LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Bab, më ço te gjyshi’/ Të ndarë për së gjalli, ‘Le Iene’ gjen djalin shqiptar në kampin e ISIS, Alvin i sakatosu

18 Tetor 2019, 07:50 Nga DOSJA
‘Bab, më ço te gjyshi’/ Të ndarë për

ITALI– Historia e një familje të ndarë shqiptare ka mbërthyer përpara ekranit mijëra njerëz. Afrim Berisha, një babai i dëshpëruar për gjetjen e djalit të tij Alvin është drejtuar në dyert e emisionit “Le Iene” në Itali, teksa ka rrëfyer se prej vitesh nuk e ka ndjerë më erën e të birit.

Mes lotësh, me foton e të voglit në duar, që është rritur në Itali, Berisha tregon se si një ditë gruaja e tij kishte bërë gati valixhet, kishte marrë Alvin përdore dhe ishte nisur drejt aeroportit për të mbërritur në Siri, ku do të bashkohej me grupin ISIS.

“Ishim shumë mirë. Kishim dy vajzat dhe Alvin, por një ditë diçka ndodhi me të. Para pesë vitesh, mori djalin dhe iku”- tregon shqiptari.

“Më bëhet mishi kokrra, dua vetëm t’i ndjej erën dhe ta përqafoj. Alvi im i vogël kampioni babit,”– shprehet Berisha me lot në sy.

Pas muajsh investigime, babai shqiptar merr një letër nga i vogli i tij, i cili shkruan se e ka marrë shumë malli për të atin dhe se dëshiron të kthehet në shtëpi.

Çkemi baba si je? Jam unë djalit jot…më mungon baba. Më merr me vete në shtëpi të lutem, më mungon shumë. Për babain Berisha,”– shkruhet në letrën që për babain shqiptar ishte si një goditje në zemër.

Teksa asnjë sinjal nuk po vinte më nga kryqi i kuq, stafi i emisionit dhe shqiptari nisen për në Siri. Rrugës ndalojnë për të blerë rroba të reja për Alvin, teksa Berisha tregon se vetëm të birin ka pasur prej kohësh në kokë.

“Zgjohem në mëngjes dhe e përshëndes ën foto. Bëj për të ngrënë dhe kam vetëm atë në mendje. Gruan time se kam kërkuar ansjëherë. Ajo filloi të lexonte kuranin, të shoqërohej me njerëz që s’i njihja dhe vishte perçe.

U mbulua dhe nuk arrita të kuptoja asgjë. Asnjëherë s’i ka munguar gjë, kam punuar gjithmonë,”- rrëfen ai teksa tregon më tej se nuk do t’i përmbajë dot lotët në momentin që do ta shohë të birin.

Dhe ashtu ndodh vërtet. Gazetari gjen Alvin mes mijëra personave në kampin sirian dhe e merr në krahë kampionin për ta dërguar në krahët e të atit. Berisha e përqafon të birin, me mall, si për të dashur të kompesojë 5 vitet gjatë të cilave nuk e ka parë të birin dhe s’i ka ndjerë erën.

Në video dëgjohet teksa Berisha dhe Alvi flasin shqip, pasi italishten, i vogli e kishte harruar.

Dua të shkoj tek gjyshi… Bab… m’ço te gjyshi,”– thotë ai.

Tek gjyshi? Po ne do ikim te Marinela,”- i thotë ai.

Por i vogli Alvin nuk ka shpëtuar pa u lënduar mes atyre armëve. Në një shpërthim ai ka marrë një plagë të madhe në këmbë që i ka lënë një gungë. “Nuk është gjë,”- thotë ai për t’i thënë forcë të atit.

Por më pas, kthehemi tek çështja e marrjes së djalit nga kampi sirian. Berisha nuk mund ta marrë të djalin me vete në Itali.

Autoritetet përgjigjen se meqënëse Alvin nuk ka dokumenta italiane vetëm një delegacion shqiptar mund ta nxjerrë të voglin nga kampi sirian dhe ta kthejë pranë të atit, në Itali. Në momentin që Berisha ka marrë lajmin e kobshëm, mbulon fytyrën me duar por e gënjen të birin. Ai shprehet se do të bëjë disa dokumenta dhe më pas do të rikthehet që ta marrë.

A do flesh këtu me mua?”- e pyet Alvin, teksa më pas Berisha e gënjen dhe i thotë që do shkojë të bëjë disa letra.

Ti, po. Unë jo, sepse s’më lënë të fle këtu. Do bëj disa letra,”- i thotë ai dhe s’i mban dot lotët.

Babai shqiptar kthehet duarbosh në Itali dhe me zemrën e thyer, ndërsa Alvin ashtu me hap të çalë u kthehet kampeve të Sirisë, pa derdhur asnjë pikë loti. Duket sikur asgjë nuk e lëndon dot më.

Gazetari i “Le Iene” tregon më pas se sa i zhgënjyer është me ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazhelin, i cili nuk ka denjuar që të hapë telefonin dhe të marrë mundimin të bëjë diçka për këtë fëmijë.

Madje në videon e publikuar shihet edhe telefonata e regjistruar me ambasadorin shqiptar. “Na kishit premtuar, por Alvin nuk po kthehet dot në shtëpi,”- thotë gazetari, por në anën tjetër të telefonit bie linja dhe nuk përgjigjet më askush.

(F.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha genti gazheli historia e alvin berishes ne siri afrim berisha alvin berisha genti gazheli historia e alvin berishes ne siri


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet