LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanabis me trafikantët, shpallet në kërkim nënkomisari i Pukës, 9 të prangosur

21 Tetor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Kanabis me trafikantët, shpallet në kërkim nënkomisari i

PUKË– Nëntë persona janë vënë në pranga dhe katër të tjetër janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe nënkomisari i policisë së Pukës Kastriot Bicukaj në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 4 efektivë të tjerë në masën detyrim paraqitje. Sipas Njoftimit të SPAK, trafikantët kanë pasur një mbështetje të madhe edhe nga efektivët e policisë së Shtetit. SPAK shton se operacionet e zhvilluara nga policia dekonspiroheshin nga vetë efektivët dhe në këtë mënyrë droga nuk kapej. SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie: 13 për “arrest me burg”, mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, 3 janë “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Deri më tani janë vënë në pranga vetëm nëntë persona: Leon Ndreca; Gjin Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Aleks Kedheli, Ilir Kolaj, Pashk Lala, Myl Rrapaj si dhe personat me iniciale: Z.L.; e Y.V.. Në detyrim paraqitje janë lënë katër efektivët e komisariatit të Policisë së Pukës.

Ata janë:

NJOFTIMI ZYRTAR:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal  nr. 251, të vitit 2020, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 e 28/4, 333a dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtyre hetimeve njëvjeçare është arritur të dokumentohet veprimtaria e disa grupeve kriminale të përfshira në kultivimin e bimëve narkotike në zonat malore ndërmjet territorit të bashkive Pukë dhe Mirditë, të cilët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, si dhe kanë siguruar mbështetje për të vazhduar këtë veprimtari nga strukturat e policisë, të cilët i informonin për kontrollet që do ushtroheshin në zonë. Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal është arritur të evidentohen disa raste të aktivitetit kriminal dhe janë sekuestruar ndër të tjera provat materiale:

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 82 akti, datë 17.10.2021 ka vendosur caktimi i masave të sigurimit personal si më poshtë:

Nga ana e policisë gjyqësore janë ekzekutuar masat e sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim L.N; Gj. K.; M.RR.; Z.L.; I.P.; L.K.; T.L.; A.K. dhe Y.V.; Ndërkohë që janë shpallur në kërkim personat nën hetim T.SH.; G.M.; G.T., si dhe K.B., ky i fundit me detyrë oficer i policisë  gjyqësore. Janë ekzekutuar gjithashtu masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, për shtetasit S.L. dhe E.L.

Të gjithë shtetasit e mësipërm janë me cilësinë persona nën hetim për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 e 28/4, 333a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërkohë janë ekzekutuar dhe masat e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personat nën hetim Z.M.; A.N.; P.F.; dhe F.A., me detyrë punonjës të policisë gjyqësore, si persona nën hetim për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleks kedheli ilir kolaj ilir prenga leon ndreca; gjin kola myl rrapaj operacion antidroge ne lezhe pashk lala tanush lekgegaj aleks kedheli ilir kolaj ilir prenga leon ndreca; gjin kola myl rrapaj operacion antidroge ne lezhe pashk lala tanush lekgegaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Tetor 2021, 11:48

ME VIDEO/ Ulet niveli i Liqenit të Fierzës

KUKËS– Thatësira ka ulur nivelin e Liqenit të Fierzës. Dosja.al ka siguruar video ekskluzive nga Liqeni i Fierzës. Mungesa e reshjeve të shiut dhe te...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen