LIVE UPDATES
Bota

Kontrollet kufitare të vendeve të BE venë në diskutim ekzistencën e Shengenit

12 Nëntor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Kontrollet kufitare të vendeve të BE venë në diskutim

EUROPË- Brenda zonës së Shengenit personat dhe mallrat qarkullojnë të lirë. Marrëveshja, e arritur midis 26 vendeve anëtare të Zonës së Shengenit, pjesa më e madhe e të cilave janë vende të Bashkimit Europian duhet të favorizojë ekonominë dhe qytetarët. Në pjesët e tjera të botës kufijtë e hapur nuk janë gjë e zakonshme.

Rregulla të qarta përcaktojnë se kur dhe si një vend i Shengenit mund të vendosë përkohësisht kontrolle në kufijtë e tij. Deri para disa vitesh vendosja sërish e kufijve ka ndodhur për data të caktuara, si për shembull ngjarje sportive ose konferenca politike. Portugalia vendosi për shembull kontrolle kufitare gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s të mbajtur në Lizbonë, ose Danimarka gjatë mbajtjes së konferencës për klimën në Kopenhagë. Kurse Islanda, kur MC Hells Angels vizitoi klubin islandez të motorëve në Rekjavik. Këto kontrolle zgjasin pak ditë dhe planifikohen kohë më parë.

Gjashtë vende kanë vendosur kontrolle afatgjata

Por, “që nga shtatori 2015 disa vende përdorin çdo mundësi juridike të rregulloreve të Shengenit, për të zgjeruar kontrollin kufitar,” thotë eksperti për migracionin Yves Pascouau, këshilltar në Think Tanks me seli në Bruksel, European Policy Centre (EPC). “Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.”

Një grafiku tregon, që nga viti 2008- çdo ngjarje gjatë të cilës vendet e Shengenit kanë vendosur kontroll në kufi. Linja vertikale shënon shtatorin 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhi në Europën perëndimore.

Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Hungaria futën në vjeshtë të 2015 kontrollet për shkak “të rrymave të personave që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare.” Kjo është hera e parë që migracioni përmendet si arsye për kontrolle në kufi.

Menjëherë pas kësaj gjashtë vende anëtare të Shengenit, futën kontrolle për periudha afatgjata. Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia përmendën si arsye migracionin. Franca futi kontrolle kufitare pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, për shkak të kërcënimeve terroriste. Sot, katër vjet më vonë ka ende kontrolle kufitare në të gjashtë vendet. Dhe sa herë mbaron afati ato e zgjasin sërish atë. Më 13 nëntor 2019, fillon një zgjatje e re gjashtëmujorëshe e afatit.

“Nga 2015 deri 2017 ka pasur një bazë ligjore për këto kontrolle,” thotë Yves Pascouau, i cili ka studiuar ligjet europiane të migracionit, “por që nga ajo kohë ato nuk kanë më bazë.” Artikulli 29 i kodeksit të Shengenit është baza ligjore për kontrollet mbi dy-mujorëshe. Ai është përpiluar për rastet kur “për shkak të mangësive të mëdha në kontrollimin e kufijve të jashtëm… rrezikohet funksionimi i zonës pa kontrolle në kufijtë e brendshëm.”

Kontrolli mund të zgjasë maksimumi dy vjet

Ky rregull është paraparë për rastet kur një vend që ndodhet në skajet e zonës së Shengenit, nuk i mbron dot kufijtë e jashtëm dhe rrezikon kështu një vend tjetër anëtar. Ky rregull lejon rivendosje kontrolli deri në gjashtë muaj, me të drejtën për zgjatje “maksimumi tre herë me periudhë maksimumi gjashtë muaj”. Kjo është gjithsej dy vjet zgjatje maksimale. Por aktualisht, kontrollet kanë katër vjet që bëhen në kufijtë e këtyre gjashtë vendeve.

Në këto kontrolle nuk do të thotë që policia kontrollon pasaportat e gjithë qytetarëve që kalojnë kufirin. Gjermania për shembull kontrollon vetëm disa pikë-kalime për në Austri dhe nga Austria dhe ka intensifikuar përndjekjen e kriminelëve rreth zonës së kufirit. Qeveria suedeze ndaloi në vitin 2017 kontrollin sistematik të udhëtarëve në kufirin danezo suedez duke kaluar tek kontrollet e rastësishme dhe sistemet e automatizuara të vëzhgimit.

Nevojiten udhëzime nga Këshilli i Bashkimit Europian

Nëse një vend anëtar do të verë në zbatim artikullin 29 atëherë nevojitet një proces i caktuar: ky shtet i kërkon institucioneve të BE që t’u këshillojë vendeve të vendosin kontrollin kufitar. Kështilli i Bashkimit Europian, që përbëhet nga ministrat e vendeve të BE, e bën këtë gjë publike dhe vendet anëtare ndjekin këtë këshillë. Pikërisht kjo ndodhi më 2016. Më 12 maj 2016 Këshilli i dha këshilla Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Suedisë dhe Norvegjisë të zgjasë kontrollet për një periudhë gjashtëmujore.

Arsyeja për këtë kishte të bënte me hetimet e bëra në kufirin e jashtëm grek, rezultatet e të cilit flisnin për mangësi në sigurimin e kufirit. Greqisë iu dha një varg masash që duhet të merrte për të përmirësuar situatën. Në muajt në vijim, Këshilli e zgjati afatin për kontrollin e kufirit deri për nëntor 2017, afati maksimal sipas ligjit në fuqi.

Ekspertët thonë se situata është politike

Që nga ajo kohë pesë vende kanë kontrolluar kufirin duke marrë përgjegjësinë nacionale, për shkak “të gjendjes së sigurisë në Europë dhe kërcënimeve nga lëvizjet e mëdha sekondare”. Franca nuk ka marrë asnjëherë udhëzime nga Këshilli i BE për të vendosur kontrolle, megjithatë e ka bërë këtë për shkak të “kërcënimeve terroriste të vazhdueshme”.

“Situata tani është thjesht politike, nuk ka bazë juridike dhe faktike”, thotë Yves Pascouau. “Ose duhen bërë vlerësimet e duhura juridike të situatës aktuale ose rregullat duhen ndryshuar”. Komisioni Europian ose një vend tjetër anëtar i BE mund t’i kërkojë Gjykatës Europiane që të merret me çështjen. Deri tani kjo nuk ka ndodhur

Gjermania ishte vendi i parë që vuri kontrollin e kufirit më 13 shtator 2015. Ministria e Brendshme, i tha Deutsche Welles se pas çdo zgjatjeje gjashtëmujore, afati mund të rivendoset nga e para. Por Parlamenti Europian nuk është dakord me këtë interpretim. “Ne mendojmë se kemi të bëjmë me një vendim politik dhe jo ligjor,” thotë deputetja Tanja Fajon, e cila ka përpiluar një raport parlamentar për kontrollet kufitare.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni be kontrolloet kufitare mini-shengeni ballkanik be kontrolloet kufitare mini-shengeni ballkanik


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri