Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Vajza e aktorit të njohur shqiptar Robert Ndrenika, Diana ka reaguar lidhur me prishjes e godinës së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të 17 majit.
Me anë të një postimi në Facebook, një ditë më parë Diana ka shkruar se godina nuk ishte thjesht një ndërtesë por kishte hidtori në të. Më tej ajo shkruan se godina u la qëllimisht që të degradonte për t’u vjedhur më pas nga ajo që vajza e aktorit e quan; një bandë të fiksuar pas truallit të Teatrit.
“E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor,”-shkruan ndër të tjera ajo.
POSTIMI I PLOTË:
Çfarë shock-u! Në 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, shembet Teatri Kombëtar një godinë 80-vjecare , pjesë harmonike e ansamblit arkitekturor të qendrës historike të Tiranës. Jo thjesht një ndërtesë por një histori! Historia e një institucioni që i dhuroi për shumë kohë kulturë Tiranës e mbarë Kombit shqiptar duke mbajtur gjallë shpirtin artistik të elitës e të popullit e duke lëvruar shqipen letrare. U keqadministrua, u keqdrejtua gjatë 20 viteve të fundit për ta degraduar e ta sjelle në këtë moment. Keqmenaxhim e keqdashje. Shpërndarje fondesh buxhetore në salla të vogla e jo të denja (Eksperimentali, Metropoli e Turbina¬) që prodhojnë më shumë zanat teatror nga sa i duhet Tiranës, që nëse do të përdoreshin për Teatrin Kombëtar do ta kishin restauruar denjësisht fasadën e hyrjen por edhe sallën e skenën. E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor. E vlerësuar nga “Europa Nostra” si një godinë që duhej mbrojtur e restauruar, Shqipëria vendosi të shkatërrojë e të shkojë në drejtim të kundërt të parimeve europiane. Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore. Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip.
Ajo që vlen për t’u theksuar se një nag zërat “pro” për prishjen e Teatrit ka qënë edhe aktori Robert Ndrenika. Fillimisht ai dhe të tjerë dolën kundër, por pas një takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe rishikimit të projektit, aktori ndryshoi qëndrimin e tij.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Aktori Anil Frashëri, djali i Artistit të Popullit Naim Frashëri, flet në një intervistë për newsbomb.al lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.Baba...
TIRANË– Aktorja Marjana Kondi ka deklaruar se dashuria e saj për bashkëshortin sa vjen e rritet, edhe pas kaq shumë vitesh martesë. E ftuar në emisionin “G...
TIRANË–”Portokallia” është një ndër emisionet e humorit në ‘Top Channel’ që pëlqehet shumë nga i gjithë publiku shqiptar. Por ditën e sotme në media ka qar...
TIRANË- Video që shikoni, është një pjesë e një aksioni të Policisë së Gramshit. Efektivët janë nisur në male për të gjetur kanabis, por kur aksioni ka për...
Los Anxhelos- Largimi i Princ Harryt dhe Meghan Markle nga Pallati Mbretëror ka shkaktuar shumë debat në jo vetëm brenda Pallatit, por edhe në mbarë botën.Nd...
TIRANË– Në një kohë që rrjetet sociale janë të mbushura e me plot sfida, edhe balerina e njohur ka treguar përmes një postimi sfidën e saj më të re në Ins...
BRITANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku aktori i njohur Hagen Mills ka kryer vetëvrasje. Sipas mediave të huaja mësohet se 29-vjeç...
TIRANË– Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet soci...
TIRANË– Blogerja e njohur e njohur shqiptare, Lori është shumë e aktive në rrjetet sociale nga ku ndan herë pas here momente të ndryshme të jetës së saj.S...
TIRANË- Kur ende dielli nuk kishte nisur të ndriçonte Tiranën, Teatri Kombëtar ra. Kur dielli buzëqeshje mbi palletet e larta, godina kryesore e art...