Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Presidenti/ Mediu për Dosja.al: Do e takoj Ballën! Duhet përfaqësi nga e gjithë opozita
20 Prill 2022, 12:40Nga DOSJA
TIRANË- Dosja.al ka kontaktuar kreun e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, lidhur me nisjen e procesit të negociatave për emrin e ri të presidentit të vendit. I pyetur nëse do të shkonte sot në takim me Taulant Ballën, ai tha për Dosja.al se do të marrë pjesë, por do të komunikojë kërkesën e tij të vetme.
“Unë do të kërkoj atë që bëra publike, që të mos fillojë asnjë proces pa një përfaqësi të dakordësuar nga e gjithë opozita,”-u shpreh Mediu. Ndërkohë që përveç Mediut dhe Ballës, të ftuarit e tjerë nuk do të jenë prezentë.
Enkelejd Alibeaj ende nuk është dakordësuar me grupin parlamentar, ndërsa Mesila Doda nuk ndodhet në Shqipëri. Po sot, pritet që Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali të takohen edhe me përfaqësues të Shoqërisë Civile për të marrë edhe propozimet e tyre, ndërkohë që vetë socialistët dje kishin depozituar në total 67 emra për kreun e ri të shtetit që do të zëvendësojë presidentin Ilir Meta.
TIRANË– Deputetët socialistë kanë propozuar gjithsej 67 emra për president. Secili prej deputetëve votuan për 3 kandidatë të ndryshëm. Duket se shumë...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Në mesin e të arrestuarve ka persona që janë ndaluar për dh...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në rajonin e Mitrovicës dhe në Fushë Kosovë, ku ka arrestuar 5 persona të dysh...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit 2021 ka përdorur përgjimet për 1500 persona, 179 prej të cilëv...
308 mijë shqiptarë që e vlerësuan si pozitiv legalizimin e kanabisit u tha se ishin vendimtarë për ta bindur qeverinë se duhet të rishikojë edhe njëherë ç...