LIVE UPDATES
Bota

I dashuri im më ngjiti HIV/AIDS, pasi zbulova se kishte marrëdhënie dhe me 12 gra të tjera, u dënua 45 vjet burg

12 Nëntor 2019, 13:43 Nga DOSJA
I dashuri im më ngjiti HIV/AIDS, pasi zbulova se kishte

TEKSAS- Do të hiqja dorë nga dashuria, por më pas disa njerëz më bindën se isha shumë e re për ta bërë një gjë të  tillë. Menjëherë nisa të komunikoja me persona të huaj përmes internetit, ata më sugjeruan takime,por kjo mënyrë komunikimi për  mua ishte goxha brutale dhe isha gati të hiqja dorë kur mora  një mesazh nga Philippe.

Ishte thjesht një përmbledhje e shkurtër, “Mua më pëlqen profili yt, do të doja të të takoja”, por unë u intrigova. Ai ishte francez dhe shumë i bukur, dhe unë mendova, “OK, një herë të fundit, dhe kjo është ajo.”

Ne u takuam në shkollën e arteve marciale, ai ishte gjithashtu një ushtarak dhe më pas shkuam në një restorant ku konsumuam pije dhe meze, teksa qëndruam për një orë duke biseduar. Unë isha e hipnotizuar dhe mendoj se edhe ai ishte po në  të njëjtën gjendje. Ai kishte histori të lezetshme dhe më tregoi shumë për veten e tij. Kjo ishte një lloj tjetër takimi sepse zakonisht ndodh anasjelltas, ku gruaja është ajo që flet më shumë.

Në atë takm të parë u interesova shumë për të, por vërtet nuk mund të tregoja nëse ai po ndihej njësoj si unë.  Por pastaj ai bëri një koment flirtues dhe unë mendova, “Oh, në rregull, ai është i interesuar”, dhe pas  këtij sinjali ne nisëm të takoheshim rregullisht.

Philippe ishte një analist i sigurisë për një kompani të madhe, por ai u pushua nga puna një vit pasi ne nisëm të takoheshim. Ndërsa ishte në kërkim të një pune të re, i kërkova që të më ndihmonte në shkollë.

Kur ai po mësonte për mua ne zakonisht dilnim pas punës dhe pastaj e kalonim natën së bashku. Ne ishim të lumtur së bashku dhe qëndruam të lidhur për katër vjet e gjysmë.

Unë isha e lumtur edhe ai ishte i lumtur, gjithçka shkonte mirë dhe ndihesha si  kurrë më parë për këtë situatë në të cilën gjendesha.

Në vitin 2006  vajza ime u martua dhe ne i realizuam një ceremoni të mrekullueshme. Ndërsa më vonë kishim planifikuar të dilnimin për një darkë familjare, Filipi nuk ra dakort për këtë gjë duke më thënë se nuk mund të vinte sepse ishte sëmurë.

Nga biseda në telefon me të nuk më pëlqeu shumë zëri, por unë u mërzita që ai nuk më shoqëroi dhe ia mbylla celularin.

Pas darkës me familjen time, rrugës për në shtëpi mendova të shkoja më parë të shihja Filipin me mendimin se mund të ishte vërtet sëmurë. Shkova, derën e gjeta të mbyllur ndërsa  makina e tij nuk ishte në vendin e parkimit. Për faktin se unë bëja pagesat e celularit të tij kisha akses në dëgjimin e postës së tij zanore.  U mërzita jashtëzakonisht shumë kur dëgjova bisedat që kishte zhvilluar me dy gra të tjera, ku siç dukej kishte plane me to.

Prita një orë e gjysmë të mirë ose më shumë dhe më në fund pashë që po vinte. Kur pa makinën time ai menjëherë u largua, sepse ai e dinte që diçka ishte në rregull, kështu që unë e ndoqa atë lart e poshtë rrugëve të lagjes derisa ai më në fund u fut në autostradë. Ai po ecte me 90 milje në orë dhe unë isha menjëherë pas tij. Mendova: “Unë mund t’ju ndjek gjithë natën, kam marrë një rezervuar të plotë gazi”.

