LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I nxorrën trupin pala-pala, pas sherrit për aksesorin luksoz Françeska Jaçes i shtohen armiqtë! Kejvina dhe Oriola ‘kompl

6 Tetor 2019, 07:00 Nga DOSJA
I nxorrën trupin pala-pala, pas sherrit për aksesorin luksoz

I njohin të gjithë, jo vetëm si vajzat më seksi të trojeve shqiptare, por edhe si personazhe që lenë gjurmë në median rozë, dhe rrëmbejnë vëmendjen sa herë t’ju jepet rasti, me fotot dhe veprimet povokuese në rrjetet sociale. Tre ‘modelet’, të cilësuara me hire bombastike mund t’i quajmë me plot gojën si mike dhe rivale.

Françeska Jaçe, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë tre bukuroshet, që përveç formave të tyre tepër sensuale, kanë ardhur shpesh në sfond të lajmeve rozë për miqësitë e lëkundura, sherret dhe rivalitetet.

Por, le t’ja nisim nga fillimi. Si u bënë personazhe te showbiz-it shqiptar, tre vajzat që sot ‘çmendin’ rrjetin.

1.Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesmarrjes në spektaklin “Big Brother Albania 5”, ku pikasi jo vetëm për bukurinë e saj dhe karakterin e fortë, por edhe lidhjen me Ermal Merdanin. Gjithçka nisi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe Françeska u bë një ndër të preferuarat, por karriera e saj nuk kishte nisur këtu. Në moshën 15-vjeçare, Françeska mori pjesë në një garë modelingu “Albania Next Top Model”. Duket se hyrja në botën rozë, tashmë ishte e pashmangshme. Pas pjesmarrjes në Big Brother, Françeska u përfshi në fushën e modelingut dhe tashmë e shikojmë të marrë pjesë në disa projekte. Por, përveç të bërit modelen, ish-banoren e Big Brother e shikojmë të angazhuar edhe në biznes. Prej kohësh ajo zotëron një agjensi udhëtimesh. Modelja nuk rreshtet së ekspozuari luksin e tepërt që e rrethon, dhe udhëtimet e shumta që realizon.

2.U bë e njohur falë spektaklit të humorit më të ndjekur në Shqipëri “Xing me Ermalin”! Kejvina Kthella e njohur nga të gjithë, tashmë si ish-velina e Xing, spikati për origjinalitetin dhe lirshmërinë. Batutat spontane që e shoqëronin në emisionin e humorit, sa herë iu drejtonte VIP-ave pyetjet me thumb, e bënë të preferuarën e publikut. Por, pas një viti pjesë e këtij projekti, erdhi lajmi i papritur i largimit nga “Xing me Ermalin”. Arsyeja që u përfol ishte pjesmarrja në një spektakël të njohur Italian, por me sa duket planet nuk dolën ashtu siç u paramenduan, dhe Kejvina shoqe e ngushtë me Françeska Jaçen iu fut modelingut. Tashmë është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me”, ku përkrah ish-deputetit kaubojs performon në skenat e Klan TV.

3.Oriola Marashi e filloi me hapa të vegjël, për të arritur majat e suksesit. Pikësëpari, ajo bashkëpunoi në projekte të ndryshme modelingu dhe ra në sy për super-format e saj perfekte. Por, pas bashkëpunimit me fotografë të njohur si Endrit Mertiri dhe Juxhin Kurti, vjen dhe oferta më e madhe në karrierën e saj, pjesmarrja në sfilatat e famshme për markën ndërkombëtare Guess. Tashmë një modele ndërkombëtare, Oriola Marashi po i ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit. E njohur edhe për miqësinë me reperët e famshëm shqiptarë, midis tyre edhe Noizyn, Oriola shpesh është bërë kryefjalë e medies rozë, për shkak të marrëdhënieve të komplikuara me ta. Së fundmi një miqësi e madhe ka lindur me Kejvina Kthellën, ndërsa me Françeska Jaçen janë parë gjithnjë si rivale dhe në garë me njëra-tjetrën.

Sherri për çantën Channel midis Kejvinës dhe Françeskës dhe përfshirja e Oriola Marashit në këtë mes.

Pak javë më parë, mjaft i përfolur ishte sherri mes ish-banores së Big Brother dhe ish-velinës për një aksesor luksoz. Prej kohësh në rrjete sociale kishte munguar një postim I përbashkët të dy mikeshave, që dikur nuk rreshtnin së punlikuari foto të projekteve bashkë, apo edhe udhëtimeve e festive të pandara nga njëra-tjetra. Nga videot ku dy modelet përballeshin me “Range Rover-at” përkatës, dhe përshëndeteshin sot mes tyre ka një heshtje ‘thumbuese’.

Kjo gjë i ka ngacmuar ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë pyetur ish-banorin e Big Brother, Ben Kasemi, dhe ky i fundit është shprehur se Kejvina dhe Françeska nuk flasin me njëra-tjetrën, dhe shkak është bërë një aksesor luksoz që Kejvina i ka marr borxh Françeskës e më pas e ka humbur.

