LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shkeli Kodin e Etikës”, zbardhet relacioni për shkarkimin e Arben Malajt. Qeveria: Ka folur për tema politike

12 Dhjetor 2019, 17:44 Nga DOSJA
“Shkeli Kodin e Etikës”, zbardhet relacioni për shkarkimin

TIRANË– Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë atakohet për herë të parë publikisht nga qeveria kryeministrit Edi Rama. Ndonëse në daljet publike në krah të Guvernatorit, kryeministri kishte cituar pavarësinë dhe balancat e Bankës së Shqipërisë, nisma e fundit për shkarkimin e Arben Malajt ka acaruar marrëdhëniet. Bankat qëndrore në vende me demokraci të brishtë por edhe në vende të zhvilluara janë në mënyrë të vazhdueshme në kërcënimin e pavarësisë.  Në rastin e Shqipërisë ekzekutivi ka propozuar pezullimin nga detyra dhe shkarkimin e një antari të rizgjedhur të Bankës së Shqipërisë pa u mbushur një nga 7 vitet e mandatit të tij.

Rruga ligjore që është zgjedhur është e diskutueshme pasi siç shkruhet në relacionin e vendimit për shkarkimin e Z.Malaj, “Kuvendi i ka kërkuar Këshillit Mbikëqyrës dhe si rrjedhim anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që të analizojnë aktet e miratuara nga vetë Këshilli Mbikëqyrës dhe të shprehen në lidhje me vendimmarrjen në Këshill ose individualisht. Por rezulton se pas më shumë se dy muajsh, nuk ka asnjë reagim dhe as ndonjë procedurë të nisur për shqyrtimin e pikës së rezolutës që kërkonte reagim institucional apo individual as nga Këshilli Mbikëqyrës, as nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës”.

Qeveria është e zhgënjyer me sjelljen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe e të gjithë anëtarëve të Këshillit duke e quajtuar në relacionin e vendimit këtë si “refuzim i hapur i respektimit dhe zbatimit të ligjit mbi të cilin ata duhet të udhëhiqen dhe tentativë për pengimin e Kuvendit për të zbatuar ligjin në një rast evident të shkeljes së tij”.

Për këto arsye Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin të ndërmarrë kryesisht nismën për analizën e rastit dhe propozimin e masave përkatëse. Ndërmarrja e kësaj nisme kryhet në zbatim të dispozitave të ligjit nr.44/2015, “Kodi I Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. Sipas relacionit, vendimmarrja e Kuvendit në këtë rast nuk prek parimin e ligjshmërisë (neni 107 KPrA), për sa kohë që në çdo rast vendimmarrja e parashikuar nga neni 43, i ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar i takon Kuvendit;

Qeveria i është referuar Kodit të Procedurave Administrative (neni 70), për analogji, në raste të përshkrimit të vendimmarrjes së përbashkët të organeve publike, ka parashikuar rastin e nxjerrjes së vendimit nga organi publik pa pritur përgjigjen apo reagimin e një organi tjetër i cili parashikohet nga ligji që duhet të japë pëlqimin, konfirmimin, miratimin, mendimin (apo propozimin” paraprak në rastin tonë), kur organi tjetër nuk përgjigjet brenda një afati prej 30 ditës, (që prej datës kur është miratuar rezoluta e Kuvendit kanë kaluar më shumë se 60 ditë);

Kuvendi i Shqipërisë mund ta arsyetojë inicimin e procedurave të shqyrtimit dhe propozimit të masave përkatëse, në lidhje me rastin, në kushte të ushtrimit të kompetencave të veta diskreciale (neni 11 KPrA), sa kohë që: (a) Vendimmarrja për rastin i takon sidoqoftë Kuvendit; (b) Vendimmarrja në çdo rast nuk tejkalon kufijtë e ligjit, megjithëse në çdo rast duhet të kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë nuk është një organ i zakonshëm administrativ, por organi i vetëm ligjvënës;

(c) Zgjedhja e bërë ka qenë e detyruar nga rrethanat me të cilat është përballur Kuvendi si pasojë e sjellës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që kanë zgjedhur të vendosin marrëdhëniet shoqërore, mbi detyrat funksionale dhe angazhimet ligjore.

Qeveria “fletërrufe” për sjelljen publike të z. Arben Malaj

Relacioni ka një hapësirë të dedikuar për sjelljen publike të ish-ministrit socialist të financave. Nëse analizohet secila prej daljeve publike të z. Arben Malaj dhe të gjitha ato të marra së bashku mund të arrihet në konkluzion se: në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, ato dalje nuk i kanë shërbyer interesit më të mirë të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, si dhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.

Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer aspak ruajtjes dhe nxitjes së besimit në publik lidhur me institucionin e Bankës së Shqipërisë;

Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës nuk reflektohet përgjegjësi institucionale në raport me temat e trajtuara dhe qëndrimet publike të mbajtura për to dhe nuk reflektohet aspak niveli i nevojshëm i ndërgjegjshëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjësive, si përfaqësues i organit më të lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë;

Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe të gjitha rastet së bashku mund të çojnë në konkluzionin që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ka ai ndaj Bankës së Shqipërisë dhe duke qenë se ato shprehin qëndrime dhe vlerësime që janë pjesë e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë;

Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe të gjitha rastet së bashku mund të çojnë në konkluzionin që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cenojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në Bankën e Shqipërisë;

Në interpretim të dispozitave ligjore dhe të rregullave etike, mund të konkludohet lehtësisht që e vetmja liri e lejuar për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është liria akademike. E megjithatë, në Kodin e Etikës edhe në këtë rast vendoset si kusht sqarimi që: “Në artikujt shkencorë ose akademikë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të qartësojnë se artikulli është hartuar personalisht dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë”;

Interpretimet ligjore te debatueshme

Neni 47 i ligjit organik parashikon se: “Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë, si dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikëqyrës, mund të shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, kur: c) personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë.”.

Qeveria është koshiente se po bën intepretime për të gjetur hapësirë për shkarkimin e z. Malaj pasi në relacionin e vet shkruan se “propozimi për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, sipas ligjit, i takon shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, por mund të arsyetohet që në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative, kur një detyrë nuk zbatohet apo refuzohet tëzbatohet nga zyrtari i ngarkuar nga ligji, atëherë kompetenca mund të ushtrohet drejtpërdrejtë nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen.

Sipas relacionit, daljet dhe prononcimet publike për tema thellësisht politike, kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor dhe se ky fakt përmban argumente të shtuara për sjelljen joetike, në konflikt të hapur me funksionin, me manualin e monitorimit të miratuar e vendim Kuvendi dhe me standardet e vendosura të paktën në dy zgjedhjet e fundit.

Në përfundim të kësaj analize, bazuar në pikën 1, të nenit 47, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të rregullores së Kuvendit, Kuvendi i ka dërguar për kompetencë Këshillit të Ministrave kërkesën për shkarkimin e z. Arben Malaj, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Pika 1, e nenit 47, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, parashikon se çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli I Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi.

Duke marrë në konsideratë dhe duke e vlerësuar kërkesën e Kuvendit, daljet dhe prononcimet publike të z. Arben Malaj për tema thellësisht politike, të cilat kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të dates 30 qershor, si dhe duke u bazuar në dispozitën ligjore të përmendur më sipër, Këshilli i Ministrave ka vendosur që z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të pezullohet nga kjo detyrë.

Si konkluzion, Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj banka e shqipërisë ps shkarkon agron malajn arben malaj banka e shqipërisë ps shkarkon agron malajn

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen