Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Taulant Tafa me arsyetim se ka kryer shkelje disiplinore duke kërkuar shkurtimin e gjykimit ndaj Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. Në KLGJ, sot po zhvillohet seanca dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD për gjyqtarin e Elbasanit. ILD argumenton se janë konstatuar veprime/mosveprime të shprehura në dhënien e vendimit për uljen e dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin Arben Grori. E pikërisht ky vendim sipas ILD-së tregon se magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara.
NOTE INFORMATIVE
Tiranë, më 15.02.2022
Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “ shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit T.T. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetimin disiplinor me iniciativë të ankuesit, ndaj magjistratit T.T., me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje disiplinore të kryera, në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi për të dënuarin A.G., i dënuar me burgim të përjetshëm.
Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit T.T., rezulton se:
• Janë konstatuar veprime/mosveprime të shprehura në dhënien e vendimit për uljen e dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin A.G, në kundërshtim me nenin 63 të ligjit nr. 8328 datë 16.04.1998 “Për trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, duke i sjellë përfitim të padrejtë në uljen e dënimit dhe rritur fiktivisht kohën e vuajtjes së dënimit; moszbatim të kërkesave të nenit 383 të K.Pr.Penale, sa i takon parashtrimit të shtrembëruar të fakteve dhe rrethanave në mënyrë të dukshme në aktet e nxjerra, si dhe mungesë arsyetimi të vendimit, veprime këto të parashikuara si shkelje disiplinore në nenin 102, pika 1, shkronja “dh” si dhe nenin 102 pika 2, shkronjat “b” dhe “c” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
• Në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale të nenit 63 të ligjit nr. 8328/1998, i ndryshuar.
• ILD ka analizuar vendimmarrjen 4 vjecare të magjistratit (2017-2021), me objekt ulje dënimi, dhe konstaton, se ndryshe ka vepruar gjyqtari në dhënien e 155 vendimeve të tjera, ku 7 kërkesa janë nga të dënuar me “Burgim të përjetshëm”, e ku janë respektuar kriteret formale ligjore.
• Veprimet/mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga ana e gjyqtarit kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përfitimin e padrejtë nga i dënuari A.G të uljes së dënimit në masën 720 ditë, si dhe cënimin e prestigjit të magjistratit në veçanti dhe cënimin e besimit të publikut te drejtësia.
• Veprimet/mosveprimet e magjistratit T.T., përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.
Për sa më sipër, kërkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistratin T.T., me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “dh” dhe neni 102 pika 2 germat “b” , “c” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Arben Grori është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.
Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e Apelit, gjithashtu edhe në Milano. Po ashtu, Grori u shpall i fajshëm për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar, pasi e bënte për vrasjen e të vëllait, Artur Grori.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Dosja.al ka kontaktuar kreun e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, lidhur me nisjen e procesit të negociatave për emrin e ri t...
TIRANË– Personi në foto është Viard Kotorri, 29-vjeçari i cili u la ditën e sotme në arrest me burg për falsifikim parash. Tatuazhi që i riu k...
TIRANË– Deputetët socialistë kanë propozuar gjithsej 67 emra për president. Secili prej deputetëve votuan për 3 kandidatë të ndryshëm. Duket se shumë...
TIRANË– Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë që të merret dhe të diskutojë për çështj...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Në mesin e të arrestuarve ka persona që janë ndaluar për dh...
TIRANË– Një 36-vjeçar është raportuar si i zhdukur në Tiranë. Policia informon se personi me inicialet I.M është larguar nga banesa dhe nuk ës...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në rajonin e Mitrovicës dhe në Fushë Kosovë, ku ka arrestuar 5 persona të dysh...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit 2021 ka përdorur përgjimet për 1500 persona, 179 prej të cilëv...
TIRANË– Në datën 20 prill 2022, Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) mbajti në ambientet e Hotel Tirana International, takimin promovue...
KORÇË-Ky është momenti kur policia e Korçës arreston personat e ndaluar në kuadër të operacionit anti-drogë. Policia ka dhënë 24 urdhër-arres...