LIVE UPDATES
Aktualitet

I besuan 1.6 mln €, Marin Mema tregon ‘presionin’ që i ushtron shqiptarëve: Ja ku ‘flenë’ lekët, unë jam i ndersh

12 Dhjetor 2019, 19:20 Nga DOSJA
I besuan 1.6 mln €, Marin Mema tregon ‘presionin’ që i

I ftuar në studio me Endri Xhafon, pasditen e sotme ishte i ftuar gazetari Marin Mema i cili është duke dhënë kontributin e tij për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Gazetari Mema së bashku me drejtuesin e “Rrënjë Shqiptare” Marko Kepi kanë mbledhur një shifër prej 1.6 milion dollarësh donacione, të cilat do të përdoren për rindërtimin e shtëpive që shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit.

Mema është pjesë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit së bashku me organizata të tjera bamirëse kontribuese për këtë qëllim.

Në intervistën e tij dhënë për ABC News me gazetarin Endri Xhafo, Marin Mema theksoi se mënyra se si do të investohen fondet, në këtë proces rindërtimi, do të bëhet transparente për publikun, dhe se do të kontrollohet çdo fond tjetër, që është sjellë në tryezën e komitetit për tërmetin.

Pjesë nga biseda në studio:

Marin Mema: Kemi mbledhur bashkë Me Marko Kepin, drejtuesin e rrënjëve shqiptare, 1.6 milion dollarë, të cilat janë mbledhur me vetëm një thirrje dhe për rreth 72 orë.

Endri Xhafo: Ku gjenden paratë fizikisht?

Marin Mema: Tani janë në fundraising, sic funksionojnë donacionet përmes Facebook-ut, janë mbyllur si donacione dhe tashmë do të kalojnë në bankë. Ajo që është më transparentja këtu është që gjithçka do të bëhet përmes bankës.

Endri Xhafo: Nga të lindi ideja sepse ju jeni gazetar dhe njerëzit ju njohin për elementët dhe detajet historike që sjell në punën tënde në Shqipëria tjetër?

Marin Mema: Ne njihemi prej shumë kohësh, “Shqipëria tjetër” ka qenë dritarja e qartë dhe e hapur për të gjitha familjet në nevojë, për të gjithë problematikën që kanë patur zona të ndryshme në Shqipëri. Pra e kam patur pjesë timen gjatë gjithë kohës, pavarësisht se në një moment të caktuar bashkova Shqipërinë tjetër me gjurmë shqiptare por ajo që ndodhi në rastin konkret ishte diçka shumë e natyrshme, shumë njerëzore. Më erdhi në mendje që të gjithë ne duhet patjetër të reagonim.

Endri Xhafo: Kur e bëtë thirrjen?

Marin Mema: Disa orë pas tërmetit, në Facebook.

Endri Xhafo: Çfarë mendon se i shtyn njerëzit të të besojnë ty, 1.6 milion dollarë?

Marin Mema: Jam përpjekur gjithmonë që ta bëj punën e gazetarit me ndershmëri. Puna e gazetarit ka lidhje me njerëzit, me raportin njerëzor dhe se si afrohesh më ta. Nuk është vetëm çështje se mund ta bëj gjithkush, nëse një person ka treguar që është i ndershëm në raport me atë që  bën mundet absolutisht ti besohet. Unë kam patur fatin dhe i falënderoj të gjithë ata që më kanë besuar, dhe prandaj unë sot jam në një pozicion të vështirë, sepse duhet të përvesh mëngët dhe të filloj nga puna për të çuar deri në fund këtë amanet, me aq sa kemi mundësi.

Endri Xhafo: 1.6 milion dollarë ju janë besuar ju dhe jo qeverisë, si ju bën të ndiheni për këtë, në një lloj kompeticioni me qeverinë?

Marin Mema: Jo kjo nuk është garë, nuk kam garë me askënd, në dhimbje nuk ka garë, në tragjedi nuk ka garë, ne thjesht do të përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë të mundemi.

Endri Xhafo: Si e shihni Komitetin Kombëtar të Rindërtimit?

Marin Mema: E kam thënë edhe përpara se të ngrihej komiteti, kemi nevojë për koordinim. Koordinim por jo centralizim. Kemi absolutisht nevojë për koordinim sepse duhet të kuptojmë se ku do të kryhen këto investime. Ajo që unë kam dashur që të ndodhë këtë herë është që ne të ndryshojmë faqen e këtyre 30 viteve. Për herë të parë në një situatë të tillë, fondet të mos abuzohen për asnjë cent.

Endri Xhafo: Si mund ta kontrolloni ju psh Arben Ahmetaj?

Marin Mema: Do të kërkojmë deri në fund që të kontrollohen, në të kundërt, ne e kemi thënë disa herë do të braktisim tryezën. Shqipëria ka nevojë për transparencë në gjithçka, sidomos kur flitet për fonde.

Endri Xhafo: Mendoni se ky presion pozitiv që vjen nga ju, që keni një figurë për të ruajtur, kujtoj që ju është propozuar për të qenë deputet në PS dhe nuk keni pranuar, do e bëj qeverinë më të kujdesshme?

Marin Mema: Kjo nuk ka rëndësi, të jemi të ndershëm në punë, ne do të bëjmë tonën gjithsesi.

Endri Xhafo: Ke filluar nga puna, sepse një nga gjërat që u kuptua nga mbledhja e dytë e komitetit të rindërtimit ishte që shoqatat kërkonin të fillonin nga puna, A mund të fillohet nga puna pa patur një ide të qartë për dëmet?

Marin Mema: Ka banesa të caktuara, të cilat janë në zona të tjera siç është zona e Tapizës, ku një shtëpi atje ishte më e dëmtuara nga tërmeti. Këtu nuk ka nevojë të presësh, sot ne kemi filluar, nuk mund të prisnim më. Ne do të shmangin burokracitë por në çdo moment duke garantuar transparencën.

Kemi ngritur një grup të mirëfilltë për të punuar hap pas hapi. Do të ndërtojmë me cilësi dhe në koordinim me njëri tjetrin.

Endri Xhafo: Në rastin konkret si do të ndërtoni, sipas humbjeve që kanë pësuar apo do të keni një mesatarizim të sipërfaqes?

Marin Mema: Do të logjikojmë rast pas rasti. Kjo nuk është garë që kush ndërton me shumë apo më pak. Ne do të ndërtojmë aq sa mundemi.

Endri Xhafo: Sa mund t’ju zgjasë ky proces?

Marin Mema: Të shpresojmë ti bëjmë gjërat shpejt.

Endri Xhafo: Kë keni kotraktuar ?

Marin Mema: Kjo do të jetë me garë, do të përpiqemi të ftojmë çdo ndërtues serioz që do të pranojnë faktin që të ndërtojnë në kosto, pse jo edhe nën kosto, por gjithmonë pa prekur cilësinë, kjo nuk do të lejohet. Gjithë procesi dhe çdo gjë tjetër, do të bëhet transparente dhe do të dokumentohet me kronika televizive.

Marrë nga abcnews.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marin mema rrënjë shqiptare termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 marin mema rrënjë shqiptare termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj