Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Tritol biznesmenit me letra gjermane, shpëton mrekullisht pasi “Benzi” mori flakë (Foto)
18 Tetor 2019, 06:10Nga DOSJA
TIRANË- A.B, biznesmen i njohur ka rënë sot pre e një atentati, nga i cili shpëtoi mrekullisht. Rreth orës 07:45 të ditës së sotme, biznesmeni shkoi të hapte derën e automjetit të tij tip “Benz”, që ishte parkuar pranë një pallati në rrugën “Ramazan Bigdani”, dhe makina shpërtheu në flakë.Shpërthimi erdhi si pasojë e një sasie tritoli që persona ende të paidentifikuar kishin vënë në pjesën e përparme të automjetit, por biznesmeni shpëtoi pa asnjë lëndim.
Dosja.alka mësuar se A.B, është një biznesmen që merrej me tregti makinash dhe pjesë këmbimi. Ai kishte edhe letra gjermane.
Shumicën e kohës, ai jetonte në Gjermani dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Pistat ku po hetohet për vendosjen e tritolit në makinën e tij janë konkurenca si pasojë e biznesit dhe një konflikt të vjetër pronësie që mësohet të ketë pasur 66-vjeçari.
Gjithashtu po hetohet edhe motivi i hakmarrjes, pasi A.B, rezulton të jetë kunati i Domart Konjarit, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit. Konjari dyshohet se është një nga porositësit e ekzekutimit të Kasmit që ndodhi mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë. Krimi u krye nga ish-speciali grek Efthimios.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Pogradec-Katër orë në rrugë me fëmijë nën 6 vjeç. Kjo është ajo që i ka ndodhur një grupi edukatorësh të një kopshti në Kavajë që janë nisur për një eksk...
Durres- Porti i Durrësit është në gjendje alarmi që prej datës 20 shtator pas mbërritjes së katër kontenierëve në të cilët kokaina ishte zëvendësuar me oriz në ...
BILBAO – Policia kombëtare spanjolle në bashkpunim me autoritetet e portit të Bilbaos, kanë arritur të zbulojnë një kamp të ngritur nga shqiptarët në pjesën e b...
Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë për Top Channel prapaskenat e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën; kontrollin policor, dozat e kok...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se më datë 18 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë në Tiranë.Sipas njoftimit të OSH...
TROPOJË- Zyrat e regjistrimit të pasurive në vend vazhdojnë të jenë problematike. Pas rastit të kadastrës së Vlorës ku 3 drejtorë dhanë dorëheqjen brenda n...
TIRANË– Dy makina luksoze janë grabitur brenda 24 orëve në Shqipëri. Me anë të mesazheve, pronarët e dy automjete të vjedhura të llojit “Benz CLS” dhe “Ran...
BERAT– Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Pashalli të Urës Vajgurore në Berat, ku një person ka humbur jetën.Drejtuesi i një traktori me iniciale G...