Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
21 Prill 2022, 13:46Nga DOSJA
TIRANË– Emanuel Loku (alias Ferdinand Luka), 53 vjeç, i lindur në Krujë është vënë në pranga pasi rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Loku është dënuar me vjet burgim në Itali, për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”. Ai është kapur teksa qarkullonte nga Kurbini në drejtim të Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Ancona”.
Njoftimi i FAST Albania
Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Ancona”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga FAST Albania në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Kurbin. Vihet në pranga 53-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim në Itali, për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për 1 shtetas shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili po qarkullonte nga Kurbini në drejtim të Tiranës, menjëherë është organizuar operacioni policor i koduar “Ancona”.
Si rezultat i mirëkoordinimit të FAST Albania, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Emanuel Loku (alias Ferdinand Luka), 53 vjeç, i lindur në Krujë. Gjykata e Ancona-s, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 24-vjeçare shqiptare e cila ishte nisur nga Italia për në Kosovë për të fest...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në studion e ABC Live pamje ekskluzive se si u tentua t’i bëhej atentat me dron Aleks Dedës në Lezhë. Ky i fundit...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në studion e ABC Live pamje ekskluzive se si u tentua t’i bëhej atentat me dron Aleks Dedës në Lezhë. Ky i fundit...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 53-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, krye...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi lëviznin të armatosur dhe mbanin lëndë narkotike me vete.Sipas njoftimit të policisë arre...