Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Holanda futet në izolim për shkak të Omicronit, Rutte: Po mbyllemi edhe një herë
19 Dhjetor 2021, 07:34Nga DOSJA
HOLANDË- Holanda ka njoftuar se do të vendosë masën e izolimit gjatë Krishtlindjes për shkak të shqetësimeve lidhur me variantin e ri të koronavirusit, Omicron. Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri të paktën në mes të janarit. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”.
Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron. Shtetet në mbarë Evropën kanë ashpërsuar kufizimet, teksa Omicroni, një variant me shumë mutacione, po përhapet në kontinent.
Rregullat e reja në Holandë, që do të hyjnë në fuqi të dielën, u morën pas një takimi ndërmjet Qeverisë holandeze dhe ekspertëve shëndetësorë.
“Holanda edhe një herë po mbyllet”, tha Rutte gjatë një konference për media.
Ekspertët thonë se Omicroni pritet të bëhet variant dominues në Holandë gjatë periudhës ndërmjet Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Për javë të tëra ka pasur masa të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljen e objekteve kulturore me qëllim që të frenohet përhapja e variantit të ri.
Prej fillimit të pandemisë, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Holandë ka raportuar për mbi 2.9 milionë raste me koronavirus dhe mbi 20,000 vdekje.
BJELLORUSI- Rusia ka dërguar avionë bombardues me aftësi bërthamore, për të patrulluar kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë, thanë më 18 dhjetor autoritetet në M...
AFGANISTAN- Autoritetet talibane në Afganistan kanë njoftuar se do të rinisin lëshimin e pasaportave, duke ofruar shpresë për të gjithë ata persona që kanë apli...
FILIPINE- Mbi 30 persona besohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur pas stuhisë së fuqishme që goditi Filipinet. Prej ditës së enjte, taj...
MALI I ZI- Një gabim është bërë në dekorimin e qytetit të Ulqinit për festat e fundvitit. Në qendër të qytetit është vendosur gabimisht numri i vitit që presim,...
RUSI- Marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ende pikën e tyre më të ulët dhe propozimet mbi sigurisë që ka bërë Moska, mund të ndihmojnë...
GJERMNANI- Ministren e re të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock nga Të Gjelërit, nuk mund ta akuzosh se nuk po sjell hov në detyrën e re. Sapo erdhi në kë...
GJERMANI- Rregullatorët gjermanë kanë nisur procedura kundër medias të financuar nga Rusia, RT për transmetim në Gjermani pa licencë.RT DE, një kanal në gjuhën ...
GJERMANI- Shqetësimi para përhapjes së variantit Omicron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi...
PAKISTAN- Të paktën 12 persona kanë vdekur pas shpërthimit të gazit në Karaçi të Pakistanit. Nëntë persona po ashtu janë lënduar në shpërthimin që ndodhi...
SHKUP-Autoritetet maqedonase sigurojnë konsumatorët familjarë se energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet më tepër se dhjetë përqind, ndërkohë që kompanitë pro...