesë radhiten edhe kushtet nga NOA.

“Kapaciteti me lëvrim –pranin 50 MW. Vëllimi në lëvrim-pranim 40 000 MW, orë në muaj. Me një njoftim paraprak jo më vonë se dhjetë ditë përpara fillimit të lëvrimit NOA do të dorëzojë për XX MW/h, një tarifë prej 0.15 euro MW/h në muaj”, thuhet më tej në akt marrëveshjen e përpiluar nga NOA. 

Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

CNA.al gjithashtu po nëpërmjet dokumenteve zyrtare ka treguar sesi në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës. Pra, sikurse e cilësuam edhe më lart, në datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kërkesa e dytë për lidhjen e marrëveshjes është në datën 5 mars. Më pas kjo marrëveshje detajohet dhe bëhet shprehje e interesit pikërisht në datën 8 mars. Tre ditë pasi drejtori i asaj kohe, Benet Beci kishte dhënë dorëheqjen. Por, vazhdonte të qëndronte në detyrë.

Po në datën 8 mars, administratori i KESH përgatit shkresën dhe në datën 9 ia çon kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Megjithëse më përpara Autoriteti i Konkurencës kishte anulluar të tilla vendime, pra nga viti 2019 dhe shumë kompanive të tjera private nuk iu ishte dhënë kjo mundësi, me një shpejtësi të madhe për vetëm 48 orë, pra në datën 9 mars merren dokumentat, dhe brenda 48 orësh del me një vendim.

Vendimi mban datën 12 mars 2021, dhe thotë qartazi se i ka rekomanduar KESH-it që gjatë procedurave të interesit të garantojë përmbushjen e detyrimit për shërbimin publik, të respektojë parimet e leverdisshmërisë, nuk ka depozita kufizuese, detyron KESH-in si operator dominues për çdo kontratë e cila vendos të drejta të veçanta ekskluzive të kërkojë vlerësim paraprak nga Komisioni i Konkurencës, e kështu me radhë. 

Pra, Autoriteti i Konkurencës i është përgjigjur KESH-it, për vetëm 48 orë, ndërkohë që institucionet shtetërore për të kthyer përgjigje për shkresa zyrtare që i kanë në protokoll duan një muaj. Ndërsa në rastin e KESH dhe Autoritetit të Konkurencës kthimi i përgjigjes ka qënë në “perfeksion”. Është shteti që duam. Përgjigja ka ardhur për vetëm 48 orë, gjë që nuk ndodh në asnjë institucion shtetëror.

Levat e shtetit kanë funksionuar perfekt dhe natyrshëm sjell një pyetje. Çfarë vaj korrupsioni i ka lëvizur hekurat e ndryshkura të shtetit shqiptar?

Sepse qartazi duket se me urdhër nga lart gjërat kanë lëvizur me shpejtësi skëterrë. Një drejtor i dorëhequr firmos, më pas vjen shprehja e interesit, kërkesa i dërgohet Autoritetit të Konkurencës, dhe përgjigja e këtij të fundit vjen për vetëm 47 orë.

Por, sikurse thotë edhe një “Ujku mjergull do”, dhe gjithçka ka lëvizur me shpejtësi. 

ERE paralajmëron skandalin

Një ditë më parë, CNA.al publikoi dy dokumente të tjera, që vërtetojnë skandalin dhe që shtojnë dyshimet. Dhe është pikërisht përgjigja e ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart. Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës. Por, ndërsa përgjigja e Autoritetit të Konkurencës ka ardhur me datë 12 mars, Entit Rregullator të Energjisë i është dashur një muaj për të kthyer përgjigje.

Në dokumentin që ka siguruar CNA.al, përgjigja e ERE është kthyer me datën 9 prill 2021. Pra, përgjigja e këtij institucioni nuk vjen tre ditë pas, por gati një muaj më vonë.

Që duket se ERE ka qënë jashtë skemës dhe procedura ka qënë normale. Ose ka “gënjyer” me kohën duke marrë të gjithë proçedurën dhe duke kthyer përgjigje KESH-it, një muaj më vonë. Ndërsa me KESH dhe Autoritetin e Konkurencës gjithçka zgjidhet me “çelësin e artë”. Përgjigja vjen menjëherë dhe gjithçka është gati. Nesër CNA.al do të publikojë kontratën e plotë, ku dokumentet qartazi tregojnë se është bërë një marrëveshje në favor të një kompanie private dhe në kurriz të KESH.

Marrë nga CNA.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet benet beci skandali kesh-noa benet beci skandali kesh-noa

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Tetor 2021, 11:48

ME VIDEO/ Ulet niveli i Liqenit të Fierzës

KUKËS– Thatësira ka ulur nivelin e Liqenit të Fierzës. Dosja.al ka siguruar video ekskluzive nga Liqeni i Fierzës. Mungesa e reshjeve të shiut dhe te...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj