Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
I vuri flakën dy makinave në parkingun e një pallati në Fier, policia arreston 32-vjeçarin
31 Korrik 2020, 07:44Nga DOSJA
FIER- Zbardhet ngjarja e ndodhur dje në Fier, ku në parkingun e një pallati u dogjën disa makina. Policia bën me dije se ka arrestuar 32-vjeçarin me iniciale D.M, i cili u ka vënë zjarri qëllimisht 2 mjeteve, që janë pronësi të 28-vjeçarit F.F.
Njoftimi i Policisë:
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, në koordinim edhe me Prokurorinë e Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me inicialet D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.
32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.
Mëngjesin e djeshëm në parkingun e një pallati në lagjen “15 tetori” në Fier u përfshinë nga flakët disa makina. Qytetarët u përfshinë nga paniku. Në vëndngjarje shkuan punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH të cilët evakuuan 30 familje dhe shuan flakët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shkodër- Gjenden 2 persona të mbytur në ujërat e lumit Buna në fshatin Darragjat të Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktimat janë 39-vjeça...
TIRANË– Deputeti Enver Roshi është nisur gjatë natës për mjekim të specializuar në Turqi pas komplikacioneve në mushkëri që i ka shkaktuar pandemia e koron...
SHQIPËRI- Besimtarët myslimanë në rrethe nuk kanë respektuar protokollin e sigurisë gjatë faljes së namazit. Besimtarët e Beratit dhe të Elbasanit nuk kanë...
FUSHË-KRUJË/ Besimtarët myslimanë të qytetit të Fushë-Krujës kanë kremtuar festën e Kruban Bajramit jashtë ambienteve të xhamisë. Me qindra besimtarë ...
SHQIPËRI- Ditën e sotme i nxehti afrikan “pushton” pothuajse gjithë vendin. Sipas Meteoalb temperaturat në vendet e ulta dhe ato bregdetare do të shkojnë d...
SHQIPËRI- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë iu drejtuan xhamive, ku falën namazin. Falja e Kurban Bajra...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë qëndrimin e PD-së për miratimin e nd...