Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I dënuar me 12 vite burg për drogë në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, jetonte në zonën e “Don Boskos” (EMRI
18 Maj 2020, 11:04Nga DOSJA
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin Bledar Krakulli, pasi është dënuar me 12 vite e 10 muaj burg për drogë. Policia bën me dije se 43-vjeçarit, i cili është kapur në zonën e ‘Don Boskos” në Tiranë i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vite burg. Sipas policisë, 42-vjeçari në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano.
Njoftimi:
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen “Don Bosko”, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Bledar Krakulli, 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali e ka dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet burgim. Ky shtetas, në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Më në fund Alfred Lela e gjen biçilektën që i humbi, e cila sipas tij kushton 1200 euro. Ka qenë vetë gazetari, i cili dha lajmin në rrjetet soci...
TIRANË -Organizata për mbrojtjen e kafshëve, “Katër putrat”, ka dhënë lajmë të mirë për ariun femër Dushi, i cili u shpëtua nga kopështi zoologjik më i keq...
Aktualitet18 Maj 2020, 10:28
VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën n...
Tiranë- Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg-Mihailovic ka vlerësuar Aleancën për Mbrotjen e Teatrit dhe qëndresën e tyre. Së fundmi a...
TIRANË- Ditën e djeshme u shemb godina e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Rekuizitat e këtyre teatorve, fotografite...
Tiranë- Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shuma. Së fundmi Eda Zari në bashkëpunim me Sebastian Studnitzky ka realizuar një video me pamje ndër vi...
Berat- Mëngjesin e sotëm edhe maturantët e Beratit i janë rikthyer procesit mësimor në shkolla. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme nxënësit janë të pa...
TIRANË- Zbulohet një rast i rrallë i përpjekjeve për të kultivuar kanabis në Shqipëri. Pas dy operacioneve të zhvilluara ditën e shtunë në Durrës dhe Kurbi...