Në një status në Instastory, Beni shkruan se arsyeja e sherrit mes dy vajzave, të cilat ai i quan ‘modele’, është një çantë e markës “Channel”. Ish-banori i BB shkruan më tej se ka qenë Françeska ajo që e ka akuzuar ish-velinën e “Xing me Ermalin” se i ka vjedhur çantën.

Kjo e fundit ja ka blerë të re në dyqan dhe ja kthyer çantën firmato për të cilën akuzohej dhe që nga ajo ditë nuk flasin më.

Statusi i plotë i Ben Kasemit

“Boll me Françeskën se ia kemi rrit pazarin. Tani Kejvina i ka marrë borxh një çantë “Channel” kësaj dhe na i paska humbur kësaj ‘modeles’. Kjo e akuzon se Kejvina ia kishte vjedhur, dhe Kejvina si zonjë e rëndë ia bleu në dyqan dhe ia dha të re! Që atë ditë u prishën. Ps: Hajde sqarim hajde!”

Pak kohë më vonë erdhi dhe reagimi i Kejvina Kthellës. Në një intervistë me Rudina Dembacajn në “Mos i fol shoferit”, Kejvina Kthella pranoi publikisht se miqësia me Françeska Jaçen kishte marrë fund, dhe arsyeja ishte mospërputhje e karakterit, pa dhënë detaje të hollësishme.

E pyetur nga moderatorja, Kejvina tha se do të ishte më mirë që t’i qëndronin larg njëra-tjetrës.

“Ty s’të ka ndodhur më që të kishit drejtime të ndryshme me një shoqe. Nuk jemi zënë por thjesht kemi vendosur që të mos rrimë më bashkë,”-tha Kejvina.

Pas kësaj, të dy bukuroshet kanë fshirë çdo foto bashkë në rrjete sociale, dhe nuk ndiqen më në Instagram. Por, armiqësia me Kejvina Kthellën duket se i ka krijuar edhe armiq të tjerë Françeska Jaçes. Oriola Marashi ka menduar të hakmerret me ish-banoren e BB duke e demaskuar në një faqe mjaft të njohur për demaskimet e personazheve të njohur shqiptarë. Vipat e Bllokut kanë ndarë një foto, që Françeska Jaç do të donte ta zhdukte nga qarkullimi.

Me trupin pala pala, dhe disa kilogramë më shumë seç duket, Françeska Jaçe duket si mos më keq në foton që Oriola Marashi ka dërguar në faqen e njohur, duke u bërë publike në rrjetet sociale. Veshur me intime të kuqe, një foto të cilën Oriola nuk dihet se ku e ka siguruar, është bërë virale në median rozë. Mos vallë e ka shkrepur Kejvina Kthella, në kohët kur ishin mikesha të ngushta dhe ndanin kohën bashkë?! Këtë nuk e vërtetojmë dot.

“Vipat e Bllokut” kanë vendosur që t’ja “prishin reputacionin” Françeskës, pasi në faqen e tyre në Instagram është postuar një bisedë, gjithashtu të modeles Oriola Marashi, e cila duket se po “sulmon” Françeska Jaçen.

Pas shkatërrimit të miqësisë me Françeskën, Kejvina Kthella ka forcuar dukshëm miqësinë me Oriola Marashin. Dy vajzat e shprehin hapur ‘dashurinë’ dhe vlerësimin për njëra-tjetrën sa herë që t’ju jepet rasti. Nuk mungojnë as postimet mbështetëse për arritjet e tyre, duke bërë qartë se janë mikesha për kokë. Megjithatë, se si do të shkojë miqësia e tyre deri në fund, këtë mbetet për ta parë!

Përveç Oriolës dhe Kejvinës, Françeska Jaçes i janë shtuar armiqtë. Së fundmi, me një kërkim në rrjete sociale, mund të dallojmë se fotografi që ndante çdo projekt me ish-banoren e Big Brother, Juxhin Kurti, jo vetëm që nuk e ndjek në Instagram, por ka fshirë pothuajse të gjitha fotot me të. Ndërsa nuk mungojnë fotot e dy modeleve, Oriola dhe Kejvina, të cilat duket se e kanë forcuar miqësinë edhe më shumë, me fotografin e VIP-ave.

Me sa duket ish-banores së Big Brother, nuk i ndahen sherret, jo vetëm me njerëz të zakonshëm por edhe me personazhë të njohur, që i kanë vënë vetes qëllim, t’i qëndrojnë larg, por edhe ta demaskojnë sa herë t’u jepet rasti.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz big brother albania françeska jaçe ish velina ish-banorja e bb kejvina kthella modelja oriola marashi sherri mes modeleve xing me ermalin big brother albania françeska jaçe ish velina ish-banorja e bb kejvina kthella modelja oriola marashi sherri mes modeleve xing me ermalin


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Tetor 2019, 05:08

DashiGjatë kësaj dite do të viheni në provë të fortë, duke qenë gjithë kohës nën tension. Nuk përjashtohen konfliktet në familje, edhe në raportet jetëgjata. Kr...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj