Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BURREL– Një 31-vjeçar nga Burreli është marrë peng nga pesë persona nga i njëjti qytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 31-vjeçari me inicialet A.H., është rrëmbyer, duke i vënë armën në kokë dhe duke e futur në një makinë në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel.
Më pas të riun e kanë dërguar në shtëpinë e njërit prej personave që tashmë është shpallur në kërkim, me inicialet I.K..
Disa minuta pas rrëmbimit, policia ka ndërhyrë dhe liruar pengun, duke vënë në pranga edhe një nga autorët. Tre të tjerët janë shpallur në kërki.m
Dyshohet se shkak për këtë pengmarrje është bërë një sherr i vjetër mes pengmarrësve dhe 31-vjeçarit. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.
Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:
S. L., 32 vjeç, banues në Burrel.
U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.
Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për akuzat e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se...
Tiranë-Pas gjestit të ambasadorit Bernd Borchardt me protestuesit e Astrit, zyra qendrore e OSBE-së ka nisur hetimet për këtë të fundit.Zyra qendrore e OSBE-së ...
PEQIN– I dënuari me 20 vite burg, Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i Peqinit. Dosja.al mëson se arratisja në tentativë është pikasur në kohë nga roj...
TIRANË– Gazetari i “Le Iene” ka masakruar ambasadorin shqiptar, Gent Gazheli për mungesën e korrektesës së treguar në lidhje me çështjen e Alv...
ELBASAN– Ish-kryetari i komunës në Gramsh është proçeduar penalisht bashkë me dyrtarë të tjerë pasi akuzohen të kenë falsifikuar dokumentet e një t...
Gjermani- Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të qever...
ITALI– Historia e një familje të ndarë shqiptare ka mbërthyer përpara ekranit mijëra njerëz. Afrim Berisha, një babai i dëshpëruar për gjetjen e djalit të tij A...
Lezhë- Gjykata e Lezhës, ka liruar nga burgu Endrit Vejsiun, vëllain e Alekta Vejsiut, në një vendim të datës 15 tetor. 29-vjeçari u kap me 4 mina me tel...
Tiranë- Një ditë më parë në Shkozë, në sajë të projektit të Unazës së Re u shembën edhe edhe sy shtëpi të tjera. Edhe pas rezistencës së banorëve, policia ndërh...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se shoferi i makinës të cilën e hodhën në erë mëngjesin e sotëm me anë të një sasie tritoli është Artion Bylyku.Mësohet se makin...