Përfundimisht ai u tërhoq. Unë bërtita dhe e akuzova se mashtronte. Ai tha: “Ju nuk duhet të keni hakuar mesazhet e mia zanore!” dhe ajo shkoi mbrapa dhe me radhë.

Të hënën që erdhi bëra një ekzaminim dhe kur mora rezultatet, kuptova se kisha disa anomali në qelizat e qafës së mitrës.

Ata thanë se ishte virus i papillomës njerëzore (HPV). Nuk e kisha pasur kurrë më parë, kështu që e dija që ai ma kishte ngjitur mua. Kjo më tronditi dhe më frikësoi, më duhej të bëja operacione për të hequr qelizat anormale dhe nuk dija nëse do të përparonte në kancer apo jo.

Unë pyesja veten nëse duhet t’i paralajmëroja dy gratë e tjera, apo jo. U ktheva pas në nëntë muajt që Philippe kishte biseduar me celularin që paguaja unë, duke u përpjekur të gjeja se çfarë kishte komunikuar me to. Unë do të telefonoja të gjithë numrat dhe sa herë që një grua do të përgjigjej, unë do ta pyesja: “A takohesh me Philippe Padieu?” dhe nëse do të thoshin “Po”, unë do të thoja: “Epo, duhet të flas pak me ty”.

Kam gjetur nëntë gra të tjera që gjithashtu kishin shkuar me të për  katër vite bashkëjetesë me mua.

Pas tre muajsh më telefonuan nga  departamenti i shëndetësisë duke më thënë se unë kisha nevojë për një kontroll. E ndërkohë isha shumë e shqetësuar për këtë fakt.

Më pas nga biseda me gratë që kishte takuar i dashuri im, kuptova se të gjitha problemet shëndetësore që kisha kaluar kohët e fundit mund të ishin për shkak të tij.

Një ditë më vonë takova gjinekologun tim, ku më tha se unë isha mbartëse e virusit HIV. Përplasa telefonin dhe u rrëzova përtokë.  Në atë moment kujtoja vdekjen. U bëra e dobët e nuka përmabaja  dot veten, pasi edhe imuniteti im ishte dobësuar nga virusi. Nisa të kem vështirësi me të  ardhurat  pasi shpenzimet për kurimin e sëmundjes ishin të  lartam, dhe  përfundova deri në atë pikë sa doja të vrisja veten.

Së bashku me gruan që takova para se të merrja vesh se isha një mbartëse e virusitHIV, shkuam tek  shtëpia e Filipit për t’i thënë se çfarë na kishte shkaktuar dhe t’i bënim me dije se ai ishte i sëmurë. Por mbetëm të çuditura nga përggjigjia e tij: “Hej nuk është ndonjë gjë me rëndësi, të gjithë vdesin një ditë. Pse nuk shkoni të jetoni jetën tuaj dhe të më lini të qetë?”

Nga shumë kërkime që bëmë në celularin e Filipit gjetëm 13 gra të cilat ishin diagnostikuar me HIV. Sigurisht që pas këtij zbulimi mbetej vetëm ta padisnim. Por nga ianti Filipi tha në polici se sëmundjen ia kisha ngjitur. Por me realizimin e disa analizave që ai bëri, rezultoi se ai e kishte marrë sëmundjen nga një grua në Miçigan, në 1997.

Por e çudtishmja ishte kjo që prej 13 gra që gjetëm, të cilat ishin diagnostikuar me HIV, vetëm 5 nga to  pranuan të dëshmonin para gjykatës. Të gjitha ne formuam një grup dhe kërkuam mbështetjen e avokatit të popullit për të vazhduar mjekimet që na nevojiteshim për jetuar.

Filip Padieu u dënua me plot 45 vjet burg, për mashtrimin e pesë grave të ndryshme, duke përmendur këtu që 8 të tjerat nuk pranuan ta akuzonin.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota diane reeve filip padieu hiv diane reeve filip padieu hiv

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj