Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ka hyrë edhe në fuqi. Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë. Ky ligj po ashtu trajton masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, çështjen e testimit, diagnozës dhe trajtimit, pastaj prezanton organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore, çështjen e lëvizjes në oraret e përcaktuara.
Është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Pandeminë që është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës Në këtë ligj parashihet rregullimi i anës ligjore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Në këtë ligj janë të saktësuara edhe gjobat me të cilat do të dënohen qytetarët në rast se veprojnë ndesh me ligjin. Me 500 euro gjobë do të dënohet personi që nuk e respekton vendimin për kufizim të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar. Në ligj thuhet tutje se drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro.
Ai person që nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro.
“Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro”, thuhet tutje.
Me nga 35 euro gjobë do të dënohen edhe ata persona që nuk mbajnë maska, apo nuk respektojnë distancën fizike.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro”.
Në ligj janë të parapara edhe dënime për personat që kryejnë aktivitete që janë të ndaluara në mjedise private dhe publike.
Me 2 mijë euro gjobë dënohet personi që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me 2000 euro.
“Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro”, thuhet tutje.
Kushdo që është i dyshuar apo konfirmuar me COVID-19 mund të dënohet në rast se nuk e respekton izolimin dhe karantinën.“Personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë: 1.1. Personi i vendosur në izolim apo karantinë sipas vendimit të organit kompetent i cili nuk i zbaton rregullat e përcaktuara gjatë kohës së qëndrimit në izolim/karantinë apo tenton të largohet nga izolimi/karantina dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si dhe rikthimin në izolim apo karantinim; 1.2. Personi i cili hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro”.
Personi i cili vjen nga zona karantinë dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent për izolim apo karantinim të detyrueshëm dënohet me gjobë prej 150 euro, ndërsa, personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej 150 euro.
Me nga 500 euro ndërkaq do të dënohen të gjithë ata persona që në mënyrë legale hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk e deklarojnë vendin e origjinës nga vijnë.
“Personi i cili hyn në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë legale dhe nuk deklaron vendin e origjinës prej nga vjen si dhe nuk vepron sipas udhëzimeve të organeve kompetente ose refuzon ti nënshtrohet masave të kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo karantinimit dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro. 2. Personi i cili ka hy në mënyrë ilegale në territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk deklarohet si dhe nuk iu nënshtrohet masave të detyruara të kontrollit mjekësor dhe izolimit apo karantinimit të obligueshëm dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si masë shtesë përpos masave ligjore për kalim ilegal të kufirit të paraparë me legjislacionin në fuqi”, thuhet në këtë ligj. KËTU mund ta lexoni ligjin e plotë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2020, u ul me 8,7 % duke arritur vlerën 1.334 GËh nga 1.461 GËh që is...
SHQIPËRI-Drejtoria e tatimeve ka bërë të ditur procedurën për përfitimin e pagës ndihmë për sektorin e transportit. Kjo masë vjen pas vendimit të fundit si...
SHQIPËRI- Një projektligj “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë” vendos për herë të parë moshën minimale të blerjes sipas riskut që ...
SHQIPËRI- Deri më 21 gusht, ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh në kuadër të paketës 2 e kanë përfituar 172,473 qytetarë të larguar nga puna në 47,433 b...
Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019...
Nga përafërsisht 31 mijë maturantë që iu nënshtruan provimeve të maturës, më pak se 22 mijë prej tyre kanë aplikuar për të vazhduar studimet në ciklin e lartë. ...
Ankesat e dorëzuara deri tani nga subjektet dhe individët do të vijojnë të shqyrtohen nga administrata tatimore brenda afatit të caktuar. Përfituesit duhet gjit...
SHQIPËRI- Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në rajon. EUROSTAT njofton se çmimet e ushqimeve vlerësohen sa ...
SHQIPËRI-Nuk kaloi shumë kohë nga trokitja e fundit në “derën “e Bankës Botërore për një kredi që do të mbështesë vendin për përballimin e pandemisë dhe ...
Ndodhem në tregun e fruta perimeve të zonës së Vasil Shanto. Një kilogram domate këtu në Tiranë kushton 30 lekë më shumë nëse e krahasojmë më tregjet e qyteteve...